Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Viktimat në rrugët e Bullgarisë dhe përpjekjet për kufizimin e aksidenteve rrugore

Tabela elektronike mbi ndërtesën e Akademisë Ushtarako-mjekësore në Sofje tregon numrin e viktimave nga aksidentet rrugore ne vend dhe nga operacionet ushtarake jashtë Bullgarisë.
Foto: BTA
Jeta s’ka çmim. Për këtë arsye shifrat e viktimave në rrugët e Bullgarisë janë shumë shqetësuese. Për vitin 2010 numri i tyre ishte më se numri i viktimave në misionet ndërkombëtare në Afganistan dhe Irak. Shteti ynë është në vend të parë në Evropë për nga numri i viktimave të aksidenteve rrugore kundrejt numrit të popullsisë. Secili pjesëmarrës në lëvizjen rrugore mund të ndryshojë diçka, të bëhet më tolerant dhe kështu mund ndryshohet statistika e keqe.

Në aksidente me automjete transportuese gjatë vitit të kaluar në Bullgari jetën e vet humbën 775 veta. Shumë janë njerëzit e dëmtuar dhe me trauma. Për të njëjtën periudhë viktimat në forcat ndërkombëtare në Afganistan ishin 711, në Irak – 60. Shkaqet për fatkeqësitë në rrugët bullgare janë më shpesh mungesa e përvojës, lëvizja me shpejtësi të madhe, përdorimi i alkoolit. Sipas statistikës për periudhën 1990-2009 në Bullgari në aksidente rrugore janë vdekur 21 773 veta, 25% prej të cilëve janë fëmijë dhe të rinj. Plagosurit janë më se 168 mijë. Pothuaj 30% mbeten invalidë për tërë jetën.

Çfarë janë masat për kufizimin e viktimave?

Përveç kontrollit të përforcuar organizohen nisma që kanë si qëllim që të provokojnë interesin e shoferëve dhe të gjithë pjesëmarrësve në lëvizjen rrugore. Nisma e fundit është organizuar nga Polica Rrugore, Asociacioni i Viktimave të Katastrofave dhe Akademia Ushtarako-mjekësore për vendosjen e një tabele elektronike mbi ndërtesën e Akademisë, e cila do të tregojë numrin e katastrofave në Sofje. Në ekran do të ketë informatë aktuale për numrin e viktimave në katastrofat rrugore në shtet dhe numrin e viktimave në misione ushtarake jashtë Bullgarisë. Kështu njerëzit vetë do të mund të bëjnë krahasim. Ekspertja e përgjithshme në Policinë Rrugore Ljubka Marinova tha:

“Kjo është një formë e ndikimit mbi qytetarët. Nuk është e rastit se e zgjodhëm krahasimin me viktimat në misione ushtarake, sepse pavarësisht nga fakti se atje njerëzit luftojnë, viktimat janë më pak sesa në rrugët e Bullgarisë. Qëllimi është që sa është e mundshme më shumë njerëz të lexojnë mesazhin tonë. Me këtë nismë dëshirojmë që të ndryshojmë mënyrën e mendimit të njerëzve, të ndryshojmë sjelljen e tyre në rrugët.”

Në botë viktimat e katastrofave rrugore janë 1 milion e 300 mijë veta për vit. Për këtë arsye ekrane të tilla mund të shikohen edhe në shtete të tjera, për shembull – në Francë, në Spanjë. Ato vazhdimisht u rikujtojnë njerëzve se jeta është shumë e shkurtër. 11 maj është shpallur për Ditën Botërore të Sigurisë Rrugore nën patronazhin e OKB-së. Shumë janë të rinjtë pa mjaft përvojë të cilët dëshirojnë të ngasin vetura dhe pikërisht ata më shpesh krijojnë aksidentet më të rënda. Po diskutohen ndryshime legjislative, të cilat do të pakësojnë numrin e viktimave. Eja çfarë është njëra nga ndryshimet e përgatitura: 6 muaj pas marrjes së patentës, shoferi i ri duhet të ngasë vetëm me shoqërues. Përveç kësaj ai nuk do të ketë mundësi të ngasë makinën me shpejtësi më të madhe se 30 km për orë në qytetet dhe 100 km për orë në autostradat.

Po fillon dhe periudha e pushimeve të shumta, ku lëvizja në rrjetin rrugor kombëtar bëhet gjithnjë e më e madhe. Për këtë arsye në vendet ku bëhen më shpesh aksidente do të ketë ambulanca për ndihmë urgjente.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
По публикацията работи: Millka Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Bullgaria dhe Shqipëria – së bashku për edhe një tjetër fëmijë të lindur!"

Fertility Europe, rrjeti panevropian i shoqatave të pacientëve me probleme riprodhuese, shpalli fillimin e Javës së nëntë Evropiane të Fertilitetit 2025 , e cila zgjat deri më 9 nëntor. Fushata zhvillohet në të gjithë Evropën dhe do të kalojë nën moton..

botuar më 25-11-05 2.30.MD
Veneta Terzieva dhe Valentin Grigorov

Veneta dhe Valentin nga Berlini për iluminizmin modern si një rrugë drejt lumturisë

"Gëzimi që shihni në sytë e njerëzve që keni ndihmuar nuk mund të përshkruhet me fjalë, duhet të përjetohet!" Kjo u nda nga Veneta Terzieva dhe Valentin Grigorov në Ditën e Iluministëve të Popullit më 1 nëntor. Të dy kanë ndihmuar bullgarë të..

botuar më 25-11-05 7.10.PD

Nga 1 janari, një kartë identiteti me një periudhë vlefshmërie prej 10 vitesh do të kushtojë 15.34 euro

Nga 1 janari 2026, tarifa për lëshimin e një karte identiteti me një periudhë vlefshmërie prej 10 vitesh për një person të moshës 18 deri në 70 vjeç do të jetë 15.34 euro (30 leva), sipas një Dekreti të Këshillit të Ministrave për ndryshimin e..

botuar më 25-11-04 6.19.MD