Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Marrëdhëniet Bullgari – Slloveni në kontekstin e bashkëpunimit regjional

Presidenti bullgar Georgi Përvanov ishte për vizitë zyrtare ne Slloveni me ftesë të homologut të tij Danillo Tjurk
Foto: BTA
Çështje të politikës regjionale dhe ndërkombëtare, të bashkëpunimit në kuadrin e Bashkimit Evropian dhe aktivizimi i kontakteve tregtaro-ekonomike ishin ndër temat e bisedimeve të presidentit Georgi Përvanov gjatë vizitës së tij në Slloveni.

Dhe gjatë kësaj vizite – një muaj përpara se të përfundojë mandati i tij presidencial, Përvanovi nuk devijojë idesë së vet për pragmatizëm në politikën e jashtme të Bullgarisë. Sllovenia e cila e vetme nga ish republikat jugosllave është anëtare e Bashkimit Evropian, është një partnere e rëndësishme e vendit tonë në Bashkimin Evropian dhe në NATO, si dhe në bashkëpunimin regjional. Prandaj në bisedimet e zhvilluara në Lubjanë me kolegun e tij slloven Danillo Tjurk, Përvanovi i kushtoi një vëmendje dhe çështjes për zgjerimin e ardhshëm të Bashkimit Evropian me vendet nga Ballkani Perëndimor. Bullgaria është konsekuente në përkrahjen e vet të synimit për integrim të këtyre vendeve. Në qoftë se Evropa dhe pjesërisht dhe bota duan që të ketë paqe në Ballkan, shtetet aty duhet të marrin perspektivën e vet evropiane dhe euroatlantike. Tjetra janë armiqësia të ardhura nga e kaluara.

Një temë tjetër e bisedimeve ishte anëtarësia e Bullgarisë në Hapësirën e Shengenit. Vendi ynë anëtarëson për të dhe sipas ekspertëve ajo teknikisht është gati, të mos të themi më mirë e pajisur nëpër kufijtë e vet, nga disa vende anëtare të Shengenit. Sllovenia e përkrah Bullgarinë në këtë synim të saj dhe kjo u shënua nga presidenti Përvanov në Lubjanë. Një moment shumë i rëndësishëm ishte marrëveshja e përbashkët se, kriteret për anëtarësi në Hapësirën e Shengenit duhet të jenë të njëjta ndaj të gjitha shteteve. Nuk është normale pasi teknikisht je gati për anëtarësi, menjëherë të paraqiten kritere të reja politike, lidhur me veçoritë e njërës ose të tjetrës vend ose regjion. D.m.th. Bullgaria kërkon që kriteret nga viti 2007 të aplikohen dhe ndaj saj, dhe jo të kërkohen pengesa politike për anëtarësi. Një qëllim i përbashkët i jashtëm politik – anëtarësi në Këshillin për siguri të OKB-së, po kështu u shqyrtua nga dy udhëheqësit shtetëror. U bë e qartë se Sllovenia do të marrë përkrahje nga Bullgaria gjatë këtij viti gjatë votimit për plotësimin e përbërjes së Këshillit kurse më vonë, kur ti vijë radha dhe kandidaturës bullgare, ajo do të fitojë përkrahjen sllovene.

Dhe në qoftë se në fushën politike, administrative dhe kulturore bashkëpunimi bilateral është në nivelin e duhur, prapambetja në fushën ekonomike dhe tregtare është e dukshme. Për vitin e kaluar këmbimi i përbashkët i mallrave ka qenë vetëm 269,5 milionë euro, kurse për periudhën 2000-2010 investimet sllovene në Bullgari kanë qenë 166,3 milionë euro. Të dyja vendet bashkëpunojnë kryesisht në energjetikë, transport, në infrastrukturën rrugore dhe në turizëm. Dëshira për aktivizimin e bashkëpunimit tregtaro-ekonomik ishte shkaku që zoti Përvanov të jetë i shoqëruar nga delegacioni i biznesit bullgar gjatë vizitës së tij. Anëtarët e delegacionit-shef të 15 firmave nga energjetika, ndërtimi, produkti special, makinë-ndërtimi, aparatura mjekësore dhe farmaceutika, morën pjesë në një biznes-forum të përbashkët. Fushat e përmendura tregojnë se ku në të ardhme të aktivizohet bashkëpunimi tonë tregtar dhe ekonomik. Ata u dëgjuan me vëmendje nga përfaqësuesit e mbi 50 kompanive sllovene, që kanë interes nga një aktivizim i ngjashëm.

Në vitet pas ndryshimeve në Bullgari dhe pas formimit të Sllovenisë si një shtet i pavarur në marrëdhëniet midis Sofjes dhe Lubjanës gjithmonë ka ekzistuar pranueshmëria dhe konsekuenca. Vizita e tanishme e presidentit Gjeorgji Përvanov dha kontributin e vet kjo të vazhdojë edhe në të ardhme.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Dimitër Ushev


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një ekspeditë polare bullgare eksploroi Kontinentin e Akullit për herë të 33-të

Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende të ndryshme. Në bordin e anijes kërkimore “Shën Kirill dhe Metodij” ndodhen për herë të parë..

botuar më 24-11-08 7.30.PD

Antarktida është motori i ndryshimeve klimatike

Ambasada e Francës dhe Instituti Francez i Kulturës mblodhën së bashku shkencëtarët për të prezantuar eksperiencën e tyre mbi sfidat shkencore në Antarktidë dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike. Partnerë të aktivitetit ishin Instituti Polar Francez..

botuar më 24-11-07 7.30.PD

WWF - Bullgaria nis fushatën e donacioneve "Abonohu për natyrën"

Organizata për mbrojtjen e natyrës WWF - Bullgaria nis fushatën "Abonohu ​​për natyrën". Zhdukja e kafshëve të egra është një film me seri në të cilin ne luajmë rolin kryesor. Në më pak se një jetë njerëzore, 73% e vertebrorëve kanë humbur në natyrë...

botuar më 24-11-06 11.43.PD