Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Neli Radeva për kënaqësinë t’u ndihmosh të tjerëve

Një optimiste e madhe, qytetare e botës, njeri, i cili e ndien veten të kënaqur dhe të lumtur nga ajo që po bën. Kështu e përcakton veten Neli Radeva, e cila përpara 6 vjetëve krijon fondacionin “I can too” (“Edhe unë mundem”) që ndihmon fëmijë me të meta. Dhe të gjitha gjërat fillojnë të zhvillohen shumë shpejt bele për pritjet e vet Nelit. Firma të ndryshme, Ministria e transportit, bashkitë, njerëz të artit vetë i propozojnë t’i zgjasin dorë. Sekreti i suksesit mbase fshihet në energjinë të cilën e fut bullgarja e re, dhe në bindjen e saj në kauzën. “Shpresoj se, çdo njeri, duke bërë gjë të vogël, mund të ndihmojë në rastisjen e gjërave të mëdha”, thotë ajo.

Neli ka lindur në qytetin e Plovdivit dhe vjen nga një familje me shumë fëmijë. Ka motër binjake, me të cilën përfundojnë Gjimnazin gjerman dhe nisen të studiojnë në Gjermani. Pas universitetit Neli mbetet për të jetuar aty. Punon për gazeta të ndryshme gjermane dhe në një nga televizionet. Përpara 6 vjetëve vendos të krijojë fondacionin “I can too”, e provokuar nga fakti se në Bullgari zakonisht kujtohemi për problemet e fëmijëve me të meta rreth Festave të Krishtlindjes dhe të Vitit të Ri, kurse ata kanë nevojë prej përkrahje gjatë gjithë vitit. Përveç kësaj Neli ka përpara vetes dhe shembullin e prindërve të vet, të cilët iu ndihmojnë familjeve të ndryshme.

“E zbulova kuptimin e jetës time, tregon ajo për vendimin e saj të merret me bamirësi. Gjatë gjithë jetës time jam mësuar të mendoj edhe për ndonjë njeri tjetër – për binjaken time. Gjithmonë e ndien veten përgjysmë, po të mos mendosh edhe për dikë tjetër dhe kështu zhvillon një altruizëm, mbase të nënvetëdijshëm. Unë bile asnjëherë nuk i kam dhënë llogari vetes, se që t’u ndihmosh të tjerëve është bamirësi. Ne gjithmonë kemi qenë të edukuar në këtë t’i ndajmë gjërat midis nesh, sepse jemi 3 fëmijë. Në familjet me shumë fëmijë është e pamundur të zhvillosh një sjellje për pronësi. Gjithmonë duhet të ndash me të tjerët. Prandaj për mua bamirësia është më tepër stil, mënyrë jetese, të të menduarit dhe për më tepër edukatë.”

Neli pohon po kështu se, nuk ka një kënaqësi më të madhe nga kjo të shikosh gëzimin në sytë e familjeve, të cilëve iu kanë ndihmuar. Ideja e gruas së re është të tërheqë vëmendjen e shoqërisë mbi problemet e fëmijëve me të meta me ndihmën e artit. “Organizojmë ngjarje të ndryshme dhe të mëdha kulturore – koncerte, ekspozita me të cilat mundohemi në mënyrë atraktive të flasim për probleme jo kaq atraktive. Kjo është mënyra të mund të bëhemi interesant për mediat dhe ata të na kthejnë vëmendje, sepse vetëm në këtë mënyrë mund të arrijmë deri te njerëzit”, sqaron Neli. Kështu ndaj fondacionit fillojnë të kthehen për ndihmë bashkime të ndryshme prindërish. Një nga këto organizata joqeveritare – “Fëmijë me probleme në zhvillimin e tyre”, kërkon ndihmën e “I can too” për krijimin e Qendrës mjekësore për fëmijë me të meta.

“Bashkë me ta mobilizuam opinionin shoqëror, kuptohet dhe me ndihmën e mediave, tregon Neli. – Në një hapësirë prej 350 kuadratë, që ishte në një gjendje dhe pamje shumë të keqe, ftuam përfaqësues të biznes-degëve të ndryshme, të cilët të vendosin se në çfarë mënyre mund të përfshihen, me punë ose me materiale, në rinimin e tij. Kështu për 5 muaj, vendi u kthye në një qendër moderne mjekësore. E ndërtuam sipas një shembulli të njërës prej qendrave më të njohura dhe të mira në Evropën Perëndimore – Kinder Centrum në Munih. Aktualisht në qendër u ndihmohet 360 fëmijëve në muaj. Përveç kësaj ka orë pranimi të specialistëve nga Zvicra, Gjermania dhe Ukraina, që u kursen shumë shpenzime prindërve, sepse kanë mundësi te ne të gjejnë ndihmë për fëmijët e vet. E krijuam qendrën dhe ia dhuruam kësaj organizate joqeveritare. Tani po vazhdojmë përpara. Në këtë moment po punojmë për ndërtimin e Qendrës për fëmijë me autizëm në qytetin Plovdiv”.
Grupi D2 është ndër shumë muzikantë të cilët mbështesin kauzën “I can too”

Sipas të dhënave të Agjencisë shtetërore për mbrojtjen e fëmijës në Bullgari ka rreth 16 000 fëmijë autistë, nga të cilët 6000 janë në qytetin Plovdiv. Por sipas të dhënave jozyrtare bullgarët me një problem të tillë janë mbi 100 000”, thotë me një keqardhje Neli. Për grumbullimin e mjeteve dhe për popullarizimin e idesë për një qendër të tillë, “I can too” organizon koncerte të shumta, në të cilat përfshihen në mënyrë bamirësie muzikant bullgarë. Bashkia e Plovdivit ofron një vend falas, në të cilin të ndërtohet qendra. Në të fëmijët me autizëm do të marrin një ndihmë profesionale nga psikologu dhe nga logopedi, do të marrin pjesë në art terapi të ndryshme. Të shtyrë nga ideja, bashkitë në Stara Zagora dhe Burgas po kështu i drejtohen fondacionit me propozim që qendra të ngjashme të krijohen dhe në qytetet e tyre.

