Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Standardi i ulët jetësor dhe varfëria – ndër shqetësimet më të mëdha të bullgarëve

Foto: BGNES
Sipas një studimi të agjencisë sociologjike bullgare ESTAT, papunësia, standardi i ulët jetësor dhe varfëria janë shqetësimet më të mëdha të bullgarëve sot. Studimi është bërë në mes të qershorit me iniciativë të bashkimit qytetar DNES, që ishte organizator i protestave kundër monopolistëve në Bullgari. “Të dhënat të cilat i morëm i tejkalojnë pritjet e mia në një plan negativ”, tha Ivo Zhelev, drejtor i agjencisë ESTAT.

Të anketuarit tregojnë si problem kryesor nivelin e rritur të papunësisë në vend. Në qoftë se në studimin gjatë majit të vitit të kaluar 29% nga të anketuarit kanë qenë të papunë, tani kjo pjesë është 32%. Në mënyrë fare logjike në vend të dytë vijnë shqetësimet rreth të ardhurave të ulëta dhe varfërisë si pasojë të krizës dhe pjesërisht problemet me punësimin. Mbi gjysmën e familjeve bullgare jetojnë me të ardhura të përgjithshme deri më 500 leva (250 euro) ku një pjesë e madhe prej tyre janë në një moshë aktive pune, tregon studimi. Le të rikujtojmë se rroga mesatare në Bullgari për tremujorin e parë të këtij viti është 670 leva. Studiuesit konstatojnë një ndryshim të qartë në klasifikimin e problemeve, të cilat i shqetësojnë bullgarët sot.

“Bën përshtypje se, tema si korrupsioni, kriminaliteti dhe të tjera të ngjashme pothuajse humbasin nga fokusi i vëmendjes shoqërore, thotë Ivo Zhelev. Dhe sqarimi logjik është se ato nuk janë zgjidhur, por thjesht problemet janë të lidhura me mbijetimin e njerëzve dhe të familjeve të tyre dhe kjo zëvendëson çdo gjë tjetër.”

Pyetjes “Në çfarë shkalle kriza ndikon mbi standardin jetësor”, 93,5% përgjigjen se ndiejnë pasojat nga kriza. Vetëm 1,5% deklarojnë se kriza nuk ka reflektuar mbi ta dhe mbi familjet e tyre. Kjo 1.5 për qind përbën pak mbi 100 mijë veta – një grup fare i vogël në sfondin e përgjithësisht 7,5 milionë qytetarë bullgarë. Pritjet dominuese për të ardhmen po kështu nuk janë pozitive, ve në dukje Ivo Zhelevi.
“Një nga faktet më të dukshme në këtë studim është se, mbi tre të katërtat nga bullgarët shikojnë me amulli, shqetësim ose zhgënjim të ardhmen. Kjo pjesë në grupin e popullsisë në moshë mbi 60 vjet arrin mbi 85%. Natyrisht që të entuziazmuar dhe optimistë janë grupet përparuese të popullsisë – të rinjtë, të arsimuarit, këta me të ardhura të mira. Por, pjesa e tyre vazhdimisht bie.”

Shumë shpejt po zgjerohet dhe pjesa e të ashtuquajturve grupe margjinale. Këta janë njerëz, të cilët ka arritur fundin social dhe pothuajse nuk ka se si të përshkruhet shkalla e dramatizmit, në të cilën jetojnë, ve në dukje Zhelev. Sipas të anketuarve, sferat bazë për të cilat shteti me prioritet duhet të kujdeset janë shëndetësia, arsimi dhe hapja e vendeve të reja të punës.

Si i shikojnë njerëzit prioritetet ekonomike të shtetit?

“Mbi 90% tregojnë si prioritet rregullimin e çmimeve të lëndëve djegëse, përgjithëson Ivo Zhelev. Pasojnë ndërtimi i rrugëve dhe përfundimi i Centralit elektrik atomik “Belene”. Dhe shikoni se cila është pjesa e optimistëve sa i përket mundësive të qeverisë të kryejë këto prioritete në fushën ekonomike. Pjesa më e lartë e pritjeve pozitive regjistrojmë sa i përket ndërtimit të magjistralëve dhe rekonstruktimit të rrjetit rrugor.”

Pjesa më e madhe nga të anketuarit mendojnë se, përgjegjësia për situatën e tanishme ekonomike në vend ndahet midis udhëheqësit e mëparshëm dhe të tanishëm. Vetëm për 13% nga shkaqet për situatën e keqe ekonomike i ka rrënjët në krizën botërore ekonomike.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Millka Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

WWF - Bullgaria nis fushatën e donacioneve "Abonohu për natyrën"

Organizata për mbrojtjen e natyrës WWF - Bullgaria nis fushatën "Abonohu ​​për natyrën". Zhdukja e kafshëve të egra është një film me seri në të cilin ne luajmë rolin kryesor. Në më pak se një jetë njerëzore, 73% e vertebrorëve kanë humbur në natyrë...

botuar më 24-11-06 11.43.PD

Bullgarët e vetëshpallur në Maqedoninë e Veriut janë shumë më tepër se ata të regjistruar

Shpesh thuhet me ironi se njerëzit në Maqedoninë e Veriut marrin nënshtetësinë bullgare vetëm për qëllime egoiste. Prandaj, në regjistrimin e fundit zyrtar në shtetin fqinj u regjistruan vetëm 3504. Demografi Doc. Spas Tashev është i bindur se ky nuk..

botuar më 24-11-05 7.05.PD

Si do të ndikojë në BE rezultati i zgjedhjeve presidenciale në SHBA

Para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, jo vetëm amerikanët janë të emocionuar. Edhe evropianët po presin me frymë të lodhur rezultatet – a do të sillte vërtet një fitore për Kamala Harris zhvillimi i një politike të qëndrueshme, a është Europa gati..

botuar më 24-11-04 10.30.MD