Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria shtyn aderimin në Eurozonë për vitin 2015

Bullgaria nuk dëshiron të aderohet në Eurozonë në situatën aktuale. Këtë e shpalli ministri financiar bullgar Simeon Djankov në disa intervista për mediat botërore CNN, Reuters, BBC World Sevrice, Sky News. Financieri numër një në Bullgari tha sinqerisht se para dy vjetësh, kur ai u bë ministër të financave dëshira e tij ishte që Bullgaria të fillojë përdorimin e valutës së përbashkët evropiane sa më shpejt. Por sot, në situatën e krizës në Greqi dhe në shtete të tjera evropiane, gjërat u ndryshuan shumë dhe ne jemi më të kujdesshëm – komentoi Simeon Djankovi. Me njëfarë krenarie ministri bullgar tha para mikrofonit të CNN-it se shtete si Bullgaria dhe Estonia mund të jenë shembull për shtetet e tjera perëndimore me disiplinën e vet buxhetore. Për Reuters Simeon Djankov tha se Bullgaria shtyn pranimin e euros derisa sqarohet situata në lidhje me krizën e borxheve të disa ekonomive të dobëta evropiane. Tani për tani afati më realist është 2015. Pyetjes pse Bullgaria dëshiron të aderohet në këtë klub të “të dështuarve” Simeon Djankov iu përgjigj se shkaku është që të përfitojmë nga parimet e ashpra fiskale, mbi të cilat është ndërtuar Eurozona, pavarësisht nga kjo se situata aktuale tregon se këto parime ndikohen nga politika. Temën e komentoi analizatori Georgi Angellov.

Pse ministri i financave ndryshoi pozitën e vet? Ai ishte përkrahësi më i madh i aderimit të Bullgarisë në Bashkimin monetar?
“Eurozona u ndryshua dhe tani ka njëfarë pasigurie – për shembull, çfarë do të ndodhë në lidhje me harmonizimin e tatimeve, sepse kjo mund të jetë në dëm të Bullgarisë. Problemi tjetër lidhet me kuotën e Bullgarisë në Fondin për Shpëtim – mund të ndodhet kështu që Bullgaria të duhet të paguajë një kuotë shumë të lartë për shpëtimin e shteteve, të cilat janë më të pasura sesa ne. Për shembull, nëse Bullgaria duhet të shpëtojë Italinë me borxhin e saj prej tri triliona euro, kjo me siguri do të jetë në dëm të ekonomisë bullgare. Për këtë arsye më parë duhet të sqarohen këto gjëra – çfarë do të ndodhë me Fondin për shpëtim, sa do të jetë kuota e Bullgarisë. Pastaj mund të marrim vendim.”

Bilanci u ndryshua – më parë Bullgaria kishte një motivim të fortë për aderim në Eurozonë, tani motivimi është që të presim e të shikojmë si do të zgjidhjen problemet. Atëherë do të vendosim. Në fakt a është e mirë akoma për ne të hyjmë në Bashkimin monetar?
“Problemi është se nuk mund të dimë çfarë pikërisht ndodhet në Eurozonë. Nuk mund të thuhet a pas 10 vjetëve euroja do të jetë e fortë, ose do të formohen dy kampe – të euros së fortë veriore dhe të euros së dobët jugore. Nuk dimë a do të ekzistojë bashkimi monetar. Duhet pasur parasysh dhe Fondin e shpëtimit, në të cilin secili shtet do të duhet të paguajë kuotat e veta. Dhe këto kuota do të varen nga nevojat e shteteve të tjera, të cilat janë rrezikuar nga falimentimi. Domethënë – më parë kishim dobi të qarta nga aderimi në Eurozonë, tani këto dobi nuk janë të sigurta.”

Megjithatë, çfarë do të jenë përfitimet e Bullgarisë nga aderimi në Bashkimin monetar?
“Dobia e parë është aderimi në një bashkim të madh dhe të qëndrueshëm – kjo do të rritë mirëbesimin ndaj shtetit tonë. Aderimi në një bashkim të tillë financiar rrit shkallën e stabilitetit të shtetit përkatës dhe kështu tërhiqen më shumë investime. Por askush nuk do të fitojë nga një zonë e dobët financiare. Pikërisht ky është problemi. Tani nuk dimë a do të kapërcehet situata e rëndë dhe a do të mbijetojë euroja këtë krizë të ashpër. Për këtë arsye është mirë që të presim e të shikojmë si do zhvillohen gjërat.” – shpjegoi Georgi Angellov.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
По публикацията работи: Tanja Harizanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Moldavia ka zgjedhur një të ardhme pro-evropiane, por duhet ta çimentojë atë në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale

Rezultatet e referendumit për anëtarësimin e Moldavisë në BE, si një qëllim strategjik për t'u shkruar në kushtetutën e vendit, përforcuan pikëpamjen pro-evropiane të vendit, edhe pse me një dallim shumë të vogël nga euroskeptikët. Mirëpo, pritet..

botuar më 24-10-30 2.20.MD

Eksploruesit polarë bullgarë dhe francezë tregojnë për sfidat në Antarktidë

Ambasada e Francës dhe Instituti Francez në Bullgari, në partneritet me Institutin Polar Francez "Paul-Emile Victor", Institutin Antarktik Bullgar, Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski" dhe Televizionin Kombëtar Bullgar organizojnë një takim..

botuar më 24-10-30 6.10.PD
Rajna Manxhukova

Rajna Manxhukova: Dua që lufta të mos ndajë komunitetin bullgar të besarabëve në Ukrainë dhe Moldavi

Bullgarët e Besarabisë janë "pjesë e pandashme e fuqisë kombëtare bullgare, e bashkësisë shpirtërore dhe kulturore bullgare. Ata do të mbeten sepse lidhja mes nesh dhe tyre është e pathyeshme" - shkroi numri i vetëm i gazetës "Besarabia Bullgare",..

botuar më 24-10-29 2.30.MD