Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria miratoi strategjinë e aktualizuar kombëtare për zhvillim demografik

Foto: BGNESBullgaria ndodhet para sfidave të mëdha demografike si lindshmëria e ulët, plakja e popullsisë dhe procese të migracionit, të cilat janë të ngjashme me këto në pjesën më të madhe të shteteve evropiane. Shqetësuese janë të dhënat nga numërimi i fundit të popullsisë në muajt e parë të vitit të kaluar. Numri i bullgarëve po ulet, lindin gjithnjë e më pak fëmijë, kurse numri i pensionistëve po rritet. Gjatë këtyre ditëve qeveria miratoi një strategji të aktualizuar për zhvillim demografik të Bullgarisë 2012-2030, e cila propozon vendime për drejtim të efekteve ekonomike dhe sociale të shkaktuara nga disbilanci demografik.

Situata e tanishme demografike në vend, e bazuar mbi të dhënat nga statistika, tregon se, numri i bullgarëve është mezi 7 milionë e 300 mijë veta. Tendenca është që ndaj vitit 2030 numri të jetë 7 milionë. Shkaqet janë disa: lindje e ulët, mortalitet më i madh te fëmijët, emigracioni. Koeficienti i mortalitetit të fëmijëve gjatë vitit 2010 te ne është 9,4 në njëmijë, më shumë nga dy herë më i lartë nga mesatari për Bashkimin Evropian, ku është 4,3 në njëmijë. Ndaj vitit 2030 në një gruaje në moshë për të lindur do t’i bien rreth 1,5 fëmijë. Në qoftë se realizohen prognozat e statistikës kombëtare, rritja e natyrshme e popullsisë do të vazhdojë të jetë negative. Aty gjatë vitit 2020 bile gjatë një emigracioni zero, popullsia do të vazhdojë të pakësohet. Ulja e lindjeve, që do të thotë dhe pakësim i krahut të punës në të ardhme, imponon domosdoshmërinë prej stimujve të rinj dhe rishikim të politikës shtetërore sa u përket lindjeve dhe familjeve, tregon strategjia.

Procesi i demokratizimit forcoi rrymat e emigracionit. Në bazë të këtij shkaku vetëm midis dy numërimeve të popullsisë që nga viti 2001 dhe nga viti 2011, ajo është pakësuar me pak mbi 170 mijë veta, llogariti statistika. Në pjesën më të madhe të rasteve këta janë njerëz të rinj dhe të arsimuar, në të cilët ka investuar shteti. Kjo tanimë ka pasoja serioze ekonomike dhe sociale. Emigracioni ushtron një efekt të fortë negativ mbi ritjen e popullsisë, me qenë se përmes tij nga vendi ikin gra në një moshë gati për lindje. Në këtë mënyrë pakësohet potenciali i një lindje të ardhshme jo vetëm për 15 vjetët e ardhshme, por dhe për një periudhë më të gjatë prej 40-50 vjetëve. Motivet për emigracion natyrisht që janë punësimi, të ardhura më të larta, standard më të lartë të jetesës. Çështje të politikave të ardhshme është një pjesë prej këtyre njerëzve të kthehen dhe të vazhdojnë realizimin e tyre profesional në vend. Forcohet edhe migracioni i brendshëm i popullsisë drejt qyteteve të mëdha, kurse kjo i shtyn qytetet më të vogla dhe fshatrat drejt mbetjes pa popullsi.

Popullsia e Bullgarisë plaket me ritme të shpejta. Po pakësohet koeficienti i zëvendësimit demografik, me fjalë të tjera përkatësia midis popullsisë në moshë 15-19 vjeç kundrejt popullsisë në moshë 60-64 vjeç. Në qoftë se gjatë vitit 2001 çdo 100 veta, të cilët dalin nga mosha e aftë për punë, janë të zëvendësuar prej 124 njerëzve të rinj, tani të rinjtë zëvendësues janë mezi 74. Kjo mund të destabilizojë financat publike dhe të vështirësojë rritjen ekonomike.

Sipas strategjisë për zhvillim demograf, qëllimi deri në vitin 2030 është vonim i pakësimit të popullsisë përmes inkurajimit të lindjeve. Kjo do të thotë krijimi i mjedisit të favorshëm për rritjen e fëmijëve, përmirësimi i shëndetit reproduktiv të kombit dhe parandalimi i sterilitetit, inkurajimi i planifikimit familjar. Dhe akoma – politika për uljen e numrit të emigrantëve në moshë reproduktive përmes krijimit të punësimit dhe pakësimin e papunësisë rinore përmes përmirësimit të cilësisë së mjedisit të punës dhe pagimin, si dhe tërheqjen mbrapsht në vend të bullgarëve, të cilët jetojnë jashtë shtetit.

Zgjerimi i përfshirjes të shërbimeve shëndetësore dhe sociale për të moshuarit, rritja e cilësisë të jetesës së tyre përsëri është mënyrë për evitimin e pasojave negative nga plakja e kombit. Kjo do të sigurojë mundësi më të mëdha për pjesëmarrje më të madhe të asaj pjese nga bullgarët në tregun e punës.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Millka Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Prof. asoc. Spas Tashev

Rajonet ku jetojnë bullgarë në Shqipëri është e nevojshme të kenë autonomi administrative

Minoriteti kombëtar bullgar në Shqipëri është një nga më të mëdhenjtë në vend, sipas të dhënave nga censi i fundit zyrtar i popullsisë atje. 7 057 persona janë deklaruar si bullgarë, në krahasim me 23 000 që janë identifikuar si grekë, 12 000 si..

botuar më 24-11-19 7.30.PD

Një pemë e bukur bullgare e Krishtlindjeve shkëlqen sërish në Muzeun e Industrisë në Çikago

Një pemë e Krishtlindjeve me dekorime bullgare është vendosur në një vend qendror në Muzeun e Industrisë në Çikago. Për të pestin vit radhazi, bashkatdhetarët nga qyteti amerikan bënë dekorimin luksoz të pemës bullgare të Krishtlindjes me mbi 30 mijë drita..

botuar më 24-11-16 8.40.PD
Një valle e përfaqësuesve të pakicës bullgare në Shqipëri dhe e pjesëmarrësve bullgarë në Takimin Botëror të Mediave Bullgare në Tiranë (22-25.11. 2019)

Tirana njoftoi të dhëna zyrtare të përditësuara për bullgarët në Shqipëri

Në vitin 2023 në Shqipëri u zhvillua regjistrimi i parë i popullsisë pas njohjes zyrtare të pakicës kombëtare bullgare në vitin 2017, sipas të cilit 7057 persona janë vetëdeklaruar bullgarë. Në Shqipëri ka mbi 7 mijë bullgarë “Dy javë më parë,..

botuar më 24-11-15 2.07.MD