Sipas një botimi të gazetës “Standard” inxhinierët e udhëheqin klasifikimin e specialistëve më të kërkuar në Evropë. Pas tyre në tregun e punës nuk mjaftojnë menaxherët, zanatçinjtë dhe personeli i zyrës. Specialistët në fushën e teknologjive të informacionit befasisht renditen në vendin e shtatë. Para tyre janë kuadrot teknike dhe shoferët. Madje në krizë, biznesi vështirësohet të gjejë kuadro të tilla, tregon studimi i sivjetshëm i Manpower për mungesën e talenteve.
Në Bullgari 42% të punëdhënësve ankohen se nuk mund të plotësojnë poste të lira, të rëndësishme për firmën. Sipas këtij treguesi vendi ynë është mbi nivelin mesatar në botë, ku një e treta e firmave e përballojnë këtë problem.
Shkaku kryesor për vështirësitë të plotësohen poste profesionale kyçe në Bullgari është mungesa e kandidatëve të përshtatshëm – qoftë për shkak të emigrimit në vende të huaja, qoftë për shkak të problemit demografik. Më shumë se një milion janë bullgarët që gjatë të dhjetë vjetëve të fundit kanë gjetur punë jashtë shtetit, kurse sipas statistikës zyrtare popullsia e vendit plaket. Në vend të dytë firmat shënojnë përvojën dhe aftësitë teknike të pamjaftueshme të kandidatëve. Nuk janë pak rastet – 20%, në të cilat kandidatët kërkojnë pagim më të lartë sesa firma mund të ofrojë.
Zakonisht punëdhënësit në Bullgari detyrohen të emërojnë punonjës pa aftësi për postin përkatës, por me potencial zhvillimi, dhe të investojnë në trajnimin e tyre, sepse kuadrot e mira menjëherë merren nga kompanitë e mëdha në Evropë. Ndërsa çdo firmë e tretë u ofron trajnim suplementar punonjësve të saj të tanishëm që të mund të zihen postet e lira. Megjithatë specialistët preferojnë trajnimet e kompanive të mëdha. Kjo është dhe mënyra që firmat e huaja shpejt të marrin kuadrot e mira dhe t’i ridrejtojnë për të punuar jashtë shtetit. “Kompanitë e mëdha të huaja janë bërë si gjahtarë të truve, hapin zyra në shtete të vogla me të vetmin qëllim të marrin kuadrot e talentuara dhe t’i tërheqin për të punuar jashtë shtetit”, komentojnë menaxherët e firmave.
Njerëzit që punojnë si zanatçinj – bojaxhinj, ndërtues, saldatorë, hidraulikë, kanë shanse më të mëdha të gjejnë punë në SHBA dhe Evropën Perëndimore. Sipas studimit të sivjetshëm të Manpower, në tregun e punës të dy anëve të oqeanit ka mungesë të specialistëve të tillë. Në vend të dytë ndër profesionet me deficit më të madh në SHBA janë përfaqësuesit tregtarë, të ndjekur nga inxhinierët. Shoferët gjithashtu kërkohen shumë në SHBA, si edhe kuadrot kontabël, specialistët IT dhe mësuesit.
Zanatçinjtë kryesojnë klasifikimet e profesioneve më të kërkuara në Itali, Gjermani dhe Francë. Në Britani të Madhe në vend të parë ka mungesë inxhinierësh dhe në vend të dytë – kuzhinierësh. Mjeshtërit e gjellëve lehtësisht do të gjejnë punë edhe në Francë dhe Itali. Në Spanjë kërkohen më shumë kuadro teknike. Sekretaret, shoferët dhe specialistët IT pothuaj në të gjitha vendet evropiane janë në Top 10 të posteve të lira.
Në Evropë një e katërta e punëdhënësve vështirësohen të plotësojnë poste pune. Vështirësi më të mëdha kanë firmat në Rumani – 53%, në Turqi – 48% dhe në Zvicër – 46%. Më pak probleme me gjetjen e specialistëve të përshtatshëm kanë në Poloni, Irlandë, Norvegji dhe Spanjë.
Përgatiti në shqip: Ekaterina Tarpomanova
Ekonomia e Bullgarisë do të rritet me 2.3% këtë vit. Këtë e tregon përmbledhja më e fundit e ekonomisë botërore e përgatitur nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe e prezantuar sot, 22 tetor, në Uashington. Kjo është një rënie në krahasim me..
Paga minimale nga viti 2025 do të jetë 1077 leva (545 euro), tha për bTV ministri në detyrë i punës dhe politikës sociale Ivajllo Ivanov. Kodi i Punës përshkruan se si llogaritet paga minimale dhe ajo është 50% e pagës mesatare. “Kjo është e..
Në vitin 2023, rritja e PBB-së së Bullgarisë ishte 1.9% më shumë në terma realë krahasuar me vitin 2022. Kjo është 0.1 për qind më shumë se rritja e paralajmëruar fillimisht prej 1.8%, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. Kryetari i..
Ekonomia bullgare u rrit me 2,2% në tremujorin e tretë të vitit krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023, sipas vlerësimit ekspres të Institutit..