Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Konfederata e Sindikatave të Pavarura shpallet për nisma legjislative për garantimin e të drejtave sociale të punëtorëve

Sindikatat theksojnë domosdoshmërinë për mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve në firmat e rrobaqepësisë, të cilët marrin rroga shumë të ulëta.
Foto: BGNES
Konfederata e Sindikatave të Pavarura në Bullgari nisi një fushatë kombëtare për mbrojtjen e të drejtave të punës dhe sociale të qytetarëve bullgarë. Sipas sindikatës legjislacioni në këtë fushë nuk iu përgjigjet normave evropiane. Është e domosdoshme të bëhen disa ndryshime legjislative në përputhje me Hartën e të Drejtave Kryesore të Qytetarëve të BE-së.

Mbrojtja sociale në Bullgari akoma nuk është në nivelin evropian, megjithëqë Bullgaria prej vitesh është anëtare e organizatës. Ka deficite në garantimin e së drejtës së shoqërimit sindikal, të bisedimeve kolektive dhe të organizimit të grevave, të kushteve të sigurta të punës. Krahas kësaj, që të eliminohet diskriminimi në fushën e punës duhet të garantohet e drejta e lëvizjes së lirë të bullgarëve, siç është kjo në shtetet e tjera anëtare të BE-së. Vetëm kështu ata do të jenë në gjendje të punojnë edhe në vendet e tjera të bashkisë.

Në praktik në Bullgari nuk ka ligj, i cili të reglamentojë grevat për mbrojtjen e së drejtës së punës. Ligji për Rregullimin e Mosmarrëveshjeve Kolektive të Punës, miratuar në vitin 1990, nuk e garanton të drejtën e grevave, ai ka të bëjë kryesisht me rregullimin e mosmarrëveshjeve të punës. Në të njëjtën kohë në Kushtetutën e Republikës së Bullgarisë, që u miratua në vitin 1991, e drejta e grevave për mbrojtjen e interesave ekonomike dhe sociale të punëtorëve garantohet si e drejta kryesore njerëzore. Mirëpo, që të bëhet realitet kjo e drejta duhet të rregullohet me ligj. Korrigjimi tjetër i domosdoshëm ka të bëjë me garantimin e së drejtës së shoqërimit sindikal, sidomos në firmat e vogla. Praktika tregon, se në to punëdhënësit gjejnë mënyra të pushojnë nga puna secili, që bën prova për shoqërim sindikal. Kështu punëtorët privohen nga e drejta e mbrojtjes kolektive. Sindikatat bëjnë propozim të shpallet akt krimi mospagimi dhe vonimi i shlyerjes së rrogave.

Kryetari i Federatës “Industri të lehtë” pranë Konfederatës së Sindikatave të Pavarura Georgi Stankov thekson: “Propozimi sindikal, që mospagimi ose vonimi i shlyerjes së rrogave të trajtohet si krim do të luajë një rol të prevencës. Kjo masë duhet të ndërmerret ndaj atyre punëdhënësve, që me qëllim nuk paguajnë rrogat muaj të tëra me radhë.”

Pas kontrollimit të Drejtorisë së Inspektimit të Punës dhe pas imponimit të sanksioneve, shumica e punëdhënësve filluan të paguajnë rrogat e vonuara, të cilat llogariten për miliona leva. Nëse punëtori nuk do të marrë rrogën që meriton, atëherë ai mund të fillojë një proces gjyqësor kundër punëdhënësit. Mirëpo, kjo është një procedurë e shtrenjtë dhe e gjatë. Sipas Konfederatës së Sindikatave të Pavarura nëse rroga e pashlyer do të vërtetohet me dokumentet e domosdoshme, përmbaruesi duhet të jetë në gjendje të zbatojë vendimet e ligjit dhe punëtori të marrë rrogat e veta. Tani për tani ligji nuk garanton një mundësi të tillë.

Georgi Stankovi ilustron domosdoshmërinë për mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve në firmat e rrobaqepësisë, ku punëtorët marrin rroga shumë të ulëta: “Rroga minimale në Bullgari është 240 leva (120 euro). Mirëpo, si rezultat i normave të vendosura nga punëdhënësit për qepjen e një rrobe, për 22 ditë pune punëtori mezi mund të merr një rrogë nga 190 leva. Pas pagimit të sigurimeve dhe tatimeve rroga ulet në 130 leva. Të mos flasim, se ka firma që nuk shlyejnë rrogat muaj të tëra me radhë. Punëtorët në to nuk mund të mbrojnë të drejtat e tyre. Krahas kësaj në një firmë të tillë mezi mund të formohet një organizatë sindikale për mbrojtjen e të drejtave të këtyre punëtorëve. Ai që do të nisë këtë do të pushohet menjëherë nga puna. Ka shumë raste të tilla.”

Në Bullgari firmat e rrobaqepësisë janë më se 5000. Ato janë në rajonet me papunësi më të lartë. Pronarët janë si sipërmarrës bullgarë, ashtu edhe sipërmarrës nga vende të tjera të BE-së. Prandaj është aq e domosdoshme të bëhen korrigjimet ligjore për garantimin e të drejtave të punëtorëve në Bullgari.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
По публикацията работи: Millka Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Si do të ndikojë në BE rezultati i zgjedhjeve presidenciale në SHBA

Para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, jo vetëm amerikanët janë të emocionuar. Edhe evropianët po presin me frymë të lodhur rezultatet – a do të sillte vërtet një fitore për Kamala Harris zhvillimi i një politike të qëndrueshme, a është Europa gati..

botuar më 24-11-04 10.30.MD
Nënpresidentja Ilijana Jotova

Nënpresidentja Ilijana Jotova hapi një ekspozitë për Trakinë e lashtë në Muzeun Getty

Zoti i ka dhuruar njeriut cilësinë e madhe - të ëndërrojë, dhe ne ëndërronim që pikërisht këtu, në Muzeun Getty, të dëgjonim në bullgarisht për hapjen e një ekspozite të jashtëzakonshme, një ekspozitë kushtuar një populli të lashtë, një ekspozitë që flet..

botuar më 24-11-04 9.46.PD
Godina e Universitetit të Sofjes

Shpallën renditjen e institucioneve të arsimit të lartë dhe diplomat më fitimprurëse për vitin 2024

Në edicionin e 14-të të Sistemit të Vlerësimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë në Bullgari për vitin 2024, Universiteti i Sofjes “Shën Klementi i Ohrit” është në vendin e parë në 22 fusha profesionale. Sistemi i vlerësimit krahason performancën e 51..

botuar më 24-11-02 1.25.MD