Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kriza e borxheve dhe Bullgaria

“Nuk duhet të jemi optimistë të tepërt dhe të presim rritje dhe zhvillim të mirë të ekonomisë, duke marrë parasysh proceset botërore”, komenton eurodeputetja Ilijana Ivanova.
Foto: BGNES
Rrëzimi i indekseve të bursave të fondeve si pasojë e vendimit të agjencisë së rejtingut “Standard&Poor’s” të ulë normimin e kredisë së SHBA-së, shkaktoi pasiguri dhe frikë. Ekonomistët tashmë diskutojnë nëse përvijohet një krizë e re globale. Si do të ndikojë kjo në ekonominë evropiane, duke marrë parasysh vështirësitë e shkaktuara nga barra e madhe e borxheve dhe deficiti i buxheteve të një pjese të vendeve të Eurozonës? Sa e prekur do të jetë Bullgaria?

Përgjigje të këtyre pyetjeve dha në komentin e saj për Radion Kombëtare Bullgare Ilijana Ivanova, eurodeputete dhe anëtare e Komisionit të krizës të BE-së. “Nga njëra anë duhet të zgjidhen problemet me borxhet dhe deficitin e buxhetit të këtyre vendeve. Nga ana tjetër duhet të mendohet si të stimulohet ekonomia reale, kështu që të prodhojë një rritje të qëndrueshme dhe të krijojë vende pune. Pa këto dy gjëra nuk ka dalje të qëndrueshme nga kriza. Po të mos zgjidhet ky problem në Greqi, Spanjë, Portugali, nuk do të ketë përparim.”

Më tej në komentin e saj Ilijana Ivanova tha se si një pjesë e ekonomisë globale, Bullgaria nuk mund të mos jetë e prekshme nga këto procese. Ulja e indekseve të tregjeve botërore menjëherë ndikoi në tregtinë e tregut bullgar të fondeve. Situata në Eurozonë prek dhe firmat bullgare, të cilat eksportojnë në vendet me probleme me borxhin dhe me deficit. Si pasojë do të rritet çmimi i resursit financiar, i kredive që lëshohen nga bankat bullgare, sepse Bullgaria është një ekonomi e hapur, e cila komunikon me bankat e huaja dhe merr mjete nga resursi i huaj financiar. Këto janë efekte të jashtme, të cilat nuk varen nga proceset e brendshme në vendin tonë.

Treguesit financiarë të Bullgarisë në sfondin e ngjarjeve në vende të tjera evropiane janë mjaft të mirë. Deficiti dhe borxhi i vendit tonë janë shumë të ulët, theksoi Ilijana Ivanova. Bullgaria zhvillon një politikë stabile për sa i përket deficitit të buxhetit, si edhe borxhit shtetëror. Borxhi ynë është mjaft i ulët – nën 15% të PBB-së. Nuk ka arsye për shqetësime në këtë drejtim dhe kjo theksohet jo vetëm nga qeveria bullgare, por gjithashtu nga institucionet evropiane dhe botërore, të cilat i ndjekin këto procese tek ne.

Çfarë mund të presë bullgari i zakonshëm në sfondin e zhvillimeve të fundit – ngrirje të të ardhurave, ulje të standardit të jetesës?

“Nuk duhet të jemi optimistë të tepërt dhe të presim rritje dhe zhvillim të mirë të ekonomisë, duke marrë parasysh proceset botërore. Por në saje të politikës në vend, mendoj se Bullgaria nuk do të preket kaq shumë, sa vendet me borxh të madh shtetëror dhe me deficit – si në Eurozonë, ashtu edhe jashtë saj. Për rritje të papunësisë dhe ngadalësim të rritjes ekonomike ende është herët të flitet. Gjithçka varet nga kjo sa serioze do të jetë kriza, a do të jetë një recesion ose një depresion, i cili, siç dihet, është më i vazhdueshëm. Atëherë mund të flitet më konkretisht”, tha në përfundim eurodeputetja bullgare Ilijana Ivanova.

Përgatiti në shqip: Ekaterina Tarpomanova
По публикацията работи: Millka Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ekonomia e pritshmërisë– si frika nga rritja e çmimeve në fakt çon në rritjen e çmimeve

Pas muajsh me inflacion të ulët, madje edhe me një deflacion të përkohshëm, pra ulje të çmimeve në muajin prill të këtij viti, të paktën sipas të dhënave zyrtare të statistikës kombëtare, tendenca u përmbys papritur. Më 15 korrik, vetëm disa ditë pasi..

botuar më 25-08-08 7.55.MD

Pritjet e bullgarëve për inflacionin për 12 muajt e ardhshëm po rriten

Treguesi i përgjithshëm i besimit të konsumatorëve, ose, me fjalë të tjera, vlerësimi i tyre për të ardhmen e tyre ekonomike në Bullgari dhe situatën aktuale ekonomike, vazhdon të bjerë, dhe në korrik 2025 ra me 4.7 për qind në minus 21.1 për..

botuar më 25-08-08 3.06.MD

75 000 pensionistë bullgarë marrin pension edhe nga jashtë

Nga gati 2 milionë pensione, Instituti Kombëtar i Sigurimeve Shoqërore u paguan 16 000 prej tyre bullgarëve jashtë vendit. Numri më i madh i pensionistëve bullgarë që jetojnë jashtë është në Gjermani – 4100. Ka edhe nga një pensionist bullgar në..

botuar më 25-08-08 1.29.MD