Në vitin 2024 ka 16 268 bullgarë të rinj, sipas raportit të komisionit nën nënpresidenten Ilijana Jotova për vitin e kaluar. Pra, për herë të parë në 4 vitet e fundit numri i personave të cilëve u është dhënë shtetësia bullgare kalon 16 000 veta. Kjo la ndodhur për herë të fundit gjatë pandemisë së vitit 2020. Pastaj numri i bullgarëve të rinj ra në 15 171 njerëz në 2021, dhe në vitin e ardhshëm, 2022, pati një kolaps në gjysmë - në 7410 njerëz. Në vitin 2023 personat që morën pasaporta bullgare ishin 12 205.
11 778 persona kanë marrë nënshtetësinë në bazë të origjinës bullgare, për shkak të një prindi -shtetas bullgar, ose natyralizimit të përgjithshëm. 4490 persona kanë marrë dekret për rikthimin e shtetësisë. Komisioni nën presidenten Jotova ka shqyrtuar 24 dekrete për lirimin e shtetësisë bullgare të 240 personave që kanë kërkuar pasaporta për gjithsej 17 vende të tjera: Britania e Madhe, SHBA, Turqia, Maqedonia e Veriut, Zvicra, Japonia, Norvegjia, Singapori dhe vende nga BE-ja, si Belgjika dhe Gjermania. Asnjë bullgar nuk ka hequr dorë nga shtetësia për të marrë pasaportë ruse, siç ka pasur raste në vitet e mëparshme.
Nënpresidentja Jotova ka revokuar natyralizimin e 38 personave të tjerë për shkak të dokumenteve false, mungesës së të drejtës së qëndrimit në zonën Shengen dhe shkeljeve të tjera.
Ndryshe nga vitet e kaluara, kur më së shumti pasaporta bullgare jepeshin për qytetarët nga Maqedonia e Veriut, vitin e kaluar dy vendet e para për sa u përket shtetasve të rinj u zunë nga Ukraina dhe Turqia me përkatësisht 2436 dhe 2163 persona. Bullgarët e rinj nga Maqedonia e Veriut këtë herë renditen në vendin e katërt për nga numri - pas atyre janë qytetarët nga Moldavia (1887). Numri i qytetarëve nga Shqipëria që kanë marrë nënshtetësi bullgare është 1328.
6581 persona kanë marrë shtetësi bullgare në 6 muajt e parë të vitit 2025, sipas raportit të Komisionit të Shtetësisë Bullgare për Zëvendëspresidenten Ilijana Jotova. Vitin e kaluar, në të njëjtën kohë, ka pasur 6542 qytetarë të rinj bullgarë. Nëse ky..
Që i vogël, Nikollaj Nikollov ëndërronte të fluturonte. Nuk u bë astronaut, ashtu siç është ëndrra e pothuajse çdo djali, por iu përkushtua aviomodelizmit. Në vitin 2000, së bashku me miqtë e tij, vendos të ndërtojë helikopterin e tij të parë, i cili..
Bullgarja besarabe nga Bollgrad Maria Zheljaskova do të përfaqësojë Ukrainën në “Miss Earth 2025”(“Miss Toka” 2025), njoftoi Agjencia Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Shtetit. Konkursi do të mbahet në nëntor në Filipine. Përveç bukurisë femërore, ai..
6581 persona kanë marrë shtetësi bullgare në 6 muajt e parë të vitit 2025, sipas raportit të Komisionit të Shtetësisë Bullgare për Zëvendëspresidenten..