Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nëntë vjet “Krishtlindja bullgare” dhuron shpresë

Në kohën e Krishtlindjeve me të vërtetë bëhen çudira. Iniciativa bamirëse “Krishtlindja bullgare” edhe gjatë këtij viti, për herë të radhës, dhuron shpresë për shumë fëmijë. E formuar si ide akoma gjatë vitit 2003 nga presidenti i Republikë, ajo u kthye në iniciativë më e madhe shoqërore bamirëse. Partner i iniciativës është dhe Radioja Kombëtare Bullgare.

Pothuajse rreth 250 mijë euro dhuruan bullgarët gjatë kohës së koncertit bamirës për “Krishtlindjen Bullgare” në Teatrin Popullor gjatë këtij viti, i cili sipas traditës realizohet nën patronazhin e presidentit të Republikës. Mjetet janë mbledhur në sajë të mesazheve të dërguar dhe të telefonatave gjatë kohës së koncertit 2 orësh me pjesëmarrjen e mbi 100 artistëve dhe këngëtarëve. Me çdo mesazh dhe telefonatë me vlerë një levë bullgare u shpreh uniteti ndaj kauzës dhe ishte dhuruar shpresë për 1 fëmijë! Pikërisht shpresa është ajo e cila i mban shumë familje bullgare me fëmijë të sëmurë dhe u jep shpresë, se nuk janë vet dhe se ka se që ku të vijë ndihmë. Bashkërisht me dhurimet e personave të veçantë, të firmave dhe organizatave mbi llogaritë e iniciativës, mjetet e grumbulluara deri në këtë moment vetëm për vitin 2011 janë rreth 500 mijë euro.

Dhurimi, ky gjest i ndihmës ndaj të tjerëve, është i gjallë te bullgarët bile dhe kohëra të krizës. Është i madh bilanci për 8 vjetër e kaluara, qëkurse ekziston iniciativa. Në botimet e mëparshme të “Krishtlindjes Bullgare” janë mbledhur mbi 9 milionë euro. Me mbi 2 milionë euro është ndihmuar shërimi i 1066 fëmijëve bullgarë. Për 139 klinika të fëmijëve janë blerë një pajisje mjekësore dhe ambulanca për rreth 7 milionë euro. Shërimi i cilëve fëmijë të ndihmohet me mjete nga “Krishtlindja Bullgare” vendosin bashkërisht Ministria e shëndetësisë, Asociacioni bullgar i pediatrisë, asociacioni mbi neonatologjinë dhe organizatorët e iniciativës. Kurse nevojtarët prej një shërimi shumë të shtrenjtë të cilët kanë anëtarësuar janë akoma 120 fëmijë bullgarë. Spitalet bullgare nga i gjithë vendi po kështu kanë drejtuar kërkesë për ndihmë me mjete ndaj “Krishtlindjes Bullgare 2011”.

“Fakti se, milionë bullgarë përfshihen në “Krishtlindjen Bullgare” nuk e mënjanon përgjegjësinë e shtetit në sigurimin e një shëndetësie me një cilësi më të mirë.” Këtë e vuri në dukje presidenti Georgi Përvanov në fjalimin e tij gjatë ndezjes së Pemës së Vitit ti Ri para Presidencës në praninë e familjeve dhe të fëmijëve, të cilëve iniciativa bamirëse u ka ndihmuar gjatë viteve. Pikërisht shëndetësia e fëmijëve duhet të jetë prioritet, sepse bëhet fjalë për të ardhmen e kombit, rikujtoi Përvanovi. Kurse forca e “Krishtlindjes bullgare” është dhe në këtë se gjithmonë është e qartë se ku venë mjetet e mbledhura deri në levën e fundit – ato janë gjithmonë në përkrahje të shëndetit dhe të jetës së fëmijëve. Për vitet e kaluara 140 spitale ishin pajisur me teknikë moderne, siç e meritojnë mjekët bullgarë, deklaroi akoma presidenti Përvanov.

Ata të cilët nuk kanë pasur mundësi deri tani të përfshihen në “Krishtlindjen Bullgare”, akoma kanë shans ta bëjnë këtë, sepse telefonat e 3 operatorëve mobilë janë të hapur deri në Vitin e Ri. Një mesazh mund të kthejë buzëqeshjen e çdo një fëmije bullgare.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Millka Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bashkia e kryeqytetit rinovoi një nënkalim me riprodhime dhe mesazhe për kauza sociale

Nënkalimi i Urës së Shqiponjave që lidh rrugën lokale e bulevardit "Carigradsko shose" me Parkun “Kopshti i Borisit” , u transformua plotësisht dhe u kthye në një hapësirë ​​moderne, të ndritshme dhe frymëzuese me riprodhime të pikturave të Sofjes..

botuar më 24-12-29 7.45.PD

E majta europiane dëshiron të jetë sërish ndër më të fortët e ditës

Kryetarja e Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve, Iratxe García Pérez, mori pjesë në një Samit me gazetarët e rrjetit kryesor evropian të radios "Euranet Plus", gjatë të cilit ajo sqaroi qëndrimin e grupit të saj për një sërë çështjesh...

botuar më 24-12-28 5.05.MD

Muzeu Historik Rajonal - Sofje prezanton video histori të ndërtesave ikonike në kryeqytet

Në rubrikën e tij të fundit digjitale "Ndërtesat tregojnë", Muzeu Historik Rajonal - Sofje paraqet historitë e ndërtesave emblematike në qendër të Sofjes, si dhe të njerëzve që dikur kanë jetuar në to. Nisma me video materiale është pjesë e projektit..

botuar më 24-12-28 6.45.PD