Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Punëdhënës dhe sindikatë propozojnë paketë masash për ndryshime në sistemin e pensionimit

Organizatat e punëdhënësve dhe dy sindikatat e mëdha – Konfederata e Sindikatave të Pavarura në Bullgari dhe Konfederata e Punës “Podkrepa”, anëtarë të Këshillit kombëtar të bashkëpunimit trepalësh, arritën konsensus mbi propozimet për vazhdimin e reformës në sistemin e pensionimit dhe një dialog më efektiv social. Sipas biznesit dhe sindikatave në qoftë se tani nuk merren masa ka rrezik në një kohë të shpejt ky sistem të ketë vështirësi shumë serioze. Mes propozimeve të përbashkëta janë kontributet e sigurimeve shoqërore të paguhen për të gjitha format e punës, me fjalë të tjera pensionistët të cilët punojnë po kështu të sigurohen, si dhe të kriminalizohet mospagimi i sigurimeve. Kështu do të ecet drejt shkrirjes së deficitit të madh në buxhetin e Institutit Kombëtar të Sigurimeve, i cili tani për tani plotësohet nga shteti.

Bizhidar Danev, kryetar i Dhomës ekonomike bullgare, sqaron një pjesë nga masat e propozuara: Kryerja e punës gjithmonë shoqërohet me sigurim dhe pagim të kontributeve të sigurimeve shoqërore. Në lidhje me këtë është e domosdoshme të llogariten testet përkatëse normative në Kodeksin për sigurimin social, në të cilat lejohet të punohet, pa paguar kontribute. Me fjalë të tjera, njerëzit të cilët janë pensionistë, pasi fillojnë të punojnë, po kështu duhet të paguajnë kontributet e sigurimeve shoqërore.

Baza e tanishme ekzistuese lejon që pensionistët, të cilët vazhdojnë të punojnë, të paguajnë kontributet e sigurimeve shoqërore, në qoftë se dëshirojnë. Për të gjitha të ardhurat nga puna të paguhen kontribute, janë kategorikë sindikatat dhe biznesi. Stabilizimi i sistemit të pensionimit sipas tyre kalon dhe përmes saktësimit të mënyrës dhe të përmasës të kontributeve të sigurimeve shoqërore, të cilat i paguajnë ata të cilët kanë të drejtë të një pensionimi të hershëm nga sfera e sigurisë, mbrojtjes, si dhe nëpunësit nga Ministria e drejtësisë. Mungesa e bilancit të përkatësisë të ardhura nga kontribute dhe shpenzime për pensione të personave me të drejtë të një pensionimi të hershëm. Në praktikë ata i paguajnë sigurimet siguruese për stazh, më të vogël nga ai i kategorive të tjera të punonjësve, kurse de fakto marrin një pension mjaft më gjatë. Dhe për akoma një gjë tjetër, lidhur me këtë kategori pune, këmbëngulin punëdhënësit dhe sindikatat në propozimet e tyre të përbashkëta – të drejtën e një pensionimi të hershëm në Ministrinë e Punëve të Punëve të Brendshme, në Ministrinë e Mbrojtjes, në Ministrinë e Drejtësisë të përcaktohet kundrejt rrezikut të cilin e mbajnë personat. Kështu do të bjerë e drejta ligjore ekzistuese deri tani që të gjithë punonjësit në këto dikastere të dalin në pension herët. Dhe mbase propozimi më i rëndësishëm është që përmes ndryshimit në Kodeksin penal të dënohet mosdhënia e kontributeve të sigurimeve shoqërore, në ngjashmëri me mospagimin e tatimeve. Me fjalë të tjera, përqindja për vonimin të jetë 10% plus përqindjes bazë. Ka dhe propozime të tjera të biznesit dhe të sindikatave, të cilët sipas tyre do të garantojnë një drejtësi më të madhe dhe eliminim të mundësive për një lëshim të padrejtë të pensioneve. Rikujtojmë se, qeveritarët vendosën në fund të vitit 2011 të ngrihen të gjitha pensionet e lëshuara më përpara, që të mund të stabilizohet buxheti i Institutit Kombëtar të Sigurimeve. Punëdhënësit dhe sindikatat janë për futjen e një formule të drejtë për llogaritjen e të gjitha pensioneve, dhe jo vetëm të atyre të reja të lëshuara.

