“Takim” është këngë e grupit “Shturcite” – një nga emblemat e rokut bullgar gjatë viteve 80 të shekullit të kaluar. Në fillim të njëqindvjeçarit të ri një rok bandë tjetër i dha një jetë të re kësaj balade të bukur. Muzikantët nga B.T.R. e ri-aranzhuan këngën. Teksti i cili tregon për dashurinë, mban kujtime të shumta për disa breza bullgarësh. Vazhdon të emocionojë dhe adhuruesit e rinj të muzikës rok.
“Nëse unë u vonova apo koha nxitonte,
nëse unë u vonova ose çdo gjë ishte ëndërr...
iku si përrallë ajo që na lidhte,
iku si një tingëllim përrallor...”
Po të doni ta dëgjoni këngën “Takim” në interpretim të grupit B.T.R. klikoni AUDIO.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Ka ndërruar jetë këngëtari, muzikanti dhe kompozitori bullgar Kirill Mariçkov. Tragjedia ka ndodhur në një incident në fshatin Sellanovci (Bullgaria Veroperëndimore), ku muzikanti i rock-ut duhej të kishte një koncert me "Fondacijata", njoftoi..
Muzika e këngëtares DARA është po aq shumëngjyrëshe sa ajo. Dhe këtë e vërteton edhe kënga e saj e fundit "Vjedhësi i ëndrrave". Në të, këngëtarja e re zhvillon një dialog të sinqertë me kritikun e saj të brendshëm - atë zë që shpesh na qorton dhe na..
Këngëtarët bullgarë të operës dalin në skenë për të nderuar Boris Hristovin në 110-vjetorin nga lindja e tij. Të mishëruar në role emblematike të këngëtarit të madh, por edhe me një dozë ngacmimi artistik, ata do të kujtojnë triumfet e tij botërore me..
Një nga violinistët më të mirë në botë dhe koncertmaster i Orkestrës Mbretërore Concertgebouw në Amsterdam, Vesko Eschkenazy është kthyer në atdhe, në..
Plovdiv Jazz Fest feston këtë vit ditëlindjen e tij të dhjetë me një program, verën dhe vjeshtën, ku marrin pjesë disa nga emrat më të mëdhenj të botës..
Një nga këngët më të bukura të përjetshme të Bullgarisë është "Perëndo, diell i ndritshëm". Besohet se ekziston si një melodi për të paktën pesë shekuj...