Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ushqimet, lëndët e para dhe benzina janë “balona e re e investimeve”

Analizatori ekonomik Georgi Angellov
Foto: BGNES
Nëse e kontrollon benzinën – i kontrollon shtetet, në se i kontrollon ushqimet – i kontrollon njerëzit” – këto janë fjalët e ish sekretarit shtetëror të ShBA-së Henri Kisinxhër. Për të mos krijuar një situatë të tillë Komisioni Evropian shpalli se është e mundshme që të rriten çmimet e lëndëve të para dhe të ushqimeve për shkak të kontratave spekulative në tregjet financiare.

Për çfarë bëhet fjalë dhe ku drejtohen flukset financiare?

“Nuk është e mundshme që një fluks prej aq shumë mjeteve të siguruara nga bankat botërore me interesa të ulëta të mos provokojë rritje të çmimeve – tha analizatori ekonomik Georgi Angellov, duke saktësuar se para krizës kjo rritje e çmimeve ishte në fushën e pronave të patundshme. – Tani askush nuk dëshiron të investojë në prona të patundshme. Prognozat janë për rritje të çmimeve të ushqimeve dhe për këtë arsye flukset e lira financiare drejtohen te tregu i ushqimeve. Po formohet një balonë e re e investimeve në fushën e tregtisë me lëndët e para, benzinën dhe produktet bujqësore. Pritet rritje e çmimeve të këtyre produkteve. Në fakt problemi nuk është ku drejtohen flukset financiare, por pse interesat e disa bankave janë aq të ulëta. Kështu parat bëhen shumë të lira. Nëse interesat janë aq të ulëta – bëhet fjalë për interesat e Bankës Qendrore Amerikane dhe, të Bankës japoneze dhe të asaj evropiane, parat duket të drejtohen kudo. Kështu është normale që të krijohet inflacion.”

A ekzistojnë shkaqe të tjera për rritjen e çmimeve?

“Nga njëra anë ofrimi i produkteve ushqimore është më i ulët për shkak të faktorëve negative klimatike gjatë vitit të kaluar – tha Georgi Angellov duke pasur parasysh thatësirën dhe përmbytjet në Rusi, Kanada, Australi. – Nga ana tjetër produktet ushqimore tashmë përdoren edhe për prodhimin e lëndëve djegëse sepse benzina është me çmim shumë të lartë dhe lëndët djegëse biologjike janë më të lira. Këta faktorë kanë rëndësi, por ata janë të përkohshëm. Por problemi me interesat e ulët mund të vazhdojë më gjatë.”

A do ta ndikojnë Bullgarinë këto procese?

“Bullgaria është e ndikuar në mënyrë negative sepse ne jemi një importues i madh i benzinës dhe çmimet e transportit dhe energjisë varen nga importi. Për këtë arsye çmimet e mallrave po rriten – shpjegoi analizatori ekonomik. – Nga ana tjetër rritje e çmimeve të të gjitha lëndëve të para i ndikon çmimet e ushqimeve. Me siguri ka edhe efekte pozitive sepse Bullgaria është gjithashtu eksportuese kryesisht e metaleve dhe prodhimeve të industrisë miniere. Kështu që ka edhe efekte pozitive, por ato janë vetëm për disa degë të ekonomisë. Nga ana tjetër inflacioni është i mirë për buxhetin shtetëror sepse ai shkakton të ardhura më të larta nga tatimi mbi vlerën e shtuar.”

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
По публикацията работи: Tanja Harizanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Niveli i papunësisë në Bullgari është ruajtur edhe në tetor

Numri i të papunëve që kanë filluar punë është rritur me 830, ose 5,9% krahasuar me një muaj më parë. Sipas të dhënave të Agjencisë së Punësimit, në tetor kanë filluar punë gjithsej 14852 persona të papunë. Sipas statistikave të Agjencisë, niveli i..

botuar më 24-11-18 12.11.MD

Inflacioni mujor rritet 1.1%

Përshpejtim të inflacionit në 1.1% në tetor krahasuar me një muaj më parë, regjistroi Instituti Kombëtar i Statistikave. Në bazë vjetore, indeksi është 1.8 për qind. Në tetor, çmimet e mallrave dhe shërbimeve për argëtim dhe kulturë janë rritur me 8,6%, për..

botuar më 24-11-16 11.40.PD

PBB-ja është rritur me 2.2% sipas bazës vjetore në tremujorin e tretë

Ekonomia bullgare u rrit me 2,2% në tremujorin e tretë të vitit krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023, sipas vlerësimit ekspres të Institutit Kombëtar të Statistikave. Konsumi final shënoi rritje prej 4.6%, importet e mallrave dhe shërbimeve u..

botuar më 24-11-15 12.25.MD