Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Besim në familje” – projekt i fondacionit “Llale”

Në thelbin e projektit “Besim në familje” është organizimi i “konferencave” familjare me pjesëmarrjen e ndërmjetësve specialistë.
Foto: ulipfoundation.net
Anglezët thonë: “Shtëpia ime është kështjella ime”. Edhe pse nuk është bullgare, kjo fjali pasqyron psikologjinë popullore të bullgarit, i cili në kohë krize ka vënë në vend të parë në sistemin e vlerave shtëpinë dhe familjen – vendi ku gjejmë kujdes, ngushëllim dhe dashuri. Ndoshta për këtë kur bëhet fjalë për bamirësi, kauzat që gjejnë shpejt mbështetje në shoqëri janë të lidhura më shumë me fëmijët dhe familja.

“Besim në familje” është një nga projektet e fundit të këtij fondacioni i cili fitoi mbështetje tek nëpunësit e një banke të madhe në kryeqytet. “Ashtu siç tregon emri, fondacioni është i drejtuar ndaj rruajtjes së familjes së shëndoshë në rrezik dhe parandalimit të lënies së fëmijëve dhe çuarjes së tyre nëpër shtëpitë e fëmijëve, thotë zonja Marija Petkova, drejtore e fondacionit “Llale”. – “Të gjithë e dimë që në çdo

© Foto: BGNES

familje dalin vështirësi të karakterit të ndryshëm: shëndetësor, financiar, i sjelljes, të cilat reflektojnë në jetë dhe në prosperitetin e fëmijëve. Shpesh në familjet e varfra dhe ato me një prind apo ato ku njëri nga prindërit ose të dy punojnë jashtë vendit, ka vështirësi të ndryshme për kujdesin e fëmijëve. Në disa raste arrihet që fëmijët i dërgojnë nëpër institucione përkatëse. Me mbështetjen e vogël por në kohë, shumica e familjeve arrijnë t’i përballojnë vështirësitë. Besojmë që me këtë projekt mund të tregojmë se ndarja e fëmijëve nga prindërit mund të mënjanohet. Në Bullgari ka shumë vogëlush që i kanë të gjallë prindërit dhe të afërmit por për to kujdesen institucionet. Besoj thellë këto fëmijë kanë të drejtë të jetojnë me të afërmit e tyre dhe në shtëpinë e tyre. Për këtë, projektin e emërtuam “Besim në familje” pikërisht sepse besojmë dhe dimë që një pjesë e madhe e familjeve, që përjetojnë një krizë apo tjetër, mund t’u jepet mbështetje e përshtatshme dhe në kohën e duhur.

Në thelbin e këtij projekti është organizimi i “konferencave” familjare me pjesëmarrjen e ndërmjetësve specialistë. Projekti “Besim në familje” do të fillojë në 15 fshatra të komunës Haskovo, Svilengrad dhe Ljubimec (Bullgari Jugore). “Kjo është qasje, e cila gjatë dhjetë viteve të fundit gjen aplikim në Evropën Perëndimore dhe Amerikën e Veriut, shpjegon zonja Petkova. Ndërmjetësi specialist organizon takime të familjes së gjerë – “konferenca” familjare ku marrin pjesë edhe shokët, fqinjët dhe të afërmit. Diskutohet dhe merren vendime për veprimet e ardhshme në interes të kujdesit korrekt dhe edukimit të fëmijëve. Në këto takime të kristalizohen problemet dhe arsyet e krizës në familje, të bashkohen përpjekjet për t'u përballur me to.

Gjatë pranverës në Bullgari, si mësues për projektin “Besim në familje” ishin ftuar nëpunës socialë nga Serbia dhe Maqedonia, ashtu edhe nga Holanda – një nga vendet me më shumë përvojë në mbajtjen e “konferencave” familjare. “Në fillim është menduar se këto “konferenca” do të jenë të dobishme më shumë për punën me familjet kujdestare. Por doli që metoda është e aplikueshme dhe jep rezultate për të gjitha familjet, pavarësisht nga veçoritë etnike, kulturore, sociale apo fetare”, thotë zonja Maria Petkova.

Përgatiti në shqip: Ndriçim Uka

По публикацията работи: Diana Hristakieva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Shoqata turistike Trapezica

Rruga drejt shëndetit – fushata “Lëviz dhe fito” nis me një shëtitje deri te shtëpia e pushimit “Bozhur”

Me një shëtitje pranverore deri te shtëpia e pushimit “Bozhur”, dhjetëra entuziastë dhe dashamirës të natyrës do të nisin edicionin e 44-t të fushatës “Lëviz dhe fito” . Shëtitja e parë do të zhvillohet më 3 maj me pikë grumbullimi – Ura e Peshkopit..

botuar më 25-05-03 9.10.PD

Reliktet e Shën Gjergjit Fitimtar vizitojnë kishën "Shën Athanasi i Madh" në Gorni Llozen

“Nëse ka besim të fortë dhe lutje, shenjti do të të ndihmojë dhe do ta çojë lutjen tënde te Zoti”, është i bindur at Georgi Markov nga kisha në fshatin Gorni Llozen të Sofjes, dhe shton se shumë herë ka parë mrekullitë që Shën Gjergji bën edhe sot...

botuar më 25-05-02 11.00.PD

1160 vjetori i pagëzimit të popullit bullgar do të kremtohet në Pliska

Më 2 maj në Pliska, kryetarja e Kuvendit Popullor Natalija Kisellova do të asistojë në kremtimin e 1160 vjetorit të pagëzimit të popullit bullgar dhe 1170 vjetorit të krijimit të alfabetit bullgar . Kjo u njoftua nga qendra e shtypit e..

botuar më 25-05-02 6.10.PD