Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ansambli i dhomës “Solistët e Sofjes” festoi jubileun e vet të pesëdhjetë

Foto: arkiv
Ansambli i dhomës “Solistët e Sofjes” feston jubileun e vet të pesëdhjetë. Ai është krijuar nga 13 instrumentistë në Operën Popullore. Ata vendosin t’u bien veglave muzikore më këmbë dhe akoma me shfaqjen e tyre të parë në vitin 1962 fitojnë zemrat e publikut, i cili i adhuron edhe sot.

Gjatë 16 viteve të para ata punonin aktivisht me dirigjentin dhe kompozitorin Vasill Kazanxhiev dhe ishin disa prej grupeve, të cilat udhëtonin më shumë jashtë. Pas kësaj vazhduan të punojnë me Emill Tabakovin, kurse nga viti 1988 deri më sot udhëheqës i tyre është Pllamen Xhurov. Me koncertet e tyre, me talentin dhe profesionalizimin e tyre të madh “solistët” fitojnë popullaritet të madh dhe përhapin famën e vendit tonë në mbarë botën. Në fakt “Solistët e Sofjes” kanë qenë në të gjitha kontinentet. Nën udhëheqjen e Pllamen Xhurovit ansambli ka qenë shumë herë në Japoni. Ata kanë incizuar mbi 3000 koncerte te ne dhe në botë, për kompani të ndryshme muzikore, kanë realizuar dhjetëra pllaka gramafoni dhe kompaktdisqe, kurse në fondin e Radios Kombëtare Bullgare ruhen mbi 500 incizime të ansamblit. Kanë realizuar dhjetëra premiera botërore të veprave bullgare dhe të huaja.

Qindra janë dirigjentët dhe solistët e huaj, të cilët punojnë bashkë me ansamblin bullgar të dhomës. Nuk mund të përmendin të gjithë emrat e tyre. Disa prej tyre janë Henrik Shering, Daniil Shafran, Patrik Galoa, Najxhël Kenedi. Bashkë me “Solistët e Sofjes” kanë dhënë koncerte dhe disa prej muzikantëve më të mirë bullgarë. Një prej tyre është violinisti i njohur Minço Minçev.

Po të doni të dëgjoni interpretime të zgjedhura të ansamblit të dhomës “Solistët e Sofjes”, klikoni mbi ikonën AUDIO! Ju urojmë minuta të këndshme!

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Antoaneta Radosllavova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Qetë"

Roberto Nikollov, i njohur si Robi, është i palodhur – pasi prezantoi albumin e tij "Të dy" këtë pranverë, tani është gati me një koleksion të ri. Një nga këngët e tij të reja “Qetë” trajton një temë të rëndësishme sociale. Edhe këtu është e..

botuar më 24-10-25 12.40.MD

Big Bendi i Radios Kombëtare Bullgare hap sezonin e ri me një koncert atraktiv

Big Bendi i Radios Kombëtare Bullgare (BNR)   me dirigjent Antoni Donçev hap sezonin e ri krijues me një koncert më 24 tetor në Studion e Parë të Radios. Programi përfshin muzikë origjinale nga Dimitër Bodurov - pianist, kompozitor dhe producent..

botuar më 24-10-24 8.10.PD

“Çdo ditë" – një këngë me mesazh të posaçëm

Gjithmonë origjinale, Preja tërheq vëmendjen e adhuruesve të saj me këngën e re "Çdo ditë". Në të këngëtarja drejton një mesazh të veçantë bazuar në një histori shumë personale. Si autore e tekstit, Preja mori frymëzim nga partneri i saj prej shumë..

botuar më 24-10-24 6.40.PD