15 tetori është Dita Ndërkombëtare e Shkopit të Bardhë dhe çdo vit tërheq vëmendjen e shoqërisë mbi sfidat me të cilat përballen personat me probleme në të parin dhe veçanërisht lidhjen e tyre me shoqërinë tonë.
Shkopi i bardhë njihet si një shenjë e dëmtimit të shikimit dhe simbolizon pavarësinë e të verbërve. Ai është një ndihmës thelbësor në aktivitetet e tyre të përditshme. Dhe në Ditën e sotme të Shkopit të Bardhë, duhet të ngadalësojmë dhe të imagjinojmë se si jetojnë njerëzit e verbër dhe sa u kushton atyre për të kapërcyer vështirësitë e jetës së përditshme. Prandaj dhe Fondacioni “Sinergia”, i cili prej vitesh punon në favor të personave me dëmtime në të parin, nuk mungon t’i përgëzojë, për guximin dhe optimizmin e tyre të qenësishëm, me të cilin inkurajojnë edhe ata me shikim.
Më 15 tetor organizohet edhe një vit Sofia Blind Tour – shëtitje në qytet, por me një ciceron të verbër. Dallimi është se pjesëmarrësit duhet të kalojnë nëpër rrugë emblematike të Sofjes dhe t'i "shohin" me sy të lidhur. Ideja është që më shumë njerëz të vendosin veten në vendin e të verbërve dhe të mbështesin kauzën e lehtësimit të jetës për këta njerëz.
"Çfarë erë ka Sofja? Si tingëllon? Çfarë është kjo? Cila është historia e hapësirës në të cilën ne ecim me sy të lidhur? – përmes ecjes me shqisën e të prekurit e jashtmja bëhet e brendshme dhe ne shohim qytetin dhe veten me "sy të rinj"- thotë Evgeni Mitev, themelues i Fondacionit “Sinergia”:
“Emri ynë është “Sinergia” që do të thotë ndërveprim, ne synojmë të ndërveprojmë me të gjithë sektorët. Është e qartë se verbëria është një lloj paaftësie, por theksin nuk e vendosim te aftësia e kufizuar, por te zgjidhjet dhe sinergjitë, ndërveprimet e mundshme. Ka shumë probleme për të zgjidhur, dhe ato janë në fushën e mjediseve urbane të aksesueshme. Nuk ka statistika të sakta nga të cilat mund të dimë se sa njerëz janë me shikim të dëmtuar, sa janë plotësisht të verbër në Sofje dhe në vend. Kur flasim për një mjedis urban të aksesueshëm, do të thotë që gjatë rinovimeve në qytet të thirren njerëz të tillë dhe të thonë se cilat janë specifikat kur lëvizin.”
Nëpërmjet shëtitjeve të tyre në Sofje për njerëzit me probleme në të parin, Evgeni Mitev dhe bashkëpunëtorët e tij arrijnë të përshkruajnë shumicën e problemeve që infrastruktura urbane e Sofjes krijon për këmbësorët që lëvizin me shkop të bardhë. Fondacioni “Sinergia” përshkruan në raportet e tij disa probleme krejtësisht të reja, moderne që duhet gjithashtu të gjejnë një zgjidhje të shpejtë dhe adekuate. “Aksesueshmëria e qytetit nuk është vetëm fizike dhe në nivelin e infrastrukturës urbane, por edhe aksesueshmëria e faqeve të internetit dhe internetit për personat e verbër” – thotë Evgeni Mitev:
"Rezulton se nuk është aq e lehtë për një njeri me probleme në të parin që të arrijë shpejt në një institucion ose shërbim të caktuar. Por është një avantazh i madh për njerëzit me dëmtim të shikimit, që ata mund të përdorin dhe të punojnë në një kompjuter. Njerëzit e verbër përdorin softuer special që lexon informacionin në ekran, i quajtur lexues ekrani. Kështu, nuk është problem që ata të hyjnë në internet dhe të gjejnë faqet përkatëse. Problemi ndodh kur dikush përpiqet të lundrojë në faqet përkatëse. Duhet menduar edhe kjo aksesueshmëri, e orientuar drejt përdoruesve të verbër të shërbimeve të internetit.”
Për këto 10 vite, që kur Evgeni Mitev punon me fondacionin e tij, ai ka parë përmirësime në jetën e njerëzve me probleme të shikimit, por pas zgjidhjes së të vjetrave, shfaqen të reja, të shkaktuara nga njëfarë modernizimi. Një pengesë e tillë e re janë skuterët urbanë. Ato, përveçse lëvizin shumë shpejt në zonat e këmbësorëve, shpeshherë “parkohen” edhe në mes të trotuareve. Fondacioni i ka dërguar vazhdimisht sinjale administratës, ka një reagim, por duhet edhe "më shumë dukshmëri" për vështirësitë për personat me shikim të dëmtuar. Dhe vetëm një orë ecje me sy të lidhur mund të bëjë këdo që të heqë dorë të hedhë një skuter diku në rrugët e qytetit.
Lexoni më shumë mbi temën nga koleksioni i Radio Bullgarisë:
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Fondacioni “Sinergia”Secila prej tyre sjell ngrohtësi dhe ngjall emocione, sepse është bërë me dorë dhe është e papërsëritshme dhe unike. Dhe shkëlqimet e saj të argjendta na kthejnë në fëmijëri, kur dimrat ishin të ashpër dhe të bardhë si bora, dhe lodrat e..
Më 21 dhjetor, fshati Zmejovo në rajonin e qytetit Stara Zagora shënon festën tradicionale të pelinit. Sipas një tradite të vjetër bullgare, miqtë do të priten me bukë e kripë në sheshin përballë Vatrës së Kulturës, ndërsa për humorin e tyre me një..
Bërja e prodhimeve të thurura është një zanat tradicional që meriton një ringjallje dhe një jetë të re, beson Aleksandrina Pandurska, e njohur për iniciativat e saj të shumta për të promovuar vendet kulturore dhe historike në rajonin e qytetit..
Më 21 dhjetor, fshati Zmejovo në rajonin e qytetit Stara Zagora shënon festën tradicionale të pelinit. Sipas një tradite të vjetër bullgare, miqtë do të..
Bërja e prodhimeve të thurura është një zanat tradicional që meriton një ringjallje dhe një jetë të re, beson Aleksandrina Pandurska, e njohur për..
Gati 2/3 e bullgarëve kanë deklaruar se kanë qenë të lumtur në vitin 2024. 26% janë përgjigjur negativisht në sondazhin tradicional të fundvitit të “Trend”,..