Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria u bë destinacion numër një për kompanitë greke

Bullgaria bëhet strehim për investitorët, kapitalet dhe kompanitë greke, sepse tatimi korporativ është 10%, ndërsa në Greqi – 28%.
Foto: BGNES
2000 kompani greke e kanë transferuar biznesin e vet në Bullgari gjatë të dy vjetëve të fundit si pasojë e krizës financiare që e tronditi Greqinë. Kapitali i tërhequr llogaritet të jetë afro 1 miliard euro. Këto të dhëna i shpalli ministri bullgar i financave Simeon Djankov në një intervistë për gazetën gjermane Die Welt para disa ditësh. Bullgaria bëhet strehim për investitorët, kapitalet dhe kompanitë greke, sepse tatimi korporativ është 10%, ndërsa në fqinjën tonë jugore – 28%. Njëkohësisht edicioni GreekReporter përhapi informatën se pritet që deri në fund të vitit afro 800 kompani greke të transferojnë biznesin e tyre në territorin bullgar. Bullgaria u bë destinacion numër një për sipërmarrësit grekë, sepse përveç tatimit të ulët mbi fitimin, shpenzimet për punë tek ne janë katër herë më të ulëta. Sipas edicionit, aktiviteti ekonomik i biznesit grek tek ne llogaritet për 3 miliardë euro. Përveç kësaj janë hapur mbi 100 mijë vende pune.

Tashmë nuk ka asnjë bashki në Bullgari, ku të mos jenë regjistruar të paktën disa firma me kapital grek. Qytetet më të preferuara janë Blagoevgrad, Sandanski, Melnik, Goce Delçev, sepse ndodhen afër fqinjës sonë jugore. Atraktive për biznesmenët janë dhe qytetet Sofje dhe Plovdiv. Kompanitë greke punojnë në të gjithë sektorët e ekonomisë – industrinë e rëndë, industrinë e tekstileve, industrinë ushqimore, shërbimet. Gjatë vitit të fundit ka dhe një mode të re ndër grekët. Ata blejnë në masë makina më të lira me 15% në Bullgari dhe i regjistrojnë këtu për shkak të çmimeve të ulëta të sigurimeve. Kjo vlen në veçanti për firmat e transportit.

Bullgaria u bë strehim jo vetëm për kapitalet greke, por gjithashtu shpëton paratë edhe të qytetarëve të zakonshëm. Shumë grekë hapin llogari në bankat bullgare, të shqetësuar nga rejtingu i ulur i thesareve të tyre dhe rreziku për falimentim të institucioneve të tyre financiare. Në rajonet kufitare kjo është një praktikë masive. Depozitohen shuma nga disa qind deri disa mijë euro. Frika e grekëve vjen nga fakti se bankat e tyre bëjnë probleme kur merren shuma nga kursimet. U rrit dhe fluksi i parave të emigrantëve bullgarë në Greqi drejt bankave tona.

Greqia përpiqet të ndalë derdhjen e kapitaleve nga vendi që arrin deri në 40 miliardë euro nga fillimi i krizës buxhetore, duke zgjatur garancitë shtetërore të llogarive bankare deri në fund të vitit 2015. Shuma është baras me një të tretën e ndihmës që Athina kërkon nga BE-ja dhe FMN-ja. Qeveria shqetësohet se tërheqja masive e parave nga vendi do të dobësojë edhe më shumë sistemin financiar dhe do të vështirësojnë rimëkëmbjen e tij. Një tension suplementar krijojnë prognozat negative të agjencive ndërkombëtare të vlerësimit, të cilat pakësojnë vlerësimet e tyre për stabilitetin e bankave greke. Derdhja e kapitaleve drejt bankave bullgare tregon se masat e qeverisë greke nuk veprojnë dhe nuk mund t’i bindin klientët e bankave në stabilitetin e sektorit financiar. Nga ana tjetër kompanitë greke nuk kanë stimul të investojnë në ekonominë e shtetit të tyre për shkak të konsumit tepër të ulur dhe keqësimit të pritur të situatës në vend. Nga ana tjetër ekonomia bullgare ofron kushte të favorshme për biznes me tatimin më të ulët korporativ në BE, me TVSh më të ulët sesa në Greqi dhe me një borxh shtetëror ndër më të ulëtat në BE – 18% të PBB-së, ndërsa borxhi i Greqisë është 160%. Për kompanitë greke është e rëndësishme se në Bullgari procedura e regjistrimit të biznesit është shumë e lehtë. Ekspertët komentojnë se në këtë mënyrë biznesi grek përpiqet të shmangë Eurozonën dhe euron e mbivlerësuar. Le të rikujtojmë se Bullgaria ende nuk e ka pranuar euron si njësi monetare.

Por analizatorët paralajmërojnë se ekonomia bullgare gjithashtu është kërcënuar nga kriza në Eurozonë, kurse një e treta e bankave bullgare janë dega të korporatave financiare greke.

Përgatiti në shqip: Ekaterina Tarpomanova
По публикацията работи: Ekaterina Tarpomanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Cvetan Simeonov

Biznesi dëshiron stabilitet politik me një qeveri dhe parlament funksional

Ministri në detyrë i ekonomisë, Petko Nikollov, gjatë ceremonisë vjetore të ndarjes së çmimeve të Dhomës Bullgare të Tregtisë dhe Industrisë njoftoi se Bullgaria me një rritje prej 2,2 për qind është ndër 6 vendet e para të BE-së. Kryetari i Dhomës..

botuar më 24-12-04 9.21.PD

Paga mesatare vjetore bruto për vitin 2023 në Bullgari është 24 485 leva (12 519 euro)

Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave. Me shpërblimin më të lartë janë ata që merren me..

botuar më 24-11-30 11.59.PD

Bullgaria është ndër të parat në BE përsa i përket regjistrimeve të makinave të reja

Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte vetëm 1.1%. Sipas të dhënave të Asociacionit të Prodhuesve Evropianë të Automobilave, 75.9% e..

botuar më 24-11-23 1.20.MD