Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Projekti “Newada” – një shembull i përvetësimit të mirë të mjeteve evropiane

Danubi është lumi i dytë më i gjatë në Evropë pas Volgës dhe është lumi i vetëm i madh, i cili rrjedh nga perëndimi në lindje, duke kaluar përmes 10 shteteve evropiane, përfshi dhe Bullgarinë, deri në Detin e Zi. Kjo e bën korridorin e shtatë evropian të transportit shumë të rëndësishëm si për Bullgarinë, ashtu dhe për BE-në. Para pak kohe në Sofje u zhvillua një ekspozitë kombëtare për projekte në kuadrin e programeve evropiane “Evropa për ne”. Pjesëmarrja bullgare në projektin transkombëtar “Newada” (Rrjet i administratave të rrugës lundruese të lumit Danub) u paraqit si një prej shembujve të përvetësimit të mirë të mjeteve evropiane te ne.

Projekti “Newada” është financuar në kuadrin e Programit për bashkëpunim transkombëtar “Evropa Juglindore”. Në të marrin pjesë 12 organizata administrative nga gjithsej 8 vende, përmes të cilave kalon lumi Danub: Rumania, Bullgaria, Serbia, Hungaria, Sllovakia, Kroacia, Austria dhe Ukraina, me partner kryesor kompaninë austriake Via donau. Projekti është me vlerë të përgjithshme afro 3 mln. euro, me afat zbatimi 36 muaj. Ai startoi gjatë muajit prill të vitit 2009 dhe do të përfundojë gjatë marsit të vitit 2012. Qëllimi është rritja e efikasitetit të lumit si korridor transporti, duke u përforcuar bashkëpunimi midis administratave të rrugës lundruese dhe duke u inkurajuar lundrimi në rrugët e brendshme ujore të Evropës si një mënyrë ekonomikisht efektive dhe ekologjike transportimi.

Deri tani Bullgaria ka realizuar gjysmën e projektit, duke përvetësuar rreth 70 mijë euro, shënoi në një intervistë për Radio Bullgarinë Cvetelina Narova – eksperte e re në Agjencinë për studimet dhe mirëmbajtjen e lumit Danub në qytetin Ruse dhe koordinatore për Bullgarinë e projektit “Newada”. Veprimtaritë në kuadrin e projektit janë ndarë në 6 pako pune. Dy prej tyre – administrimi i projektit dhe përhapja e informacionit janë të detyrueshme në kuadrin e programit të financimit. Katër pakot e tjera janë për veprimtari specifike për mirëmbajtjen e rrugës lundruese në lumin Danub dhe për përmirësimin e aksesit në infrastrukturën e saj dhe të shërbimeve, për trajnim, për shkëmbim përvoje, si dhe për analiza me detaje të administrimit të pjesës bullgare, shënon Cvetelina Narova.

“Lumi ka një potencial shumë të madh, por ai nuk përdoret siç duhet për kursimin e kohës, për kursimin e mjeteve të transportit, për transportimin e ngarkesave jashtë standardit. Në pllakatin tonë për projektin përmendëm 10 shkaqe, që të zgjedhim transportin e brendshëm ujor”. Ndër to është rrezikshmëria.”

Të gjitha veprimtaritë e lidhura me Korridorin evropian të transportit VII duhet të jenë të unifikuara sipas standardeve evropiane, nënvizoi gjithashtu Narova:
“Si një shembull mund të jap përpunimin e hartave elektronike të navigacionit – vuri në dukje ajo. – Çdo shtet përpunon një hartë të tillë për pjesën e vet të Danubit, por në shtetet e veçanta ka software të ndryshëm për këtë. Ai i përdorur në vendin tonë kishte një format më të vjetër. Në saje të mjeteve të projektit “Newada” arritëm të blejmë një software të ri si ai i vendeve të tjera-partnere. Në kuadrin e pakos së tretë të punës janë parashikuar veprimtari në fushën e hidrografisë dhe hidrologjisë. Për zhvillimin e tyre do të blihen pajise speciale. Partnerët tanë nga Rumania tashmë kanë një pajisje të tillë, kurse teknika jonë është më e vjetër. Pasi disponojmë një pajisje të tillë moderne edhe ne do të mund të zhvillojmë analizat e domosdoshme dhe të krahasojmë të dhënat nga të dyja anët e lumit. 70 mijë eurot e përdorura deri tani nga vendi ynë në kuadrin e projektit ishin kryesisht për blerjen e software-it për hartat elektronike të navigacionit. Në kuadrin e projektit po krijohet dhe një bazë të dhënash, si dhe një sërvër i centralizuar i administratave të rrugës lundruese. Do të përpunohet dhe akoma një FIS-portal.”

Jashtë këtij projekti, në kuadrin e strategjisë së Danubit të BE-së, kemi propozuar një projekt tjetër për përmirësimin e kushteve të navigacionit në rajonet rreth Belene dhe Batin, të cilat janë dy prej sektorëve më kritikë në pjesën e përbashkët bullgaro rumune të lumit Danub. Me financimin në kuadrin e programit për bashkëpunim transkufitar “Evropa Juglindore” po përgatitet akoma një projekt “Newada”II. Aktualisht jepen oferta, të cilat do të shqyrtohen gjatë muajit tetor të vitit 2011.

Pse ka nevojë për “Nevada” II?

“Një pjesë e veprimtarive nuk u përfshinë në “Newada”I për shkak të financimit të kufizuar nga BE-ja – sqaron Cvetelina Narova. – Po të disponojmë mjete suplementare mund të përmirësojmë elementet e përfshira në hartat elektronike. Për shembull do të mësojmë se çfarë shërbime suplementare mund të zhvillojmë, do të aplikojmë teknologji të reja në lundrimin në rrugët e brendshme ujore.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Tatjana Obretenova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Protesta para Teatrit Popullor “Ivan Vazov” u kthye në trazira para premierës së pjesës “Armët dhe njeriu”

Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit të Betejës së Slivnicës , shkaktoi pakënaqësinë e qindra bullgarëve. Ata protestuan para..

rinovuar më 24-11-08 12.27.MD

Një ekspeditë polare bullgare eksploroi Kontinentin e Akullit për herë të 33-të

Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende të ndryshme. Në bordin e anijes kërkimore “Shën Kirill dhe Metodij” ndodhen për herë të parë..

botuar më 24-11-08 7.30.PD

Antarktida është motori i ndryshimeve klimatike

Ambasada e Francës dhe Instituti Francez i Kulturës mblodhën së bashku shkencëtarët për të prezantuar eksperiencën e tyre mbi sfidat shkencore në Antarktidë dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike. Partnerë të aktivitetit ishin Instituti Polar Francez..

botuar më 24-11-07 7.30.PD