Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sfida para integrimit të romëve në sistemin arsimor

Mbi 40% nga romët janë me arsim fillor.
Foto: BGNES
Plakja e kombit, si dhe proceset e migracionit venë probleme serioze përpara tregut të punës. Punëdhënësit në shumë sektorë të ekonomisë ankohen nga mungesa e specialistëve. Në të njëjtën kohë në byrotë e punës, në të cilat nuk mund të gjendet punë, janë kryesisht me një arsim të ulët, ku një pjesë e madhe prej tyre janë nga etnosi rom. Për shkak të proceseve të rënda demografike vjen koha, kur romët do të dalin një faktor kyç në tregun e punës. Kurse ata në pjesën e vet më të madhe janë ose analfabet, ose me një arsim fillor. Prandaj çështja për integrimin e tyre arsimues në shoqëri, si një pjesë nga integrimi i tyre i plotë. Është shumë i rëndësishëm.

Numri real i romëve në Bullgari është rreth 800 mijë, pavarësisht se gjatë numërimit të fundit të popullsisë shifra e tyre është më e pakët – rreth 350 mijë, thotë Dejan Kolev nga Qendra për dialog ndëretnik dhe tolerancë “Amalipe”. Shkaku është se, një pjesë nga romët identifikohen si bullgarë, kurse të tjerë – si pjesë nga pakicat e ndryshme. Mezi 0,5% nga romët bullgarë janë me arsim të lartë. Numri i tyre është shtuar gjatë 10 vjetëve të fundit, por pavarësisht nga kjo është mjaft i pakët, sepse përqindja mesatare e njerëzve me arsim të lartë për vendin është 23. Ata të cilët kanë përfunduar arsimin e mesëm janë 13%, që po kështu është shumë pak. Mbi 40% nga romët janë me arsim fillor ose me arsim të papërfunduar tetëvjeçar. Kurse rreth 17% janë analfabet, për të tillën konsiderohen dhe ata të cilën nuk kanë mbaruar klasën e 4. Numërimi i popullsisë tregon se, më i madh është numri i romëve analfabet në Rodopet Lindore, në regjionin e qytetit Kërxhali në Bullgarinë Jugore. Aty mbi 28% nga ky etnos në moshë mbi 20 vjeç asnjëherë nuk kanë shkuar në shkollë. Shumë serioze është dhe shifra e fëmijëve romë, të cilët kanë rënë nga shkolla, pavarësisht se shteti ka ndërhyrë, që të mund ta ndërpresë këtë praktikë. Ajo e ka lidhur marrjen e ndihmave sociale me vajtjen në shkollë.

“Sfidat para integrimit të romëve në sistemin arsimor janë të shumta, thotë Dejan Kolev. – Duke filluar që në moshën më të vogël, duhet të shtohet numri i fëmijëve romë, të cilët marrin pjesë në forma të arsimit parashkollor. Sepse sa më herët që të shkojnë fëmijët në kopsht, kaq më lehtë përshtaten pas kësaj në shkollë. Sa i përket arsimit shkollor, sfida bazë aty është, nga njëra anë aplikimi i arsimit inter-kulturor, që u jep mundësi të gjithë fëmijëve të njohin traditat, kulturat e etnoseve të ndryshme. Nga ana tjetër, kjo u lejon fëmijëve nga pakicat etnike të ruajnë dhe të zhvillojnë identitetin e vet kulturor. Një sfidë tjetër janë shkollat e formuara rome të lagjeve, në të cilat arsimohen vetëm nxënës romë dhe në të cilat cilësia e arsimit është më e ulët. Duhet të bëhet shumë dhe për përmirësimin e cilësisë të arsimit në shkollat fshatare, në të cilat mësojnë një përqindje e madhe e fëmijëve nga bashkësia rome.”

