Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mbi 10 mijë mësues bullgarë do të kualifikohen në kuadrin e programit “Intel Teach”

Ministri i arsimit Sergej Ignatov (djathtas) dhe drejtuesi i programit “Bota përpara” Xhon Dejvis.
Foto: minedu.government.bg
Gjatë këtyre ditëve Ministria e arsimit, rinisë dhe shkencës nënshkroi në Sofje Memorandum për mirëkuptim me korporatën IT “Intel” në lidhje me startin e programit “Intel Teach” në Bullgari. Programi është i përqendruar mbi zhvillimin profesional të mësuesve mbi bazën e teknologjive më të reja të informacionit dhe koncepte për një arsim elektronik të shekullit të XXI. Dokumenti parashikon bashkëpunim në përgatitjen e pedagogëve për shfrytëzimin e këtyre teknologjive në arsim, si dhe edukimi i fëmijëve.

“Për 3 vjet në kuadrin e programit do të arsimohen mbi 10 mijë mësues bullgarë në nivele të ndryshme” – deklaroi gjatë nënshkrimit të Memorandumit ministri i arsimit Sergej Ignatov. Sipas tij shkollat bullgare kanë një bazë të mirë për këtë ndryshim dhe gjatë 2 vjetëve të ardhshme përmes programit do të krijohet baza për elektronizimin e shkollës bullgare. “Qëllimi është që deri në fund të vitit 2014 më shumë se 10 mijë nga pedagogët tanë të mësohen të shfrytëzojnë internet teknologjitë tanimë dhe si instrument të arsimit, tha ministri. Por një qëllim tjetër i programit është edukimi i fëmijëve si të shfrytëzojnë kompjuterin dhe internetin si mjet për arsimin, planifikimin e kështu me radhë. Procesi do të koordinohet bashkërisht dhe nga pala bullgare dhe nga korporata. Në këtë etapë Bullgaria nuk ka asnjëfarë angazhimesh financiare dhe ky investim serioz në arsimin bullgar bëhet krejtësisht me të vërtetë nga kompania IT.”

Nga ana e korporatës Memorandumin e firmosi zëvendëspresidenti Xhon Dejvis, drejtues i programit “Bota përpara”. “Deri tani kompania ka investuar përpjekje të mëdha në transformimin e arsimit dhe të edukimit IT të nxënësve në të gjithë botën – vuri në dukje ai. Ne kemi programe për arsimin e fëmijëve, punojmë me firma të ndryshme tele-komunikuese për lidhjen e internetit me shkollën. Investojmë në 2 fusha bazë – futjen e internet teknologjive në shkollë dhe programin bazë për arsimin IT e mësuesve. Por jo thjesht të mësohen të përdorin kompjuterin, por që të mund ta shfrytëzojnë në dhomën e mësuesit si një instrument për dhënien e mësimeve. Deri tani mbi këtë program kemi arsimuar mbi 10 milionë mësues nga e gjithë bota. Ai është mjaft efektiv dhe në qoftë se mundemi ta përshtatim mirë ndaj internet kushteve vendase, do të mundim dhe të transformojmë arsimin në Bullgari. Tani po e vëmë fillimin e programit këtu. Do të arsimojmë mësuesit falas. Kurse ata si instruktorë, do të përgatisin mësues të tjerë. Tanimë jemi gati me testimin e përgatitjes të 15 vetave si “mjeshtër-instruktor”, me fjalë të tjera, instruktor nga klasa e parë (më e larta) për Bullgarinë. Shpresojmë se, ata do të mundin të arsimojnë gjatë 3 vjetëve të para të programit të paktën 10 mijë mësues, si një bazë për ri-transformimin e arsimit shkollor në Bullgari në internet arsim dhe do të gëzohemi që kjo të realizohet.”

Për Radio Bullgarinë zoti Xhon Dejvis saktësoi akoma: “Çdo vit investojmë mbi 100 milionë dollarë amerikanë për një internet arsim të tillë në vende të ndryshme në botë. Me këto para po përgatisim mësues, kurse ata nga ana e vet në praktikë arsimojnë mbi 7 milionë nxënës nga e gjithë bota të shfrytëzojnë teknologjitë e reja të informacionit si mjet për arsim dhe përpunim shkencor. Me fjalë të tjera këto mjete futen krejtësisht për arsimin vite të tëra përpara. Përveç kësaj, sigurojmë një ekip prej ekspertëve për arsimin e mësuesve, dokumentacioni i domosdoshëm dhe përpunimi i saj, paraqitja e kësaj se si realizohet në praktikë ky lloji mësimdhënieje, si dhe të gjithë specialistët e tjerë të domosdoshëm. Kurse qeveria bullgare dhe ministri i arsimit vetëm venë në dukje se kush duhet të jetë i arsimuar”, shënoi katerokisht zoti Xhon Dejvis.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Tatjana Obretenova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një ekspozitë në "Urën e të dashuruarve" në Sofje ndjek arritjet bullgare të olimpiadave shkencore

Sukseset e Bullgarisë në olimpiadat ndërkombëtare të shkencës për vitin 2024 u mblodhën në ekspozitën "Mendjet fantastike". E hapur me rastin e Ditës së Iluministëve të Popullit në “Urën e të Dashuruarve” pranë Pallatit Kombëtar të Kulturës, ekspozita..

botuar më 24-11-02 8.10.PD

Në Ditën e të Vdekurve para festës së Shën Kryeengjëllit Mihaill, përkujtojmë të ndjerët dhe japim lëmoshë

Në kalendarin e Kishës Ortodokse Bullgare janë edhe tri ditë të veçanta në të cilat besimtarët i luten Zotit dhe japin lëmoshë në kujtim të të dashurve të tyre të vdekur. Këto janë tre Ditët e Gjithë Shpirtrave që shënohen gjithmonë të shtunave para..

botuar më 24-11-02 5.45.PD
Foto: Facebook/Shkolla e Mesme Nr. 81

Radio Bullgaria hyri në klasa

Tekste të shkurtra në rusisht dhe gjermanisht nga ueb-faqja e Radio Bullgarisë , u bënë pjesë e mësimit të nxënësve nga Shkolla e Mesme Nr. 81 "Viktor Jugo" në Sofje në Ditën e Iluministëve të Popullit. Mësuesja Maria Novosellceva dhe nxënësit nga..

botuar më 24-11-01 4.57.MD