“Në fillim ishte pak vështirë, sepse asnjë nuk na njihte, tregon Neli. – Në këtë moment që të gjithë ata duan të punojnë me ne. I jam shumë mirënjohëse të cilët besuan në ide. Sepse kur treni tanimë është nisur, shumë lehtë është të mund ta dallosh si ecës dhe të hipësh në të. Në fillim është shumë e vështirë. Muzikantë të ndryshëm në Bullgari krijojnë këngë të cilat ia përkushtojnë falas “I can too”. Punojmë po kështu me një ekip prej regjisorëve të shkëlqyer në Bullgari. Temellko Temellkov, një fotograf shumë i mirë dhe regjisor, Vasko Stefanov, po kështu regjisorët e një telenovele të njohur kohët e fundit bullgar. Të gjithë ata duan të krijojnë video për ne. Ne kemi organizuar, po të mund të themi kështu, një ushtri prej njerëzve, të cilët kanë njohur veten e vet në këtë ide dhe po kështu kanë thënë “Edhe unë mundem”.
Grupi “Tri O Five” me bluzat e posaçme me logon “I can too”

Muzikanti bullgar Simeon Llazarov, i cili kohët e fundit kryesoi radio-klasifikimin amerikan për indi-muzikë dhe qëndroi në majë 4 javë, incizoi një video-klip ndaj singëllit të vet të dytë vetjak “Can’t get enough” dhe ia dhuroi iniciativës “Edhe unë mundem”.

Për këtë se çfarë pikërisht fshihet pas mesazhit “Dhe unë mundem”, tregon Neli Radeva: “Ne u ndihmojmë fëmijëve në nevojë, kurse nga ana tjetër jemi të drejtuar drejt njerëzve dhe duam të detyrojmë secilin që të besojë, se ai mund të bëjë diçka të mirë me atë të cilën mund të bëjë më mirë. Jo gjithmonë ndihma shprehet në ndonjë përkrahje financiare. Ajo mund të shprehet në këtë, se e jep talentin tënd, bile në këtë se tregon për idenë e tjetrit, pak si “pasoje më tutje”. Ose të ndash në sajtin tënd vend dhe të vendosish logon. Dhe sikurse dhe 1% ose edhe shumë më pak nga njerëzit, të cilët vizitojnë sajtin tënd, të klikojnë dhe të bien në sajtin tonë, me fjalë të tjera në një realitet social, kjo është shumë. Bëmë bluza të posaçme dhe shumë aksesorë me logon “I can too”. Ideja jonë ishte që të bëhemi interesant për të rinjtë. Prandaj filluan të bëjmë foto-sesione, për shembull foto-sesion me këngëtaren e njohur bullgare Bellosllava, me grupin D2 dhe me persona të tjerë të njohur për të rinjtë. Ideja ishte, t’i motivojmë të hyjnë në sajt, që të mund të shikojnë fotografitë më të reja të njeriut të preferuar prej tyre dhe në fund të fundit të bien në këtë realitet social, të ndeshen me probleme fare të papritura prej tyre. Përveç kësaj, çdo një njeri mund të blejë një bluzë të tillë, të fotografohet me të dhe ta dërgojë fotografinë e vet në info@icantoo.eu. Të shfrytëzojë platformën e sajtit tonë, që të mund në këtë mënyrë të formohen një bashkësi e njerëzve të angazhuar nga ana sociale”.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Fotografi: Fondacioni “I can too”
По публикацията работи: Rumjana Cvetkova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Ushqimi apo ngrohja?" – këtë pyetje nuk do të bëjnë familjet në Evropën Lindore këtë dimër, në dallim të atyre në Evropën Perëndimore

Me afrimin e dimrit, shumë njerëz në Evropë po pyesin se si do të ndikojë sezoni në portofolin e tyre dhe nëse do të detyrohen të zgjedhin, për shembull, midis një shtëpie të ngrohtë apo një frigoriferi të plotë. “ Familjet bullgare, si dhe familjet..

botuar më 24-12-11 7.15.MD

Dina Xhevali nga Siria: Kam jetuar një jetë pa rrugëdalje, ndërsa në Bullgari asgjë nuk është e vështirë për mua

Jeta e miliona njerëzve anembanë botës, që jetojnë në kushte lufte, urie, sëmundjesh dhe dëshpërimi të pamasë, është në rrezik çdo ditë. Emigrantëve nga vende të tilla ne shpesh u afrohemi me armiqësi dhe jo me mirëkuptim. Ajo që ata kanë përjetuar..

botuar më 24-12-11 7.30.PD

Shkencëtarët studiojnë gjenomin e Bullgarisë

Më shumë se 1000 njerëz janë përfshirë në fazën pilot të projektit “Gjenomi i Bullgarisë”, i cili synon të mbledhë dhe analizojë një mostër përfaqësuese të gjenomave të bullgarëve bashkëkohorë. Me iniciativën, vendi ynë do të kontribuojë në një projekt..

botuar më 24-12-10 4.43.MD