Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Problemet botërore ekonomike dhe Bullgaria

Situata në tregjet financiare, nuk mund të japë një ndikim serioz mbi sektorin real në botë.
Foto: EPA/BGNES
Bota nuk mund të shkundet nga turbulencat financiare, të cilat kanë filluar gjatë vitit 2008. Tani në plan të parë janë problemet me krizën e borxheve të shteteve të shumta përfshi dhe të ShBA-së. Derisa Bullgaria, e cila është një vend i vogël me një ekonomi të hapur, si një pjesë nga hapësira globale mund të preket nga proceset e krizave? Kësaj pyetjeje i përgjigjen ekonomistët prijës bullgarë.

Finansisti Emill Hërsev mendon se, frikësimet për thellimin e krizës dhe të recesionit në një përpjesëtim botëror janë të tepërta. Ajo që ndodhet në tregjet financiare, nuk mund të japë një ndikim serioz mbi sektorin real në botë. Një nga shkaqet është se tani prodhimi botëror nuk është në recesion dhe bile ka një rritje të vogël. Regjistrohet një shtim i tregtisë botërore dhe jo pakësim. Sa i përket Bullgarisë, ajo nuk ka mënyrë të mund të preket seriozisht nga proceset e tanishme, pavarësisht se do të ketë ndikim, ve në dukje Hërsev:
“Fillimisht sepse bëhet fjalë për krizë financiare. Është e qartë se, krizat financiare ndikojnë mbi njerëzit me financa, me kapital. Por borxhlinjtë dhe ata, të cilët nuk kanë kapital, thjesht nuk ka se si të preken. Duke mos pasur letra me vlerë, ato nuk ka se si të ç’vlerësohen. Duke mos pasur letra me vlerë amerikane, vlera e të cilëve bie me 30%, kjo po kështu është pa rëndësi.”

Në bazë të të njëjtit shkak ne nuk na ndikon dhe kriza në Greqi, shton Emill Hërsev. Ajo ndikon mbi kredituesit, të cilët i kanë dhënë para Greqisë. Sipas tij zgjidhjet e krizës globale financiare janë dy. Njëra është ngushtimi i rripave dhe secili të shtrihet vetëm në kuadrin e mundësive të veta. Vendimi tjetër është inflacioni me fjalë të tjera – shtypja e parave, që të mund të plotësohen borxhet. Por tregu ka frikë nga të dyja variantet.

Finansisti Koljo Paramov po kështu është i mendimit se, paraqitja e tanishme e krizës financiare në një plan botëror nuk do të jetë i gjatë dhe i rëndë. Sipas tij politika financiare mjaft restriktive, të cilën po e zhvillon Bullgaria, që të mund të ruhet nga pasojat e krizës, ndikon negativisht mbi të ardhurat e njerëzve dhe mbi konsumin e brendshëm. Vendimi sipas Paramovit është:
“Unë jo vetëm mendoj, por shpresoj se duhet të gjenden ndonjë farë parash, që të mund të rriten të ardhurat e popullsisë. Ulja e konsumit gjatë 2 muajt e fundit është 6%. Kjo është si shpata e Demokliut mbi të gjithë zhvillimit ekonomik të Bullgarisë. Prej shumë kohe tanimë flasim për politikën e shtrembëruar të të ardhurave, e cila solli dhe do të sjellë deri në pasoja më të rënda gjatë muajve të cilët po vijnë, sepse konsumi i mirë i brendshëm stimulon progresin ekonomik. Aktualisht në Bullgari biznesi real është i bllokuar. Kjo është një tendencë mjaft negative dhe kjo prej disa vjetëve. Kjo tendencë mund të ketë pasoja mjaft të rënda për ekonominë si tërësi”, komenton Koljo Paramov.

Sipas ekonomistit profesor Garabed Minasjan, synimi i Bullgarisë të mbajë një deficit më të ulët buxhetor nga ai i cili është i pranuar si normal për Bashkimin Evropian, mund të dalë se është një strategji humbëse.
Restrikcionet financiare jo gjithmonë janë vendimi më i mirë, thotë ai. “Ne në mënyrë të detyrueshme duhet të llogarisim specifikën e vet të anëtarëve të Bashkimit Evropian dhe të pritësve për Eurozonën, ve në dukje Minasjani. Bullgaria nuk është as Zvicër, as Norvegji – vende të cilat mund të marrin vendime më vete për drejtimin e financave të veta. Strategjia më e mirë për Bullgarinë është t’u përmbahet parametrave makroekonomike, të cilat afrohen deri te mesataret për Eurozonën. Vendi ynë duhet të përmbahet ndaj grupit bazë evropian, dhe jo të synojë të vrapojë përpara ose të mbetet në bisht.”

Sipas ekonomistit profesor Çavdar Nikollov, pedagog në Universitetin Jugperëndimor “Neofit Rillski” në qytetin Bllagoevgrad, “tronditja ekonomike e çastit ka përfunduar, por pritet një krizë e re pas 2 vjetëve”. Për Radion Kombëtare Bullgare, ai deklaroi se, nuk mund të pohohet se, Bullgaria ka filluar të dalë nga kriza ekonomike që nga viti 2008, siç është vlerësimi i drejtuesve në këtë moment. “Vetëm eksporti nuk mund ta nxjerr shtetin nga kriza, në një moment në të cilin, konsumi i brendshëm po ulet. Prandaj vështirë mund të flitet për një farë rritjeje të konsiderueshme”, thotë ai.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Millka Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Lëvizje në ekonominë bullgare, por në mënyrë të pabarabartë në fusha të ndryshme

Ka lëvizje në ekonomi në çdo rajon të Bullgarisë, pasojat e krizës së Covid-it janë kapërcyer, turizmi është rikuperuar plotësisht, gjë që është e dukshme në zonat detare dhe në resortet tona balneologjike - ky është përfundimi nga të dhënat në analizën..

botuar më 24-11-20 7.35.PD

Niveli i papunësisë në Bullgari është ruajtur edhe në tetor

Numri i të papunëve që kanë filluar punë është rritur me 830, ose 5,9% krahasuar me një muaj më parë. Sipas të dhënave të Agjencisë së Punësimit, në tetor kanë filluar punë gjithsej 14852 persona të papunë. Sipas statistikave të Agjencisë, niveli i..

botuar më 24-11-18 12.11.MD

Inflacioni mujor rritet 1.1%

Përshpejtim të inflacionit në 1.1% në tetor krahasuar me një muaj më parë, regjistroi Instituti Kombëtar i Statistikave. Në bazë vjetore, indeksi është 1.8 për qind. Në tetor, çmimet e mallrave dhe shërbimeve për argëtim dhe kulturë janë rritur me 8,6%, për..

botuar më 24-11-16 11.40.PD