Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

A do të zhvillohet në Këshillin Evropian debati aktual për aderimin e Bullgarisë në Zonën Shengen?

Po vazhdon procesi i rëndë i aderimit të Bullgarisë dhe Rumanisë në Zonën Shengen. Pavarësisht nga fakti se dy shtetet kanë plotësuar të gjitha kriteret teknike, aderimi i tyre shtyhet për herë të radhës. Shtyrja e fundit ishte për shkak të vetos së diskutueshme të Holandës dhe Finlandës, të vënë gjatë seancës së shtatorit të Këshillit të drejtësisë dhe punëve të brendshme. A do të mbetet aktual ky problem edhe gjatë seancës së ardhshme të Këshillit Evropian më 23 tetor?

Kryetari i Këshillit Evropian Herman van Rompuy organizoi këtë seancë më 23 tetor për shkak të krizës me borxhin e jashtëm në Eurozonë dhe për të biseduar masat e nevojshme për të ndihmuar Greqinë në daljen e saj nga kolapsi financiar. Në rendin e ditës nuk është parashikuar një debat për çështjen e Bullgarisë dhe Rumanisë dhe për aderimin e tyre në Zonën Shengen. Pavarësisht nga kjo bisedime të tilla mund të zhvillohen, kryesisht në mënyrë joformale.

Ka premisa për këtë. Gjatë ditëve të fundit Finlanda dha një sinjal pozitiv. Të dielën e kaluar kryetari i parlamentit finlandez Eero Heinäluoma kritikoi qeverinë për këtë se pengon aderimin e Bullgarisë dhe Rumanisë në Hapësirën Shengen. “Kjo është kundër interesave tona” – ishin fjalët e tij.

Përveç kësaj javën e kaluar Parlamenti Evropian pranoi akoma një rezolutë në përkrahje të dy shteteve. Në dokument thuhet se Bullgaria dhe Rumania u përgjigjen të gjitha kritereve për mbrojtjen e kufijve të jashtme, pasi që kanë modernizuar sistemet e veta për kontroll kufitar. Eurodeputetët u bënë thirrje të gjitha shteteve anëtare që të përkrahin zgjerimin e Zonës Shengen. Aq më shumë se kriteret paraprake teknike janë plotësuar.

Dhe më shumë: pasi Holanda tha “jo” në mënyrë të padiskutueshme, kryesia polake e BE-së bëri një propozim – Sofja dhe Bukureshti të hyjnë në Zonën Shengen në fillim me kufijtë e tyre detare dhe ajrore dhe pastaj, në vitin 2012 – me kufijtë tokësore. Propozimi ishte miratuar pa bisedime suplementare nga shtetet e tjera anëtare të BE-së.
Në këtë situatë është e mundshme që të ketë ndonjë zhvillim pozitiv të çështjes gjatë seancës së Këshillit Evropian më 23 tetor. Nëse zhvillohen debate të tilla Holanda mund të mbetet e izoluar në pretendimet e veta ndaj Bullgarisë dhe Rumanisë. Ndërkohë u bë e qartë se pozita e saj nuk është lidhur me ndonjë shqetësim për sigurinë e komunitetit evropian. Bëhet fjalë për motive të lidhura me situatën politike brenda Holandës, me tendenca nacionaliste dhe ksenofobe.

Për sa i përket pozitës zyrtare të Sofjes, kryeministri bullgar Bojko Borisov ishte mjaft i qartë. “Për mua kjo temë s’ka nevojë për debate të mëtejshme – ne e kemi përgatitjen më të mirë teknike për mbrojtjen e kufijve evropiane dhe nuk është e drejtë që ne të harxhojmë aq shumë para për këtë derisa të tjerë të ushtrojnë mjeshtërinë e tyre në fushën e retorikës” – tha ai gjatë hapjes solemne të një ekspozite të thesareve trake bullgare në Parlamentin Evropian.

Diskutimi i problemit për aderimin e Bullgarisë në Zonën Shengen më 23 tetor gjatë seancës së Këshillit Evropian ka akoma një kontekst tjetër. Në të njëjtën datë në Bullgari do të zhvillohen zgjedhje presidenciale dhe vendore. Është e mundshme që një sinjal nga ana e Brukselit të përdoret në favor ose në dëm të forcave të ndryshme politike pikërisht në kohën e zgjedhjeve.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
По публикацията работи: Atanas Cenov


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Burgas

Qytetet bullgare nisin garën për Kryeqytetin Evropian të Kulturës 2032

Në vitin 2032, Bullgaria dhe Danimarka do të zgjedhin qytetet e tyre për titullin "Kryeqyteti Evropian i Kulturës ". Procedura do të fillojë në vitin 2026, kur të dy vendet do të ftojnë zyrtarisht qytetet e tyre për të përgatitur ofertat. Kandidatët..

botuar më 25-02-04 7.20.PD

Në vitin 2024 bullgarët më të rinj janë nga Ukraina dhe Turqia

Në vitin 2024 ka 16 268 bullgarë të rinj, sipas raportit të komisionit nën nënpresidenten Ilijana Jotova për vitin e kaluar. Pra, për herë të parë në 4 vitet e fundit numri i personave të cilëve u është dhënë shtetësia bullgare kalon 16 000 veta. Kjo la..

botuar më 25-02-03 11.08.PD

Një koloni e re e pelikanit të rrezikuar dalmat u shfaq pranë qytetit Burgas

Pas afro 80 vjetësh, në Bullgari u formua një koloni e re fole e pelikanit të rrezikuar dalmat. Zogjtë pushtuan ishujt artificialë të ndërtuar nga Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve në zonën e " Kompleksit Mandra-Poda " pranë Burgasit. Ky është..

botuar më 25-02-02 10.15.PD