Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Fushatë për popullarizimin e politikës bujqësore të BE-së mes të rinjve bullgarë

Të rinjtë bullgarë e njohin shumë pak bujqësinë si veprimtari tregtare, dhe akoma më pak kanë ide se çfarë është politika e përgjithshme bujqësore e BE-së. Këto janë konkluzionet e fazës së parë të fushatës së agjencisë “Strategma” për informimin e të rinjve në vitet e fundit të shkollës për perspektivat e këtë fushë. Kjo iniciativë kryesisht mbahet mes gjimnazistëve në qytetet e mëdha bullgare.

“Të rinjtë bullgarë e perceptojnë bujqësinë si diçka e cila nuk ka lidhje me to, si “demode”, thotë drejtoresha e agjencisë Stanka Dançeva. – Takimet e para me publikun e ri kaluan disi intenzivisht. Kjo që provokoi interes tek ata ishte mundësia për të mësuar gjëra kurioze si p.sh. Cili shtet i BE-së prodhon më së shumti tapa, kush është prodhuesi më i madh i frutave e perimeve etj. Gjëra të që mund të pasurojnë më pak kulturën e përgjithshme, duke iu dhënë njohurinë, që BE është prodhuesi i dytë i produkteve bujqësore pas SHBA-së dhe është një nga eksportuesit më të mëdhenj në botë. Dhe në fakt roli kryesor i agjencive të tilla është t’u tregojnë të rinjve që bujqësia ka lidhje me çdo njërin nga ne, të cilët jetojmë në qytete të mëdha, sepse roli kryesor i bujqësisë është të sigurojë ushqim me cilësi të mirë, cilësi të mjaftueshme dhe me çmime të arsyeshme. Përveç kësaj, në 20 vitet e fundit kjo politikë është e orientuar ndaj rruajtjes së mjedisit, rruajtjes dhe zhvillimit të traditave bujqësore të rajoneve rurale. Ajo jep mundësi për punë dhe përmirësimin e standartit të jetesës në këto rajone, duke i mbrojtur nga shpopullimi.”

Shpesh media dhe elita politike botërore tregojnë shqetësim për të ushqyerit e popullsisë e cila rritet me ritme të shpejta. Bujqësia del nga planet e pasme të ekonomisë dhe i kushtohet vëmendje zhvillimit të saj. Por kjo ndjeshmëri akoma nuk ka prekur brezin e ri në veçanti te ne. Të rinjtë në Bullgari konsiderojnë se profesioni i fermerit është shumë i rëndë, pa prestigj dhe që paguhet dobët, siç është në shumë rajone rurale në Bullgari. Me bujqësi në këto rajone merren kryesisht pleqtë, duke përdorur teknikën e vjetër. Në Bullgari numri i fermave moderne është shumë i ulët. Për këtë shkak edhe mes nxënësve të shkollave bujqësore, janë pak ata të cilët planifikojnë të merren me bujqësi pas diplomimit. Stimuli për ta është kjo që në këto shkolla ata marrin patentë shoferi, shpjegon zonja Dellçeva.

Në kuadër të kësaj fushate tre konkurse do të provokojnë aktivizimin e të rinjve. “Njëri është konkurs i fotografisë me një temë provokuese “Qyteti kundër fshatit”, tregon Stanka Dellçeva. – Shpresojmë që të marrim fotografi interesante, të cilat mund të tregojnë të mirën, gjërat e bukura si për fshatin ashtu edhe për qytetin. Tjetri është pak më serioz – ese me temë “Politika e përgjithshme bujqësore – pamje në të ardhmen”. Kemi edhe një konkurs tjetër për recetat tradicionale me titull “Një recetë, një tregim”, për të cilin shpresojmë të zgjojë interes tek të rinjtë për traditat e kuzhinës në krahinën e tyre. I presin çmime shumë interesante. Faqja e internetit është e lidhur me Twitter dhe Facebook. Përpiqemi të jemi të hapur në maksimum për gjithë kanalet që përdoren nga të rinjtë.’’

Faza e dytë e fushatës, e cila sapo ka filluar dhe do të mbarojë në prill të 2012, parashikon takime informative me gjimnazistët në Sofje, Pleven, Ruse, Varna, Burgas dhe Stara Zagora. Iniciativa do mbarojë në Sofje me organizimin e konferencës kombëtare me temë “Politika e përgjithshme bujqësore dhe të rinjtë – vështrim drejt 2020”.

Përgatiti në shqip: Ndriçim Uka
По публикацията работи: Maria Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kënga “Hajde: Më të mirë” u bën thirrje fëmijëve të jenë më të sjellshëm dhe tolerantë ndaj njëri-tjetrit

Dhuna dhe bullizmi në shkollë është një problem aktual jo vetëm në Bullgari, por edhe në shumë vende evropiane dhe të tjera. Tetë vjeçari Johan Tansoe, i cili ka lindur në Norvegji, por për rreth një vit studion në një shkollë bullgare në Burgas, u..

botuar më 24-10-17 7.15.PD

Një projekt hapësinor evropian me një kontribut në mbrojtjen e Tokës

Një nga subjektet e përdorura shpesh në filmat apokaliptikë të Hollivudit ka të bëjë me një asteroid të madh që do të godasë Tokën. Një dramatizëm shtesë sjellin masat që duhen marrë për të parandaluar një katastrofë të tillë. Fabula në..

botuar më 24-10-16 8.26.MD

Një shëtitje me sy të lidhur nëpër rrugët e Sofjes tregon se sa e vështirë është për të verbrit të qarkullojnë

15 tetori është Dita Ndërkombëtare e Shkopit të Bardhë dhe çdo vit tërheq vëmendjen e shoqërisë mbi sfidat me të cilat përballen personat me probleme në të parin dhe veçanërisht lidhjen e tyre me shoqërinë tonë. Shkopi i bardhë njihet si një..

botuar më 24-10-15 2.21.MD