Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

24 janari – Dita evropiane për ushqimin e shëndetshëm dhe gatimin me fëmijët

Misioni kryesor i kësaj iniciative është informimi i fëmijëve dhe provokimi i tyre për të kërkuar vetë ushqime të shëndetshme.
Foto: BGNES
Afro 500 nxënës të moshës nga 7 deri në 12 vjeç nga shkollat shtetërore dhe private, si dhe nga shkollat e specializuar për fëmijë me çrregullime, shënojnë 24 janarin si Ditë evropiane për ushqimin e shëndetshëm dhe gatimin me fëmijët në sallën e kryeqytetit “Arena Armeec”. Festa, e cila zhvillohet tashmë pesë vjet me radhë, është iniciativë e Përfaqësisë së Komisionit Evropian te ne dhe e organizatës kulinare “Euro-Toques” – Bullgaria. Bashkë me kuzhinierët dhe me drejtues të njohur televizivë, vogëlushët mësohen të gatuajnë ushqime të shijshme dhe të shëndetshme. Qëllimi është që në këtë mënyrë fëmijët të mësohen të zgjedhin dhe të përgatitin vetë menynë e tyre të balancuar.

Zhoro Ivanov, president i “Euro-Toques” Bullgaria
Rezultatet deri tani janë të pamjaftueshme. Të gjithë specialistët te ne e kanë kryer mirë punën e tyre, kemi rregullore të mira, kemi meny, por kur duhet të zbatohet e gjithë kjo, të gjithë bëjnë atë, që mundin – shënon Zhoro Ivanov, president i “Euro-Toques” Bullgaria. – Kopshtet dhe shkollat tona ende nuk i njohin teknologjitë e reja. Problemi më i madh është se nuk ka para, se buxhetet e tyre nuk janë të mjaftueshme. Misioni kryesor i kësaj iniciative është informimi i fëmijëve dhe provokimi i tyre për të kërkuar vetë ushqime të shëndetshme. Aktualisht tregu është plot produkte më të ndryshme, por asnjë prodhues nuk i ofron produktet e veta për degustim. Është e rëndësishme jo vetëm t’i tregojë në dyqan, por të sqarojë në një debat pse duhet të konsumohen pikërisht këto produkte dhe pse ato ofrohen me këtë çmim. Prandaj ky aktivitet ka për qëllim të provokojë një debat dhe të prezantojmë teknologjitë e reja. Duam t’i bindim institucionet dhe biznesin se duhet të investojnë në ndryshimin e mënyrës së ushqimit në kopshte dhe shkolla. Vetë ne punojmë shumë aktivisht në këtë drejtim. Kemi realizuar dy projekte – bufeja e shkollës dhe mensa e shkollës, ku duam t’i paraqitim idetë tona.

© Foto: BGNES

Përveç se gatuajnë ushqime të balancuara dhe të shumëllojshme, këtë ditë fëmijët marrin pjesë në gara më të ndryshme – si kërcim me litar për shembull etj. Sipas fjalëve të prof. Bozhidar Popov, kryetar i Shoqatës bullgare për ushqimin dhe dietat, problemi i fëmijëve bashkëkohorë është se ata lëvizin shumë pak.Prof. Bozhidar Popov

Në Kongresin e fundit evropian të ushqimit theksi u vu pikërisht mbi rritjen e aktivitetit motorik të fëmijëve. Në qoftë se një fëmijë ushqehet në mënyrë të shëndetshme, por nuk lëviz mjaftë, ai do të shtojë në peshë. Shoqata jonë bashkëpunon shumë mirë me prodhuesit e ushqimeve. Ata i marrin parasysh këshillat tona dhe tashmë filluan të prodhojnë të ashtuquajturat “ushqime funksionale”, të cilat janë të dobishme për shëndetin. Këta prodhues ofrojnë një produkt me më pak sheqer dhe yndyra, pa humbur ai shijen e vet. Kështu fëmijët do të vazhdojnë ta hanë, por ky produkt do të ketë më pak kalori dhe do të jetë më i dobishëm për shëndetin.

Një problem tjetër, sipas dietologëve, është reklamimi i ushqimeve me energji të lartë, të cilat nuk janë të dobishme për shëndetin. Fëmijët i kërkojnë vetë këto produkte dhe në qoftë se nuk i gjejnë në bufenë e shkollës, i blejnë nga dyqanet afër shkollave. Prandaj është shumë i rëndësishëm informimi i mirë i vogëlushëve.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

По публикацията работи: Darina Grigorova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një projekt hapësinor evropian me një kontribut në mbrojtjen e Tokës

Një nga subjektet e përdorura shpesh në filmat apokaliptikë të Hollivudit ka të bëjë me një asteroid të madh që do të godasë Tokën. Një dramatizëm shtesë sjellin masat që duhen marrë për të parandaluar një katastrofë të tillë. Fabula në..

botuar më 24-10-16 8.26.MD

Një shëtitje me sy të lidhur nëpër rrugët e Sofjes tregon se sa e vështirë është për të verbrit të qarkullojnë

15 tetori është Dita Ndërkombëtare e Shkopit të Bardhë dhe çdo vit tërheq vëmendjen e shoqërisë mbi sfidat me të cilat përballen personat me probleme në të parin dhe veçanërisht lidhjen e tyre me shoqërinë tonë. Shkopi i bardhë njihet si një..

botuar më 24-10-15 2.21.MD

Montana - qyteti përtej shablloneve

Montana është një nga qytetet rajonale në veriperëndim të Bullgarisë. Sipas statistikave, rajoni nuk mund të mburret me tregues veçanërisht të lartë në sferën e infrastrukturës, ekonomisë, arsimit, shërbimeve sociale. Sipas të dhënave të vitit të..

botuar më 24-10-15 7.20.PD