Rifreskimi i pensioneve të bëhet rregullisht, sa u përket të gjitha pensioneve, pavarësisht nga përmasa e tyre – ve në dukje Bozhidar Danev. – Të precizohen rregulli dhe kriteret për lëshimin e pensioneve për invaliditet. Të nxirren të gjitha pagimet sociale të cilët nuk kanë një karakter sigurimi nga legjislacioni i pensionimit.

Propozimi për mënyrën e lëshimit të pensioneve të invaliditetit vjen pas numrit të shpejt të rritur të tyre gjatë viteve të fundit. Dyshimi është se, një pjesë prej tyre janë të marra në mënyrë të padrejtë, me të cilën është i cenuar buxheti i Institutit Kombëtar të Sigurimeve. Biznesi dhe sindikatat propozojnë përmes ndryshimeve në bazën ligjore fjalën e fundit gjatë lëshimit të pensionit për invaliditet ta kenë ekspertët e Institutit Kombëtar të Sigurimeve.

Në fund të vitit të kaluar dialogu social në Këshillin kombëtar të bashkëpunimit trepalësh me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të shtetit, sindikatave dhe punëdhënësve, ishte shkelur. Atëherë sindikatat ikën nga këshilli – në shenjë të protestës kundër ndryshimeve në sistemin e pensionimit, të cilët sipas rregullit diskutohen paraprakisht në Këshillin trepalësh. Bëhet fjalë për propozimin e bërë nga deputetët e partisë qeveritare GERB për shtimin që nga viti 2012 me nga 4 muaj në vit të moshës për pension, të votuar nga shumica parlamentare, që nuk u diskutua në Këshillin kombëtar të bashkëpunimit trepalësh. Kurse që nga ky vit rritet po kështu me 4 muaj në vit edhe stazhi sigurues deri në arritjen e moshës 63 vjeç për gratë dhe 65 për burrat, për kategorinë e tretë më masive. Rinisja e dialogut social kalon përmes transparencës, janë të një mendimi sindikatat dhe punëdhënësit. Sipas tyre për ndryshimet në Kodeksin e punës dhe në Kodeksin për sigurimin social duhet të merret mendimi i partnerëve socialë, përpara se propozimi për ta të hyjë për votim në sallën plenare. Në një kohë të afërt sajti i Këshillit kombëtar të bashkëpunimit trepalësh do t’u japë publicitet propozimeve, të votuar në mbledhjet e tij çdo muaj. Në sajt të interesuarit do të shikojnë jo vetëm propozimet e përgjithshme, por të gjitha temat e diskutuara në mbledhjet e Këshillit kombëtar të bashkëpunimit trepalësh.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Millka Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Cilat janë kushtet që të huajt të përfitojnë kujdes shëndetësor në Bullgari?

Në rreshtat e mëposhtëm, Radio Bullgaria do t'ju tregojë shkurtimisht kushtet të cilat shtetasit e huaj duhet të plotësojnë, që të përdorin ndihmën mjekësore në Bullgari nëse është e nevojshme. Cilët të huaj kanë të drejtë të përfitojnë nga..

botuar më 24-07-06 10.30.PD

Java e kinologjisë në Burgas

Burgas po pret javën e pesëmbëdhjetë evropiane të qenve, njoftoi BTA. Fillon më 6 korrik në zonën e Bazës së Kuajve në Kopshtin Detar dhe organizohet nga Unioni Republikan Bullgar i Kinologjisë, së bashku me Bashkinë. Forumi ndërkombëtar përfshin..

botuar më 24-07-06 9.10.PD

"Trabant Fest" në Tetevenin Ballkanik

Fshati turistik Ribarica në rajonin e Tetevenit po pret edicionin e dymbëdhjetë të “Trabant Fest”, njoftuan organizatorët nga “Klubi Kombëtar Trabant”. Dashamirët e kësaj marke po mblidhen më 6 korrik (e shtunë) në zonën "Kostina", ku do të parakalojnë..

botuar më 24-07-06 8.05.PD