Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Peter Walton: “Bullgaria mund të bëhet një qendër regjionale të turizmit të golfit”

Kompleksi i golfit në Pravec
Foto: BGNES
Bullgaria mund të bëhet qendra regjionale e golfit në Ballkan dhe në Evropën Juglindore dhe destinacion numër një për turizëm golfi në regjion. Këtë e tha në një intervistë për Radio Bullgarinë Peter Walton, presidenti Asociacionit ndërkombëtar të golfit të turoperatorëve (IAGTO). Sipas tij vendi ynë ka fusha shumë të mira golfi, të cilat tërheqin gjithnjë e më shumë adhurues të këtij sporti nga regjioni dhe nga bota. Tani vonë një delegacion i IAGTO-s e vizitoi vendin tonë për të vlerësuar mundësitë për turizëm golfi. Asociacioni interesohet për destinacione të reja, siç është Bullgaria. Peter Walton është optimist për të ardhmen e turizmit të golfit te ne dhe për pozitën prijëse të Bullgarisë në regjion.

© Foto: BGNES


“Shoh një të ardhme të shkëlqyeshme, sepse cilësia e fushave dhe e shërbimeve në tërësi është shumë e mirë – tha zoti Walton. – Deri në tre vjet do të mund të përdoret 70% të kapacitetit të plotë të fushave dhe vendi do të bëhet një destinacion shumë tërheqës për turizëm golfi. Me një menaxhim të mirë Bullgaria do të mund të realizojë 30 milionë euro të ardhura nga fushat e golfit.”

© Foto: BGNES

Kompleksi i golfit në Ravno pole

Aktualisht fushat e golfit në Bullgari përdorin 15-20% të kapacitetit të tyre të plotë. Por ky është një përparim i konsiderueshëm, pasi gjatë vitit 2009 përdoreshin 5-10%. Bullgaria mund të bëhet një qendër e golfit në Evropën Juglindore, po të zbatohen katër kushte të rëndësishme, theksoi Peter Walton. Ato janë cilësia e shërbimeve, udhëtim i lehtë deri në fushat e golfit me transport ajror, detar dhe tokësor, çmime të mira dhe reklamë të mirë. Sipas tij në një plan botëror ka 50 milionë lojtarë, të cilët përdorin turoperatorë. 80% prej tyre janë gati të vijnë në Bullgari për pushim dhe të luanë golf. Këta janë turistë me mundësi të mira financiare. Ata zgjedhin hotele me pesë yje dhe qëndrojnë më shumë kohë në to, sepse loja e golfit kërkon më shumë kohë. Kurse në Bullgari ka mundësi shumë të mira për këtë. Për shembull, paketa e disa fushave të golfit të klasës së lartë, si tri fushat afër qytetit Kavarna në bregdetin verior. Mund të bëhen paketa turistike dhe me fusha të tjera në brendësinë e vendit ose rreth Sofjes. Duke i kombinuar këto paketa me kuzhinën e mrekullueshme bullgare, verërat, monumentet kulturore dhe historike dhe objektet natyrore, Bullgaria mund të bëhet destinacion numër 1 në Ballkan. Lojtarët nga vende fqinja si Maqedonia, Rumania, Serbia, Turqia, Çekia, Polonia etj. do të vijnë me kënaqësi dhe do të shpenzojnë paratë e tyre në Bullgari. Ata zakonisht vijnë me familjet e tyre dhe kjo garanton edhe më shumë të ardhura për vendin tuaj, theksoi Peter Walton.

© Foto: BGNES

Kompleksi “Blacksearama” afër qytetit bregdetar Kaverna

Bullgaria ka 10 fusha të licencuara golfi, në afërsi të të cilave ka hotele të klasës së parë. Ky është një kusht i rëndësishëm që vendi ynë të imponohet si një destinacion për turizëm golfi. Gjatë viteve 90 të shekullit XX golfi tek ne ishte diçka ekzotike. Por me ndërtimin e më shumë fushave, popullariteti i lojës u rrit. Edhe si një sport, i cili do të përfshihet si disiplinë në Olimpiadën e Rio de Zhanejros pas pesë vjetëve, edhe si një mënyrë moderne pushimi dhe turizmi. Bullgaria mund të krenohet me komplekset e golfit në Sofje, Pravec, Radvo pole, Razlog, Banja, Sliven.

© Foto: BGNES


Sipas kryetarit të asociacionit bullgar të golfit Nikolaj Stanev fushat në Bullgari janë unike dhe me dizajnin e tyre. “Përveç dizajnit, i cili është shumë i rëndësishëm, mbajtja e këtyre fushave është shumë e mirë. Gjithkund do të shihni një parajsë të gjelbër. Shumë i bukur është kompleksi Thacian Cliffs Golf & Beach Resort, i cili ofron një pamje të mrekullueshme drejt detit. Një kompleks tjetër tërheqës është Pirin Golf, i cili ndodhet në malin Pirin. Turistët e golfit janë shumë të llastuar, ata kërkojnë verë të mirë, ushqim të mirë dhe ne i sigurojmë. Si edhe një natyrë të bukur jashtë fushave.”

Përgatiti në shqip: Ekaterina Tarpomanova
По публикацията работи: Tatjana Obretenova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Lumi Jantra tregon histori: kajak midis mrekullive shkëmbore dhe tuneleve të gjelbra

Lumi Jantra buron në malin Stara Pllanina në një lartësi nga 1220 m mbi nivelin e detit dhe rrjedh në veri, duke gjarpëruar nëpër lugina dhe gryka piktoreske. Rrjedha e lumit kalon përmes qyteteve Gabrovo dhe Veliko Tërnovo. Pak para se të derdhet në..

botuar më 24-12-15 9.25.PD
Foto: Shoqata

Një udhëtim me Plakun e Krishtlindjeve dhe Borëbardhën – magjia dimërore me trenin e Rodopeve me binarë të ngushtë

Këtë vit, udhëtimi tradicional i Krishtlindjeve me trenin e Rodopeve me binarë të ngushtë do të zhvillohet më 22 dhjetor, tha për BNR-Bllagoevgrad, Kristijan Vaklinov , themelues dhe kryetar i shoqatës "Treni i Rodopeve me binarë të ngushtë". Gjatë..

botuar më 24-12-15 8.30.PD

Në Sofje u dhanë çmimet e turizmit ballkanik

Liderët e turizmit nga Bullgaria, Greqia, Kosova dhe Maqedonia e Veriut u nderuan nga edicioni i 10-të i forumit ndërkombëtar Balkan Awards of Tourism Industry 2024. Ceremonia u zhvillua në Sofje më 5 dhjetor. Kalaja Kaleto në komunën e Bellogradçikut..

botuar më 24-12-11 11.48.PD