Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Forcohet roli i metodave speciale në luftën kundër krimit të organizuar

Format bashkëkohore të krimit të organizuar çojnë në përdorimin e mjeteve speciale për investigim. Të këtilla janë mjetet speciale investigative për përgjim. Por në disa raste duhet të ketë edhe agjentë sekretë në grupin e kriminelëve, shpesh edhe në grupe ndërkombëtare. Agjenti mund të pyetet si dëshmitarë dhe dëshmitë e tij mund të përdoren si fakte në gjyq. Kjo metodë për luftën kundër krimit të organizuar është shumë e vlefshme dhe efektive, por edhe shumë e shtrenjtë. Për këtë ajo përdoret vetëm për trafikun e lëndëve narkotike, trafikun e qenieve njerëzore, falsifikimin e parave, kartave elektronike dhe dokumenteve.

Në Bullgari përdorimi i “agjentit sekret” ka filluar gjatë vitit 2006 me hyrjen në fuqi të Kodit të ri të procedurës penale. Ky kod parashikon mbrojtjen e agjentit sekret dhe rendin special të pyetjeve si dëshmitar, qoftë edhe me telefon apo me lidhje video, ku identiteti i tij është sekret. Afati i veprimtarisë së një agjenti sekret është nga 2 deri 6 muaj. Pas kësaj me ndihmën e psikologut ai riadaptohet dhe kthehet në jetë normale ose ndërron identitetin dhe vendbanimin në qoftë se ka rrezik për jetën dhe familjen e tij. Këtë e bëri të qartë Rada Smedovska nga fondacioni RiskMonitor. Ajo prezantoi para parlamentit bullgar një kërkim të fondacionit me temë “Metoda speciale për luftën kundër krimit të organizuar – agjenti sekret”.

Sipas raportit gjatë vitit 2010 gjykatat e rretheve në Bullgari kanë dhënë 63 leje për përdorimin e agjentëve sekretë në krahasim me 14 gjatë vitit 2009. Përveç kësaj, kjo mënyrë përdoret shumë më rrallë nga të ashtuquajturat mjete speciale për investigim. Gjatë vitit të kaluar përgjimi me këto mjete është përdorur në mbi 65% e investigimeve, derisa vendosja e një agjenti sekret – në më pak se 6%. Por raporti krahason cilësinë dhe statusin juridik të agjentit sekret në Bullgari me ShBA – shtetin më liberal dhe Italinë – shtetin më konservator.

“Në krahasim me ato, Bullgaria ka legjislacion të përpunuar mirë, sepse në këtë të fundit monitorohet figura e agjentit sekret në karakteristikat e tij si lëvizje, mbrojtje etj. pohon Rada Smedovska. – Kundrejt këtyre dy shteteve Bullgaria është diku në mes, që do të thotë është shumë mirë. Agjenti sekret vepron në kufirin e ligjit. Të drejtat e tij këtu janë të shkruar në mënyrë të kufizuar. Pavarësisht nga kjo, këto të drejta i japin shumë mundësi, që të mund të mbaroj efektivisht punën e vet. I rëndësishëm është fakti, që ligjvënia ka parë drejt vendosjes së agjentëve në të gjitha shtetet. Ka shumë shtete të cilat nuk interesohen nga roli i agjentëve në procesin e dëshmisë. Përderisa ligjvënia jonë është disi e përmirësuar në raport me këtë gjatë vitit të fundit.”

Sipas Rada Smedovkës raporti nënvizon edhe disa lëshime të vogla në legjislacion në lidhje me metodën për luftën kundër krimit. “Një nga gabimet është i lidhur me kompetencat e agjentëve sekretë. Sipas nesh ata nuk janë shumë të qartë në legjislacion. Ky është një nga konkluzionet kryesore. Konkluzioni tjetër është që duhet të bëhet analizë institucionale nëse është efektive kjo metodë dhe sa. Do të thotë, mungon statistika e unifikuar me kritere të njëjta nga institucione të ndryshme. Ata japin informacion statistikor tërësisht të ndryshëm dhe mungon analiza cilësore dhe sasiore e cila jep vlerësimin e metodës. Kështu që kjo është gjëja për të cilën ne duhet të mendojmë akoma.”

Por Rada Smedovska është optimiste që gabimet do të korrigjohen shumë shpejt me ndryshimet në ligjvënie pas këtij debati të gjerë publik me temë “Deri tani tema ishte tabu – absolutisht agjentët sekretë”. Tani edhe vetë institucionet, të cilët përdorin këtë mënyrë janë optimistë dhe kanë dëshirë ta bëjnë më efektivë. “Nëse duam të luftojmë krimin e organizuar duhet të zhvillojmë këtë metodë, qoftë e rrezikshme, e vështirë apo specifike,” mbaron kategorikisht ekspertja.

Përgatiti në shqip: Ndriçim Uka
По публикацията работи: Tatjana Obretenova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: “Shpirti Bullgar i Tokës së Shenjtë” (arkiv)

Vesella Rajçinova: Bullgarët gëzojnë një reputacion shumë të mirë në Izrael

Nuk ka statistika të sakta për numrin e bullgarëve në Izrael. Vlerësohet se hebrenjtë bullgarë të shpërngulur nga vendi ynë janë rreth 50 000. Pavarësisht nga numri i tyre, si në vende të tjera të botës, disa nga bashkatdhetarët tanë janë jashtëzakonisht të..

botuar më 25-02-05 7.15.PD
Burgas

Qytetet bullgare nisin garën për Kryeqytetin Evropian të Kulturës 2032

Në vitin 2032, Bullgaria dhe Danimarka do të zgjedhin qytetet e tyre për titullin "Kryeqyteti Evropian i Kulturës ". Procedura do të fillojë në vitin 2026, kur të dy vendet do të ftojnë zyrtarisht qytetet e tyre për të përgatitur ofertat. Kandidatët..

botuar më 25-02-04 7.20.PD

Në vitin 2024 bullgarët më të rinj janë nga Ukraina dhe Turqia

Në vitin 2024 ka 16 268 bullgarë të rinj, sipas raportit të komisionit nën nënpresidenten Ilijana Jotova për vitin e kaluar. Pra, për herë të parë në 4 vitet e fundit numri i personave të cilëve u është dhënë shtetësia bullgare kalon 16 000 veta. Kjo la..

botuar më 25-02-03 11.08.PD