Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një barometër kualifikimi në inkurajim të reformave arsimore

Foto: BGNES
Për sa u përket reformave në arsim, të rinjtë në Bullgari tashmë do të orientohen lehtësisht për një kohë më të gjatë, duke përzgjedhur profesionet e tyre. Ata do të përshtaten më mirë me dinamikën e jetës ekonomike në vend. Në sajë të parashikimeve për profesionet më të kërkuara, brezi i ri do të përzgjedhë rrugën e zhvillimit të tij në karrierë dhe vendin e qëndrueshëm që do të zërë në shoqëri.

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale e Bullgarisë përgatiti një projekt që parashikon nevojat e të punësuarve. Projekti financohet nga Programi operativ “Zhvillim i burimeve njerëzore”. Për çfarë bëhet fjalë? Kërkimi i punonjësve me karakteristika të dhëna profesionale në biznes do të mundësojë parashikimet për një kohë më të gjatë. Do të punohet për një barometër të kualifikimeve dhe për një sajt në internet në lidhje me punësimin në sektorë të ndryshëm, nga i cili do të përfitojnë si nxënësit dhe të papunësuarit, po ashtu edhe ata të punësuar. P.sh., çdokush do të parashikojë të ardhmen e vet, duke përzgjedhur arsim dhe profesion, të cilët e mundësojnë gjetjen e punës sa më shpejtë. Duke pasur këtë lloj informacionesh, i punësuari i një dege mund të rikualifikohet, duke gjetur punë në një vend tjetër.

Dejana Kostadinova
Po të kemi informacione afatgjate për kërkesat e biznesit në treg, shumë më mirë do të përcaktonim programet tona të kualifikimit profesional –
thotë Dejana Kostadinova, zëvendës ministrja bullgare e punës dhe politikës sociale. – Kjo është një bazë e mirë për t’u planifikuar reformat në fushën e arsimit. Këto programe do t’i përshtatem në arsimin e mesëm dhe të lartë, kështu që të krijojmë specialistë në sektorët më të kërkuar në tregun e punës. Ky projekt ka për qëllim rritjen e prodhimtarisë së punës, punësinë e qëndrueshme, që nga ana e vet krijojnë kushte të mira për rritje ekonomike.

Sipas Elka Dimitrovës nga Drejtoria “Politika në tregun e punës” pranë ministrisë, e cila mbështetet në të dhënat paraprake, gjatë 2020-ës arsimi cilësuar do të jetë faktori kryesor në gjetjen e punës më të mirë. Biznesi nuk do të kërkojë punonjës me arsim tetëvjeçar, siç më parë. Pjesa e specialistëve me kualifikim të lartë do të rritet. Deri në 2020-ën do të bjerë pothuajse dy herë punësia në fushën e bujqësisë, pylltarisë dhe peshkimit. Po ashtu do të ulet numri i të punësuarve në kompanitë e nxjerrjes, në industrinë e përpunimit, si dhe në fushën e ndërtimeve, ku ka potencial zhvillimi. E ardhmja i përket sektorit të shërbimeve, thotë Elka Dimitrova. Tregti, riparime, transport, shërbime hoteliere e restorantore, etj. janë fushat ku do të hapen vende të reja pune, siç vërehet në të gjitha vendet me ekonomi të zhvilluar. Shumë të punësuar do të ketë në sferën e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit. Financierët, agjentët e sigurimeve, arsimtarët dhe analitikët gjithashtu do të kenë një të ardhme të sigurt. Po numri i të punësuarve në administratë do të ulet. Ata që merren me zejtari dhe me punë dore nuk do të kërkohen aq shumë.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Millka Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Protesta para Teatrit Popullor “Ivan Vazov” u kthye në trazira para premierës së pjesës “Armët dhe njeriu”

Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit të Betejës së Slivnicës , shkaktoi pakënaqësinë e qindra bullgarëve. Ata protestuan para..

rinovuar më 24-11-08 12.27.MD

Një ekspeditë polare bullgare eksploroi Kontinentin e Akullit për herë të 33-të

Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende të ndryshme. Në bordin e anijes kërkimore “Shën Kirill dhe Metodij” ndodhen për herë të parë..

botuar më 24-11-08 7.30.PD

Antarktida është motori i ndryshimeve klimatike

Ambasada e Francës dhe Instituti Francez i Kulturës mblodhën së bashku shkencëtarët për të prezantuar eksperiencën e tyre mbi sfidat shkencore në Antarktidë dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike. Partnerë të aktivitetit ishin Instituti Polar Francez..

botuar më 24-11-07 7.30.PD