Radosllava Nedjallkova nga Milano u zgjodh "Bullgarja e Vitit 2023" në mesin e 24 bashkatdhetarëve të nominuar nga 19 vende. Dallimi me emrin e Shenjtores Zllata Mëglenska u dorëzua sot në një ceremoni solemne në Universitetin e Ekonomisë Kombëtare dhe Botërore në Sofje.
Radosllava Nedjalkova është ndër themeluesit dhe kryetarja e Bordit Drejtues të Shoqatës për Kulturën Bullgare në Milano, si dhe ndër themeluesit në vitin 2013 të grupit të parë folklorik bullgar atje - "Nashenci". Ajo është gjithashtu një nga themelueset e Shoqatës së Ansambleve Folklorike Bullgare jashtë vendit, që e nominuan për çmimin prestigjioz të Agjencisë Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Vendit.
Për vitin e parë publiku pati mundësinë të zgjidhte edhe të preferuarën e tyre mes të nominuarve. Çmimi "Bullgarja e preferuar e publikut" iu dha Nevenka Kostadinova, e lindur në fshatin serb Glozije, sepse ajo kontribuoi në ruajtjen e komunitetit bullgar në Bosilegrad duke u ofruar punë 100 grave nga grupet vulnerabël, njoftoi gazetarja e Radio Bullgarisë, Gergana Mançeva. Si anëtare e Këshillit Kombëtar të Minoritetit Bullgar, Nevenka Kostadinova ndihmon në përhapjen e afirmimin e veroreve bullgare në shkollat fillore, si pjesë e identitetit bullgar. Punon në mënyrë aktive me komunitetin bullgar në Bosilegrad të Serbisë, dhe u nominuar për konkursin e Agjencisë Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Vendit nga Shoqata Rajonale për Reformë dhe Zhvillim "Roden Kraj", Kjustendill.
Urë midis botëve përfaqëson në vetvete projekti “Karizma e bullgarit”. Me të Dimitrinka Jordanova Komanduçi – psikologe, psikoterapeute, trajnere vokale dhe autore e “Zëri yt mund të ndryshojë jetën tënde” – vë në fokus një temë shumë të rëndësishme për..
Timishoara, një qytet i madh multietnik në Rumaninë Perëndimore, është qendra e rajonit historik të Banatit dhe shtëpia e bullgarëve të Banatit . Përfaqësuesit e këtij komuniteti janë pasardhës të emigrantëve nga trojet bullgare para gati..
Nxënësit nga Gjenerata Z, të cilët aktualisht janë në shkollë (të lindur midis viteve 1995 dhe 2012), masivisht përdorin në praktikën e tyre mësimore inteligjencën artificiale. Sipas vëzhgimeve të mësuesve, bëhet fjalë për mbi 85% të nxënësve tek ne, të..