Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shkolla e së ardhmes

Metodika “jump mat” motivon fëmijët të përvetësojnë njohuritë e reja.
Foto: jumpmath1.org
Para se të hyjnë për herë të parë në klasë, shumë prej fëmijëve ëndërrojnë atë vend fantazmë – shkollën, e cila do t’ua hapë derën e botës së të rriturve. Ndjenjat për një përjetim magjik në “tempullin e njohurive” i bën të lumtur dhe të gëzuar. Mirëpo, në shumë raste këto emocione pozitive të ditës së parë në shkollë humben. Shpeshherë kjo shpjegohet me faktin se fëmija nuk mund të përballojë ndonjë detyrë të vështirë ose nuk mund të mësohet me disiplinën në klasë. A është e mundur që shkolla e së ardhmes të shndërrohet në një vend, ku të gjithë fëmijët përvetësojnë njohuritë e reja në të njëjtën mënyrë, marrin nota vetëm të shkëlqyeshme dhe janë të lumtur? Kjo pyetje duket pak e çuditshme, por është duke kërkuar përgjigje. Javor Xhonev është bashkëkrijuesi i grupit më të madh të kompanive të IT-së. Ai merr pjesë në disa organizata joqeveritare, të cilat i kanë për detyrë çështjet e arsimit bullgar. Z. Xhonev rrëfen për një projekt eksperiment, i cili realizohet nga Instituti i sapokrijuar për arsim progresiv.

“Projekti i parë i Institutit ka të bëjë me zbatimin e metodikës “jump mat”. Ajo u përgatit në Kanada në vazhdim të 15 vjetëve. Metodika bazohet në provën që çdo fëmijë mund të jetë i shkëlqyer në matematikë. Kjo mund të bëhet, kur fëmijës i krijohet një mjedis i sigurt dhe komod për të mësuar dhe kur mësimet i shpjegohen në mënyrë që të kuptohen në thellësi. Nëse ekziston mjedisi i përshtatshëm dhe ka marrëdhënie të mira midis nxënësit dhe mësuesit, nëse nxitet entuziazmi dhe siguria në vetvete, fëmija do t’i zgjidh problemat e vëna, i bindur është z. Xhonev. Hapat e kalimit në çdo material të ri duhet të jenë mjaft të vogla për t’i kapërcyer lehtësisht. Sot fëmijët kanë materiale të ndërlikuara për t’u mësuar dhe janë pak ata që i përvetësojnë me sukses. Në “jump mat” nuk është kështu. Jepen materiale të lehta që të kalohet në nivelin tjetër më të vështirë. Në fillim gjithçka bëhet ngadalë, por me kalimin e kohës nxënësit fitojnë siguri në vetvete dhe munden më mirë se ata që mësojnë sipas sistemit të zakonshëm të arsimit. D.m.th. në vitin e parë shkollor fëmijët që kanë mësuar sipas metodikës “jump mat” dalin me të njëjtin material si sasi diturie, por më të mirë për nga cilësia. Gjatë vitit të dytë përvetësojnë materialin që zakonisht mësohet për një vit e gjysmë”, sqaron Javor Xhonevi.

Ky model dhe aftësi mund të përdoren edhe gjatë mësimdhënies në lëndët e tjera. Vjet në Bullgari dy klasa të shkollës fillore kanë mësuar matematikë sipas sistemit të ri dhe eksperimenti ishte i suksesshëm. Tani në mbarë vendin mësohen 35 klasa sipas metodikës “jump mat” dhe z. Xhonev është duke parë rezultate pozitive. Sipas tij, ka nevojë për një ndryshim të konsiderueshëm në mënyrën e mendimit. Prandaj duhet që nga sot të fillojë trajnimi i mësuesve të rinj. “Duke ndryshuar sjelljen e mësuesve ndaj nxënësve, ne krijojmë kushte që këto fëmijë një ditë ta kenë dëshirën të bëhen mësues”, pohon Javor Xhonevi, i cili zbulon edhe një veçori tjetër të sistemit të ri shkollor.

“Në “jump mat” nuk ekzistojnë nota siç ato të zakonshme. Ka dy variante të vlerësimet, që kanë të bëjnë me mesazhin e mësuesit drejtuar nxënësit. Njëri – “këtë ti nuk e ke kuptuar mirë, më ndihmo që t’ia sqarojë”, ndërsa tjetri lidhet me këtë lloj mesazhi “të lumtë, ti e kuptove këtë, vazhdo më tutje, shko drejt sfidës tjetër”. Fatkeqësisht, mënyra e zakonshme e vlerësimit është njëri nga instrumentet e arsimit, kështu të thuhet, me dhunë psikike. Të këtij mendimi janë shumë prindër. Aktualisht pothuajse tërë pedagogjia bazohet në detyrime si me shenja pozitive, ashtu edhe me ato negative. Kjo bëhet nëpërmjet qortimeve ose lavdërimeve. Është e vërtetuar se pa pasur motivim të brendshëm, mësimi nuk është i hollësishëm. Notat e shkëlqyeshme ose ato të dobëta mund të bëjnë fëmijën, në rastin e parë, të mësojë materialin për një kohë të caktuar dhe pastaj ta harroj, dhe në rastin tjetër – të heqë dorë nga procesi i mësimit në përgjithësi”, është i mendimit z. Xhonev.

Mësuesit gjithashtu duhet të kenë kushtet e përshtatshme të mësimdhënies. “Aktualisht në Bullgari në profesionin e mësuesit nuk ka shumë besim. Kemi për qëllim që t’u japin mësuesve përgjegjësi, por edhe liri – thotë Javor Xhonevi, i cili është njëri nga organizatorët e lëvizjes shoqërore “Dialogu i së ardhmes”. – Ky është investimi më i rëndësishëm i së ardhmes sonë, sepse në këtë që e mësojmë fëmijët sot, kjo do të na kthejë nesër. Për momentin e kemi mundësinë që të formojmë elitin e ardhshëm të shoqërisë. Prandaj lëvizjen e kemi titulluar “Dialogu i së ardhmes”.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Lina Ivanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Gjermania, Britania e Madhe dhe Holanda janë destinacionet e preferuara për emigracion nga bullgarët

8000 bullgarë janë kthyer në Bullgari dhe afro 12 000 janë larguar prej saj në vitin 2023, tha për programin “Horizont” të BNR-së Magdalena Kostova, drejtoreshë e Drejtorisë së “Statistikave Demografike dhe Sociale” në Institutin Kombëtar të..

botuar më 24-10-22 4.11.MD
Marcelo Tarapov

Kundëradmirali Marcelo Tarapov: Bullgaria dhe Argjentina po zhvillojnë një aktivitet të frytshëm të përbashkët në Antarktidë

Ekspedita e parë kërkimore bullgare në Antarktidë u zhvillua në pranverën e vitit 1988 dhe me të filluan edhe studimet e njëpasnjëshme shkencore të studiuesve vendas në Kontinentin e Akullit. "Këto janë kushtet më ekstreme në të cilat një person mund..

botuar më 24-10-22 7.30.PD

Bullgaria bëri ekzaminime parandaluese për bullgarët në fshatin shqiptar Pustec

Një ekuipazh në detyrë i avionit C-27J "Spartan" nga Baza Ajrore “Vrazhdebna” siguroi transportin ajror nga Sofja në Tiranë të Shqipërisë, të një ekipi mjekësor të përbërë nga specialistë të ndryshëm mjekësorë dhe pajisjet e tyre. Këtë të shtunë dhe..

botuar më 24-10-21 3.48.MD