Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Piktura paraqesin alfabetet e lashta bullgare

Piktori Pavlin Petrov paraqiti 25 krijime
Foto: arkiv personal

Gjatë këtij viti Muzeu historik në qytetin Pazarxhik shënoi 100 vjetorin e themelimit. Mes aktiviteteve në lidhje me festën ishte dhe hapja e ekspozitës në mesin e muajit me titull “Glagolica dhe rune të lashta bullgare” të piktorit Pavlin Petrov. Bashkorganizator i shfaqjes është Asociacioni për zhvillimin e arteve dhe të zanateve – 7. “Qëllimi i ekspozitës është të zgjojë interesin e publikut ndaj historisë bullgare, të mund të krenohemi me fisin tonë dhe me përkatësinë tonë – thotë Pavlin Petrov. Bullgari ka nevojë nga kjo të mund të ngrihet fryma e tij dhe mendoj se, me ekspozita të tilla me rizbulimin dhe njohjen e historisë bullgare, do të ndihemi më krenar dhe të denjë të qëndrojmë me vetëdije mes të gjithë popujve evropianë.”

Ekspozita “Gllagolica dhe rune të lashta bullgare” ka shoqëruar dhe një pjesë nga aktivitetet e Asociacionit për zhvillimin e arteve dhe zanateve – 7, bashkëkryetar i të cilit është Pavlin Petrov: “Ruajtja dhe popullarizimi i zanateve bullgare, traditat, jeta dhe historia, afrimi i fëmijëve dhe të të rinjve ndaj vlerave të vërteta bullgare dhe afirmimi i krenarisë kombëtare dhe vetëdija janë mes qëllimeve bazë të asociacionit, tregon Pavlin Petrovi. – Një pjesë e madhe nga bullgarët nuk dinë shumë për glagolicën (alfabeti i parë sllav), për këtë se cilat kanë qenë simbolet emblematike të popullit bullgar, përpara se ai të ketë bile dhe alfabet. Unë jam nga njerëzit, të cilët mbajnë mend më shumë nga ana vizuale dhe vendosa se kjo është një mënyrë interesante t’i paraqitet auditorit një pjesë nga historia bullgare – përmes pikturave, të shoqëruara me informatë, dhe me të vërtetë u formua një ekspozitë shumë interesante, e cila është kureshtare si për të moshuarit , ashtu dhe për fëmijët, për nxënësit. Pikturat përbëjnë germa nga glagolica, si dhe rune të lashta bullgare (një shkrim i bullgarëve të vjetër) dhe konfiguracione të ndryshme me ta. Por po kështu dhe monograme të kanëve bullgarë si Kubrat dhe Asparuh të cilët kanë drejtuar gjatë shekullit të VII-të. Këto monograme në kohë janë shfrytëzuar në mënyrë të tillë, si dhe tani, të themi se shfrytëzohen shenjat e firmave. Materialet, më të cilët punoj janë dru, qeramikë, lëkurë, tekstil... Pikturoj krejtësisht mbi beze.”

Kureshtja dhe dëshira të ngrejë perden e historisë, të afrohet deri tek e kaluara e lavdishme e bullgarëve dhe të na japë një pjesë prej tij, e shoqërojnë Pavlinin gjatë krijimit të çdo një nga krijimit, të bashkuar në ekspozitën “Gllagolica dhe rune të lashta bullgare”. “Deri në një shkallë të madhe, mungon informacioni, ose është i pjesshëm – thotë Pavlin Petrovi. Por prapë së prapi bëhet fjalë për më shumë se mijëvjeçar mbrapa në kohë. Disponoja me materiale të veçanta nga Muzeu historik kombëtar dhe prej disa muzeve regjionale. Më kanë drejtuar shumë pyetje akademike, sepse njerëzit kanë kuriozitet ndaj temës. Doli se, janë shumë pak njerëzit, të cilët mundin të deshifrojnë runat ose të zbulojnë simbolikën e glagolicës. Po vazhdoj kërkimin, pavarësisht nga vështirësitë.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Fotografitë janë nga arkivi personal i Pavlin Petrovit

По публикацията работи: Diana Hristakieva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Arkeologët zbuluan më shumë se 500 monedha të lashta në Filipopollin e vjetër

Arkeologët zbuluan në Plovdiv më shumë se 500 monedha nga periudha të ndryshme dhe shufra ari për të bërë bizhuteri. Gjetjet janë nga gërmimet e shpëtimit në rrëzat e Qytezës së Vjetër pranë portës së madhe lindore të Filipopollit të lashtë. Në epokën..

botuar më 24-08-19 7.10.PD

Fjetja e Hyjlindëses lavdëron dashurinë e pamasë të Nënës së Zotit

E quajnë Virgjëreshën e Shenjtë Nëna e Jetës së vërtetë, e cila me lutjet e saj shpëton shpirtrat e njerëzve nga vdekja. Ajo është më e dashura dhe më e lavdëruara pas Zotit, tek e cila të gjithë i drejtohen. Kisha e nderon atë më 15 gusht, Ditën e..

botuar më 24-08-15 5.25.PD

Një tempull i ndërtuar nga kryqtarët francezë në shekullin e 15-të ruhet ende në fshatin Vlladimirovo

Dy kisha me emrin e Shën Nikollës ngrihen në një oborr në fshatin Vlladimirovo  në rajonin e qytetit Montana të Bullgarisë Veriperëndimore. Njëra është ortodokse dhe tjetra katolike, gjysmë e rrënuar. Tempulli katolik u ndërtua në vitet 1422-1423 nga..

botuar më 24-08-12 4.22.MD