Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale dhe lokale – analiza dhe tendenca

Zgjedhjet presidenciale dhe lokale të zhvilluara më 23 dhe 30 tetor përfunduan. Raundi i dytë konfirmoi raportin e forcave politike nga raundi i parë dhe rezultati nuk doli i papritur. Zgjedhjet formuan një pamje të re politike në vend.

Rezultatet e zgjedhjeve hodhën poshtë mendimin se dy vjet në pushtet partia GERB (Qytetarë për Zhvillim Evropian të Bullgarisë) është duke humbur ndikim. Mirëpo, ajo arriti të vendosë në postin presidencial kandidatin e saj, fitoi vendet e kryebashkiakëve në shumicën e qarqeve dhe ndjeshëm rriti numrin e këshilltarëve bashkiakë. Kështu partia GERB ia siguroi vetës pozitën e forcës së parë politike në vend. Faktikisht, pas zgjedhjeve tërë pushteti në Bullgari është në duart e një partie.

Si forca e dytë politike doli Paria Socialiste Bullgare (PSB). Duke mbështetur në rezultatet, mund të thuhet se ajo është duke marrë veten pasi humbi ndikim gjatë qeverisjes së pasuksesshme në Koalicionin e tertë me partinë Lëvizje për të Drejta dhe Liri dhe atë të mbretit Simeon II – NDSV (Lëvizja Kombëtare Stabilitet dhe Prosperitet).

Forcat e tjera parlamentare mbetën larg mbrapa. Edhe ta kishin marrë përkrahjen në këto zgjedhje, nuk do të kishin kaluar barrierën minimale prej 4 përqindësh, të nevojshme për të hyrë në Kuvendit Popullor. Paraqitja jo bindëse sigurisht do të çojë në diskutime brenda partisë në të ardhmen, mbase edhe në tronditje partiake. Sidomos shqetësuar mund të dalë ky proces për partinë nacionaliste “Ataka”. Në zgjedhjet e mëparshme presidenciale ajo dhe Koalicioni i djathtë shkuan në balotazh.

Fakti që aktualisht në krye të shtetit qëndrojnë dy parti të mëdha, do të thotë se Bullgaria është duke kthyer në modelin e dikurshëm dypolar, ku pushteti ndahej midis një parie të djathë dhe një të majtë. Ndryshe nga e kaluara, sot në hapësirën e djathtë dominon GERB, dhe jo Bashkimi i Forcave të Djathta. Në hapësirën e majtë pozitën e fortë e ende e mban PSB. Përkrahja e saj elektorale i afrohet asaj të qeveritarëve. Nga ana e vet kjo mund të çonte në kundërvënie të ashpër në zgjedhjet parlamentare pas dy vjetëve.

Pas zgjedhjeve Bullgaria për herë të parë ka president, i cili nuk është anëtar i ndonjë partie. Duhet marrë parasysh, që Rosen Plevnelievi është kreu i parë i shtetit të Bullgarisë, i cili u zgjodh pa përkrahjen vendimtare të Lëvizjes për të Drejta dhe Liri. Kjo parti konsiderohet forca politike e turqve etnikë në Bullgari. Mirëpo, një pjesë prej tyre votuan për Rosen Plevneliev, megjithë rekomandimin e liderit të Lëvizjes për të Drejta dhe Liri, Ahmed Dogan, të përkrahin kandidatin socialist Ivajlo Kalfin. Kjo çon në përfundime që elektorati i bashkuar turk rreth udhëheqjes së partisë nuk është i njëzëshëm.
Në kushtet e krizës ekonomike përqendrimi i pushtetit në duart e një partie jep shumë avancime, por fsheh edhe rreziqe serioze. A do të jetë GERB në pozitën një kundër të gjithëve, do të shikojmë muajt në vijim.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Stoimen Pavllov


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Борис Руге в Хърватия , 30.10.24 г.

Ngjarjet me adresë ballkanike

Polemika në Kroaci për dërgimin e personelit ushtarak në misionin e NATO-s në mbështetje të Ukrainës Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Boris Ruge vizitoi Kroacinë për t'u shpjeguar deputetëve vendas rreth misionit të Aleancës në..

botuar më 24-11-02 10.05.PD

KE: Maqedonia e Veriut ende nuk i ka përfshirë bullgarët në kushtetutë

"Maqedonia e Veriut ende nuk ka miratuar ndryshimet e nevojshme kushtetuese për të përfshirë në kushtetutë qytetarët që janë pjesë e kombeve të tjera, siç janë bullgarët". Kështu thuhet në një raport për zgjerimin e BE-së, të prezantuar nga..

botuar më 24-10-30 5.52.MD

Votimi jashtë vendit nuk solli ndonjë surprizë të madhe

Një parlament edhe më shumëngjyrësh u përvijua nga vota e zgjedhësve në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 27 tetorit. Parashikimet fillestare ishin për një Kuvend Popullor me 9 parti, por rezultatet që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ)..

botuar më 24-10-30 8.10.PD