Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria është një nga pestë vendet e BE-së, të cilat nuk u ndihmojnë bankave me mjete shoqërore

Në Sofje u zhvillua Forumi i IX ndërkombëtar financiar “Banka, investime, para”
Foto: Tanja Harizanova
“Sistemi bankar disponon mjaftë kapitale, që të përballojë rreziqet. Ai disponon edhe rezerva të lira, që mund të garantojnë kreditimin dhe pagesat midis subjekteve ekonomike.” Kështu nëndrejtori i Bankës Popullore Bullgare Rumen Simeonov komentoi gjendjen e sistemit bankar bullgar para të pranishmëve të forumit ndërkombëtar financiar “Banka, investime, para”.

“Bullgaria është një nga pak shtetet, që nuk lejoi falimentime të institucioneve kreditore dhe është një nga pestë vendet e BE-së, të cilat nuk shfrytëzuan mjete buxhetore ose hua nga institucione të tjera financiare për ndihmë të bankave – deklaroi zoti Simeonov. – Një fakt tjetër pozitiv për sistemin bankar bullgar është, se likuiditeti nuk u tërhoq. Përkundrazi, brenda dy viteve të fundit, me gjithë edhe ngadalë rriteshin depozitimet e qytetarëve. Kishte një tërheqje e bankave më të mëdha nga financimi, por kjo u rivendos pjesërisht me depozitimet vendore.”

Sipas nëndrejtorit të Bankës Popullore Bullgare, buferët e kapitaleve të grumbulluara para krizës, u ruajtën. Bankat vazhdojnë të japin kredi, me gjithë edhe me ritme më të ngadalta. Mjedisi makroekonomik me gjithë edhe ngadalë rivendoset. Krye ekonomisti i bankës UniCredit Bullbank Kristofor Pavllov tha, se pasi arriti nivelin më të ulët në mesin e vitit të kaluar, kreditimi filloi të normalizohet. Pjesa kryesore zënë kreditë e konsumatorëve. Me daljen e më shumë degëve ekonomike nga recesioni do të përshpejtohet edhe kërkimi i kredive korporative. Një problem përbëjnë kreditë, që nuk shlyhen. Pritet, që humbjet e sektorit bankar nga ato kredi të arrijnë 4 miliard leva për periudhën nga viti 2009 deri në vitin 2012. Drejtori ekzekutiv i Bankës Emporiki Bullgaria Gëllëbin Gëllëbov tha, se para krizës kishte një nivel të lartë të konsumimit, për shkak të marrjes më të lehtë të kredive. Tani secili përmbahet dhe sillet me kujdes ndaj marrjes së kredive. Kriza ndikon pozitivisht jo vetëm mbi familjet, por edhe mbi bankat, që sillen me kujdes më të madh në lëshimin e kredive. Lidhur me këtë kryetari i fondacionit “Banka, investime, para” Emill Popov shpjegon:

“Një fakt i padiskutueshëm është se sistemi financiar bullgar vazhdon të jetë një nga më të qëndrueshmit në botë. Mbi të ndikon vetëm kriza ekonomike në Bullgari. Sektori bankar duhet të bëjë ashtu, që sipërmarrësit dhe konsumatorët të shfaqin më shumë kurajë të realizojnë projektet dhe idetë e veta. Nëse do të përballohet ky pezullim, ekonomia do të avancojë.”

Në forum mori pjesë edhe ministri i administrimit të mjeteve të BE-së Tomisllav Donçev. Ai bëri një analizë për mjetet e absorbuara nga fondet evropiane, por konkluzioni nuk ishte pozitiv. Për vitin 2010 Bullgaria shfrytëzoi vetëm 10 për qind nga shuma, që dispononte. Pritet që deri në fund të vitit 2011 të përvetësohen afro 20 për qind nga mjetet e fondeve evropiane, ndërsa në vitin 2012 – ato do të jenë 40 për qind.

“Fjalët banka, investime, para dhe politika në gjuhën bullgare janë nga gjinia femërore. Kjo supozon, se duhet të sillemi me vëmendje ndaj tyre – bëri një krahasim shakatar ministër Donçev. Dhe vazhdoi në mënyrë metaforike: Nëse paratë janë gjaku i ekonomisë, bankat janë pjesa kryesore e sistemit të qarkullimit të gjakut. Detyra jonë është të mbrojmë sistemin nga kolesteroli i keq, nga tensioni i lartë ose i ulët, nga anemia dhe mungesa e ritmit. Në ekonominë bullgare u derdhën 3 miliard leva para evropiane, 1.7 miliard prej të cilave nga programi për zhvillimin e rajoneve fshatare. Ato nuk janë vetëm një dozë e mirë e adrenalinës. Ato janë ilaçi, që siguron funksionimin e organizmit kombëtar që të jetë gati ai të përballojë të gjitha sfidat. Sepse nuk flasim vetëm për para, që shndërrohen në asfalt, armatura, tulla... Ato lënë mbresa, na disiplinojnë, na mësojnë të ushtrojmë rregulla të reja, të planifikojmë dhe të evidentojmë mjetet. Ato ndryshojnë të gjitha institucionet, me qëllim që rimti ynë të jetë më i mirë.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
По публикацията работи: Tanja Harizanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Papunësia në Bullgari u ul në 4.4%, në BE - në 6.4%

Norma e papunësisë në eurozonë në maj u stabilizua për të dytin muaj radhazi në një nivel rekord të ulët që nga viti 1998 prej 6.4%. Në Bullgari papunësia u ul në 4.4% në maj nga 4.5% në prill. Papunësia e të rinjve (për personat nën moshën 25 vjeç)..

botuar më 24-07-02 5.39.MD
Godina e BNB-së

BNB njoftoi ulje të re të normës kryesore të interesit

Banka Kombëtare Bullgare (BNB) njoftoi se do të ulë normën kryesore të interesit në 3.63 për qind nga 1 korriku. Në maj dhe qershor, norma e interesit ishte 3.78%. Bullgaria është në një bord valutor dhe vlera e levit bullgar është e fiksuar ndaj..

botuar më 24-07-01 9.27.PD
Georgi Kadiev

Georgi Kadiev nga e “Majta”: “Më mirë pres që të hyjmë në Eurozonë në vitin 2027”

Derisa të ardhurat mesatare të popullsisë të arrijnë 80% të mesatares evropiane, nuk duhet të hyjmë në Eurozonë. Së bashku me të shkon edhe inflacioni dhe duhet të ketë një rezervë. Këtë e deklaroi para BNR, Georgi Kadiev, ish-zëvendësministër i..

botuar më 24-06-27 2.48.MD