Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Opinioni publik për ndërtimin e centralit të dytë atomik në Bullgari

Gjatë kësaj jave ministri i ekonomisë, energjetikës dhe turizmit Trajço Trajkov ishte për një vizitë në Paris, ku zhvilloi bisedime për të ardhmen e energjetikës bërthamore. Gjithashtu gjatë javës qeveria gjermani miratoi një vendim për mbyllje të centraleve atomike. Nga Moska erdhi lajmi se montimet e para të kompanisë ruse Atomstrojeksport në centralin atomik bullgar “Belene” do të fillojnë në fillim të vitit tjetër. Të gjitha këto lajme janë një arsye që të prezantojmë opinionin publik në Bullgari për ndërtimin e centralit të dytë atomik në vend.

Del se megjithë tensionin dhe frikët rreth centralit japonez “Fukushima”, shumica e bullgarëve e mbështetin projektin “Belene”. Pjesa e përkrahësve të centralit të dytë atomik tek ne nuk është pakësuar konsiderueshëm pas avarisë në “Fukushima”. Këtë e tregoi një studim i agjencisë “AFIS”, i cili u zhvillua në fillim të majit. 64% të të anketuarve dëshirojnë që ndërtimi i centralit “Belene” të përfundohet. Kundër janë mezi 26%. Për 43% të bullgarëve avaria në centralin atomik japonez nuk ka çuar në ndryshim të mendimit për ndërtimin e centralit “Belene”.

Ideja që vendimi për të ardhmen e centralit të dytë atomik të merret me referendum mbështetet nga 72% të bullgarëve. Gjysma e të anketuarve pohojnë se me siguri do të marrin pjesë në referendum. Dy të treta të pjesëmarrësve eventualë në referendum do të votojnë “pro” ndërtimit të centralit “Belene”.

Sipas studimit të agjencisë “AFIS” avaria në Japoni ka shtuar nevojën që të ketë më shumë informacion për energjetikën bërthamore, për dobitë dhe rreziqet që ka si rrjedhim. Pyetjes çfarë informatë mund të ndikojë pozitivisht në opinionin e tyre për projektin “Belene”, bullgarët i përgjigjen: “çmimi i korrentit elektrik pas përfundimit të tij”, si edhe statuti i Bullgarisë ndër vendet fqinja si një faktor energjetik në Ballkan. Qëndrimet negative provokohen nga shqetësimet se mekanizmat e mbrojtjes së centralit “Belene” do të jenë me një nivel më të ulët sesa ato në “Fukushima”.

Sipas studimit mezi 56% të të anketuarve interesohen për çmimin e ndërtimit të ardhshëm. Por çdonjëri i tretë dëshiron të dijë çmimin e reaktorëve të prodhuesve të tjerë. Shoqëria bullgare e vlerëson si diçka më shumë pozitive faktin se partneri kryesor në projektin “Belene” është Rusia. 29% janë të mendimit se energjetika jonë duhet të zhvillohet me mbështetjen e Moskës. Për 24% është më mirë të bashkëpunohet me BE-në, mezi 2% shprehin mirëbesim ndaj SHBA-ve.

Redaktore: Diana Hristakieva
Përgatiti në shqip: Ekaterina Tarpomanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

WWF - Bullgaria nis fushatën e donacioneve "Abonohu për natyrën"

Organizata për mbrojtjen e natyrës WWF - Bullgaria nis fushatën "Abonohu ​​për natyrën". Zhdukja e kafshëve të egra është një film me seri në të cilin ne luajmë rolin kryesor. Në më pak se një jetë njerëzore, 73% e vertebrorëve kanë humbur në natyrë...

botuar më 24-11-06 11.43.PD

Bullgarët e vetëshpallur në Maqedoninë e Veriut janë shumë më tepër se ata të regjistruar

Shpesh thuhet me ironi se njerëzit në Maqedoninë e Veriut marrin nënshtetësinë bullgare vetëm për qëllime egoiste. Prandaj, në regjistrimin e fundit zyrtar në shtetin fqinj u regjistruan vetëm 3504. Demografi Doc. Spas Tashev është i bindur se ky nuk..

botuar më 24-11-05 7.05.PD

Si do të ndikojë në BE rezultati i zgjedhjeve presidenciale në SHBA

Para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, jo vetëm amerikanët janë të emocionuar. Edhe evropianët po presin me frymë të lodhur rezultatet – a do të sillte vërtet një fitore për Kamala Harris zhvillimi i një politike të qëndrueshme, a është Europa gati..

botuar më 24-11-04 10.30.MD