E gjithë kjo është premisë për shtimin e përqindjes së romëve, të cilët më vonë do të përfundojnë dhe arsim të lartë dhe kështu do të jenë konkurrentë në tregun e punës. Shkalla e ulët e arsimit është shkaku për papunësinë e madhe mes romëve dhe çon deri në margjinalizimin e një pjesë prej tyre. Një pjesë e madhe nga familjet rome me shumë fëmijë preferojnë të jetojnë nga ndihmat e marra sociale. E vërteta është se, bile të gjendet punë për ta, ata shpesh refuzojnë të punojnë, me qenë se të ardhurat, të cilat i marrin si qytetarë të dobët për nga ana sociale nga shteti, si dhe ndihmat për fëmijët, janë më shumë nga rroga e propozuar.

Problemet e bashkësisë rome në Bullgari janë të rënda, janë të lidhura me kushtet e këqija të banimit, mungesa e punës, niveli i tyre i arsimit etj. Por ato mund të zgjidhen vetëm me mobilizimin e përpjekjeve dhe të vetë romëve. Një pjesë e madhe nga romët e qytetit akoma jetojnë në lagje të formuara të veçanta pa kanalizim, por shpesh në shtëpitë mungon dhe uji i rrjedhshëm. Por e vërtetë është dhe kjo se pavarësisht nga shtëpitë përdhese, johigjienike, pothuajse në çdo shtëpi rome ka antenë satelite, kurse vetë romët nuk bëjnë përpjekje të shumta të ndryshojnë diçka.

Gjatë vitit 2006 Bullgaria miratoi programin kombëtar për përmirësimin e kushteve të banimit të romëve, por këto probleme zgjidhen vështirë. Kohët e fundit qeveria paraqiti projekt të Strategjisë kombëtare për integrimin e tyre në shoqërinë bullgare, dokumenti i radhës, i cili do të mundohet të ndryshojë më shpejt gjendjen e këtij etnosi te ne. Strategjia e ve aksentin mbi arsimin si një nga problemet më të rëndësishme të romëve. Parashikohet inkurajim të klasave të përziera në shkollë. Për përmirësimin e kushteve të banimit të romëve – aksenti tjetër në dokument, do t’u jepen terrene të reja për ndërtim në qytetet. Kështu do të ecet drejt zhdukjes në etapa të lagjeve rome – një nga mënyrat për një integrim të plotë të këtij etnosi në shoqëri.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Millka Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një spektakël diellor mund të shihet në Observatorin Astronomik të qytetit Kërxhali

Observatori Astronomik me Planetar "Sllavej Zllatev" në qytetin Karxhali hapi "hyrjen e lirë" me rastin e festës së qytetit - 21 tetorit. Nëse moti e lejon, vizitorët mund të vëzhgojnë Diellin dhe njollat ​​e diellit - shpjegon drejtori i..

botuar më 24-10-20 6.15.PD
Në foto (nga e majta në të djathtë): Drejtoresha e Agjencisë Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Vendit Rajna Manxhukova, Zdravka Vlladova-Momçeva, Joana Znepollska, Radosllava Nedjallkova, gazetarja Cvetana Paskaleva dhe Nevenka Kostadinova

Radosllava Nedjallkova nga Milano është "Bullgarja e Vitit 2023", auditori nderoi Nevenka Kostadinova nga Serbia

Radosllava Nedjallkova nga Milano u zgjodh "Bullgarja e Vitit 2023" në mesin e 24 bashkatdhetarëve të nominuar nga 19 vende. Dallimi me emrin e Shenjtores Zllata Mëglenska u dorëzua sot në një ceremoni solemne në Universitetin e Ekonomisë Kombëtare..

botuar më 24-10-18 4.14.MD

Në Sofje, tregojnë gjeneratën e fundit të makinave dhe të ardhmen e teknologjive auto

Sofja është mikpritëse e ekspozitës më të madhe të automobilave në Evropë këtë vit, tha për BTA Aleksandër Kostadinov, kryetar i Bordit Drejtues të Shoqatës së Prodhuesve të Automobilave. Nga 18 deri në 27 tetorit në Inter Expo Center, "Salloni..

botuar më 24-10-18 11.06.PD