Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Industria e prodhimit të birrës pret një rritje me 5% gjatë këtij viti

Foto: BGNES
Për herë të parë praj disa vitesh industria e prodhimit të birrës pret një rritje me 5% gjatë vitit 2011. Lajmi i mirë po vjen me kohë. Sivjet mbushen 130 vjet nga fillimi i prodhimit të birrës në Bullgari. Kjo u bë e qartë në takimin e Organizatës së prodhuesve të birrës, në të cilin u përvijuan tendencat në degë dhe u raportuan rezultatet gjatë vitit 2010. Sipas të dhënave të organizatës për frymë të popullsisë në Bullgari ka 64 litra birrë. A është kjo shumë apo pak? Një krahasim po bën Ivana Radomirova, kryesekretar i Organizatës së prodhuesve të birrës:

“Gjatë vitit 2009 konsumi i birrës për frymë të popullsisë në Evropë, jo vetëm në BE, ka qenë mesatarisht 67 litra. Me kontributin më të madh në përdorimin e birrës tradicionalisht janë Çekia, Gjermania dhe Austria. Në Bullgari vlerat janë mesatare për Evropën. Bullgarët kanë mundësi të zgjedhin mes 80 markave të birrës, të cilat prodhohen në vendin tonë.”

Kriza ekonomike e preku dhe tregun e birrës. Të dhënat e Organizatës së prodhuesve të birrës janë treguese: “Pas disa vitesh të rritjes, kriza e preku shumë tregun e birrës dhe ai shënoi një ulje me 11% gjatë vitit 2009. Gjatë vitit 2010 ulja vazhdoi – komentoi presidenti i Organizatës së prodhuesve të birrës, Ruud van den Ejnden. – Gjatë vitit të kaluar ne prodhuam 4 mln e 815 mijë hektolitra birrë, që është shumë më pak se sa gjatë viteve 2007 e 2008. Sipas studimit të agjencisë së marketingut “Nilsen” konsumatorët bullgarë gjatë vitit 2010 kanë blerë 4,5% më pak birrë. Konsumi në restorante gjatë vitit 2010 është pakësuar me 13%. Kjo do të thotë nga njëra anë se njerëzit kalojnë më pak kohë në restorante, nga ana tjetër – se harxhojnë më pak para. Shpenzimet për birrë janë pakësuar me 3,6%. Vërehen dhe tendenca për blerjen e birrës më të lirë.”

Kjo pohohet dhe nga të dhënat se shitja e birrës në shishe plastmase është rritur me 10%, për llogari të shisheve prej qelqi. Drejtpërsëdrejti të angazhuar në industrinë e prodhimit të birrës në Bullgari janë 2800 veta, bashkë me furnizuesit numri i tyre arrin 9600 veta. Rroga mesatare në degë është 1000 leva (500 euro). Mbi 45 milionë leva janë investimet në prodhim dhe inovacione.

Megjithë sinjalet pozitive për rritje të ekonomisë bullgare, një gjallërim në degë nuk pritet. Shkaku është se rritja e përgjithshme ekonomike i detyrohet eksportit, ndërsa industria e prodhimit të birrës varet nga konsumi i brendshëm. Megjithatë prodhuesit e birrës shpresojnë te një verë e nxehtë dhe e suksesshme, sepse 60% të shitjeve të birrës realizohen gjatë kësaj stine.

Përgatiti në shqip: Ekaterina Tarpomanova
По публикацията работи: Tanja Harizanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Llëçezar Bogdanov

Instituti për Ekonominë e Tregut bën thirrje për një deficit buxhetor nën 3%

Ne po shkojmë drejt opsionit që të mos kemi një buxhet të miratuar shpejt për vitin 2025, tha për BNR Llëçezar Bogdanov, kryeekonomist nga Instituti për Ekonominë e Tregut. Gjatë prezantimit të opsionit alternativ të institutit për buxhetin e shtetit,..

botuar më 24-11-04 11.51.PD

Modeli i subvencionimit të BE-së shtrembëron prodhimin bujqësor në vend

Në 15 vjet - nga 2005 deri në 2020, 75% e ekonomive bujqësore në vend janë zhdukur . Zvogëlimi është nga 500 000 në vitin 2005 në 132 000 deri në vitin 2020, njoftoi Prof. Dr. Bozhidar Ivanov - drejtor i Institutit të Ekonomisë Agrare, në kuadër..

botuar më 24-10-31 10.50.PD

Inflacioni çon në qarkullim dhe kërkesë më të lartë të kartëmonedhave të reja 100 dhe 50 leva

Vetëm për 9 muajt e parë të vitit 2024, Banka Kombëtare Bullgare nxori në qarkullim në vend rreth 11 milionë kartëmonedha të reja nga 100 leva. Nëse në fillim të vitit kishte më shumë se 131 milionë monedha në qarkullim, në fund të shtatorit ato ishin..

botuar më 24-10-30 10.56.PD