Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Violinisti i ri Elin Kolev: “Më i lumtur jam kur interpretoj para publikut”

Foto: elinkolev.com
Elin Kolevi është bullgar për nga origjina. Prindërit e tij janë violinistë. Ata kanë mbaruar arsimin e tyre muzikor në Bullgari, por banojnë në Cvikau të Gjermanisë – qyteti i Robert Shumanit. Atje kanë lindur dhe dy fëmijët e tyre.

Elin e bëri debutimin e tij me orkestër në skenën e madhe, kur ishte 8 vjeçar, në moshën 10 vjeç fitonte çmime, kurse në moshën 12 vjeç realizoi turneun e tij të parë në SHBA, ku mbajti koncerte në katër shtete amerikane. Ja se çfarë tregoi për dëgjuesit e Radio Bullgarisë i ati – Marian Kolev:

“Ne banojmë në Gjermani 22 vjet. Bashkëshortja ime punon në orkestrën filarmonike, kurse unë – në teatrin e Cvikaut. Elin filloi të luajë së pari melodi në piano, pastaj në një kitarë të vogël, më vonë në ukulele (një vegël muzikore haitjane me tela) dhe më në fund e zgjodhi violinën. Vetëm pas rreth një viti ai mbajti dhe koncertin e tij të parë për fëmijë. Atëherë filluam të punojmë më seriozisht në shtëpi. Në fund të vitit 2009 Televizioni sakson xhiroi një film 30 minutash për të. Ndërkohë, shumë media gjermane treguan interes ndaj Elinit. Shkasi ishte turneu në SHBA dhe koncerti në Karnegi Hol në Nju Jork. Atëherë ai pati 6 koncerte për 10 ditë në katër shtete.”

Ftesën për turneun në SHBA bashkatdhetari ynë i ri e mori pas dekoratës së madhe “Pablo Sarasate” në vitin 2008, kur ishte 11 vjeçar. Para kësaj kishte interpretuar shumë herë me orkestër dhe kishte fituar çmimin e parë në konkursin “Muzikant i ri” në Saksoni, si dhe çmimin e parë në garën ndërkombëtare për violinistë “Eugene Ysaye” në Austri.

“Më i lumtur jam kur interpretoj para publikut dhe ndiej emocionet e tij – thotë Elin. – Atëherë i harroj të gjitha vështirësitë dhe ndiej vetëm kënaqësi nga muzika. Ndër ngjarjet më të rëndësishme, në të cilat mora pjesë gjatë disa viteve të fundit, është koncerti përfundimtar me rastin e përvjetorit të 200-të të lindjes së Robert Shumanit. Kjo ndodhi vitin e kaluar – tërë bota e shënonte këtë përvjetor. Unë mbajta një koncert për violinë të Johanes Bramsit. Viti ishte plotë ngjarje kulturore. Në Cvikau erdhën muzikantë me famë botërore. Për mua ishte një kënaqësi e madhe për të marrë pjesë në këtë festë.”

“Në fillim kisha mësime në konservatorin e Cvikaut – vazhdon Elin. Kur isha 10 vjeçar u regjistrova si student i ri në klasën e profesoreshës Carolin Widnmann në konservatorin në Lajpcig. Tashmë 2 vjet udhëtoj deri në Karlsrue. Mësoj te profesori Josef Rissin. Po i vazhdoj mësimet edhe në shkollën muzikore në Cvikau. Atje mësoj piano dhe teori muzikore.”

Pas disa muajsh në Gjermani do të shfaqet një film kushtuar Holokostit. Ndër aktorët është dhe Elin. Ai interpreton rolin e një fëmije hebre, që i bie violinës. “Gëzohem shumë se pata mundësinë të marrë pjesë në xhirimin e këtij filmi dhe të punoj me disa prej aktorëve më të njohur gjermanë. Jam shumë i lumtur se ata më besuan dhe më dhanë mundësinë për të incizuar tërë muzikën në film. Tashmë disa vite i bie violinës Lorenzo Carcassi, të punuar në vitin 1749. Ma dhanë nga fondacioni “Albert Eckstein”. Kam interpretuar në disa orkestra gjermane. Para dy vitesh u njoha me dirigjentin bullgar Pavell Balev. Ai udhëheq filarmoninë në Baden-Baden. Isha në qytet, që të marrë pjesë në kursin e mjeshtërve. Maestro Balevi më ftoi për të interpretuar në orkestrën e tij.”

Më 19 mars u mbajt koncerti i parë me vete i Elin Kolevit. Në të ai interpretoi “Ciganja” të Moris Ravel, një Sonatë për piano dhe violinë të Cezar Frank bashkë me Georg Christoph Sandman – piano dhe “Stinët e vitit” të Antonio Vivaldi me orkestrën e dhomës të Frankfurtit me dirigjent Rista Savic.

Po të doni të dëgjoni interpretime të Elin Kolevit klikoni mbi ikonën AUDIO. Ju urojmë minuta të këndshme!

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Albena Bezovska


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Vesko Panteleev- Eschkenazy

Varna dhe Sliven zhyten "në botën e muzikës" me maestro Vesko Panteleev- Eschkenazy

Një nga violinistët më të mirë në botë dhe koncertmaster i Orkestrës Mbretërore Concertgebouw në Amsterdam, Vesko Eschkenazy është kthyer në atdhe, në vendlindjen e tij, Sofje. Rasti janë dy koncertet përmbyllëse të Turneut Kombëtar të projektit "Në..

botuar më 24-10-31 2.20.MD

"Gjithçka është në rregull"

Disa ditë para ditëlindjes së tij dhe një muaj para koncertit të tij të madh në sallën Arena Sofja, Ljubo Kirov prezantoi një këngë tjetër nga albumi "Zemra e re" - baladën e bukur "Gjithçka është në rregull". Teksti, si gjithmonë, është i Ljubos,..

botuar më 24-10-29 6.20.PD
Millço Leviev

Koncert kushtuar muzikantit të madh bullgar Millço Leviev

Muzika e kompozitorit dhe pianist bullgar me famë botërore Millço Leviev do të tingëllojë sonte (më 28 tetor) në Sallën "Bëllgaria" në Sofje. Koncerti "Legjenda për Millço" i Ansamblit të Dhomës "Sofijski Solisti" nën drejtimin e Konstantin Dobrojkov..

botuar më 24-10-28 12.30.MD