Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ekspozita “Arkeologjia bullgare 2010”

Artefakte nga periudha romake e Filipopolisit
Foto: Veneta Pavllova
Më 14 shkurt, kur shënohet Dita e arkeologëve bullgarë, në Sofje u hap ekspozita e katërt vjetore kombëtare. Megjithë krizën, gjatë vitit të kaluar ata studionin trashëgiminë e pasur të trevave bullgare. Me ndihmën e shtetit dhe të bashkive ishin studiuar rreth 250 objekte – që nga Paleoliti deri në Rilindje. 50 zbulime janë ekspozuar në Institutin Kombëtar të Arkeologjisë me muze pranë Akademisë Bullgare të Shkencave. Drejtori i tij doc. dr. Ljudmil Vagalinski shënoi se çdo vit Instituti bën një statistikë. Ajo tregon vendin, kohën e studimeve dhe financimin e tyre, jep informacion se nga cilat institucione janë pjesëmarrësit dhe se cilat janë studimet ndërdisiplinare etj. Dihet se shpeshherë specialistët e shkencave të tjera: metalurgë, kimistë, biologë, i ndihmojnë arkeologët.
Zbulime nga shpella Kozarnika

“Ka një tendencë të qëndrueshme sipas kësaj statistike: rritet pjesa e gërmimeve për mbrojtjen e objekteve arkeologjike në vendet, ku zbatohen projektet e mëdha infrastrukturore – thotë arkeologu. – Nga ana tjetër pjesa e studimeve të planifikuara gradualisht ulet. Një tendencë tjetër e qëndrueshme është se Bullgaria Jugore tërheq vëmendjen e arkeologëve më shumë sesa pjesa veriore e vendit. Arsyeja për këtë janë projektet më të mëdha infrastrukturore, të cilat zhvillohen në Bullgarinë Jugore. Bullgaria Veriore, po ashtu dhe bregu i Detit të Zi, mbeten prapa në këtë drejtim. Shihet se atje investimet janë më pak.”

Enët e zbuluara afër fshatit Sërnevo

Në ekspozitë marrin pjesë 25 muze nga tërë vendi me zbulimet e tyre të reja. Në të mund të shihen zbulime nga shpella Kozarinka, Bullgari Verilindore, mosha e së cilës është mbi 1 mln. vjet. Në këtë shpellë, po ashtu dhe në një tjetër të këtij rajoni – Redaka, punojnë ekipe bullgaro-franceze. Në shpellën Redaka janë zbuluar sende prej stralli, të cilat i kishin përdorur njerëzit të lashtë para 30 mijë vjetëve. Enë të bukura prej qeramike nga neoliti i vonë janë zbuluar pranë fshatrave Haxhidimitrovo dhe Sërnevo, Bullgari Jugore. Ato dëshmojnë për imagjinatën dhe potencialin artistik të krijuesve të tyre. Epoka e gurit dhe e bakrit është prezantuar me stolisje dhe figura interesante të njerëzve dhe kafshëve. Vizituesi mund shohë vegla prej guri, të cilat janë përdorur nga njerëzit në minierën për nxjerrjen e arit në Ada tepe në malin Rodope. Kjo minierë është më e hershme, e njohur në Evropë prej 3 500 vjetëve. Një fragment nga një diademë prej ari është zbuluar në një varrezë trake pranë fshatit Bratja Daskalovi, Bullgari Qendrore.

Zbulime nga Trapezica e Mesjetës, Veliko Tërnovo

Këto janë vetëm pjesë e eksponateve të prezantuara. Në ekspozitë mund të shikohen artefakte të ndryshme nga Mesjeta Bullgare, nga kryeqytetet e atëhershme Plliska, Veliki Presllav, Veliko Tërnovo. Eja çfarë tha për studimet e sivjetshme në rajonin e Velliki Presllavit docentja Margarita Vaklinova: “Gjetëm shumë sende interesante, ndër të cilat dallohen disa vula plumbi për korrespondencën e mbretit bullgar Simeon (nga periudha e viteve 893-927). Ishin gjetur edhe artefakte nga bazilika e madhe e qytetit, sende shtëpiake, armatim, sasi të madhe monedhash nga epoka të ndryshme etj. Ato tregojnë sa e madhe ishte qendra kulturore Veliki Presllav gjatë shekujve, kur tashmë nuk ishte kryeqytet. Qyteti u pushtua nga osmanët në shekullin e XIV-të dhe ky ishte fundi i tij. Rrënojat e tij edhe sot përmendin për lavdinë e dikurshme të madhe të Velliki Presllavit.”

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova dhe Anna Kapitanova

По публикацията работи: Veneta Pavllova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Para 80 vjetësh u zbulua tuma e Kazanllëkut

"Njeriu nuk e njeh rrugën drejt qiellit, por kali e di", thotë një fjalë e urtë trake. Prandaj, mbretërit trakë dërgoheshin me patjetër në botën e përtejme së bashku me kuajt e tyre. Për shkak të varreve të shumta të sundimtarëve nga epoka helenistike,..

botuar më 24-04-19 7.30.PD

Mbushen 80 vjet nga bombardimi i fundit i Sofjes

Më 17 prill, 80 vjet më parë, ndodhi bombardimi i fundit dhe më brutal i Sofjes gjatë Luftës së Dytë Botërore. Në vitin 1944, më 17 prill në mesditë, 350 bombardues amerikanë, të shoqëruar nga gjuajtësit “Thunderbolt” dhe “Mustang”, hodhën 2500 bomba..

botuar më 24-04-17 1.48.MD

Festojmë Ditën Ndërkombëtare të Aviacionit dhe Astronautikës

Më 12 prill, festojmë Ditën Ndërkombëtare të 55-të të Aviacionit dhe Astronautikës. Në këtë datë të vitit 1961, në orën 6 e 7 minuta Greenwich (9 orë e 7 minuta me orën e Moskës), me anijen "Vostok 1" Juri Gagarin filloi turneun e tij të paharrueshëm..

botuar më 24-04-12 6.50.PD