Nxënësit bullgarë do të mësohen se si bëhet milioni i parë, si drejtohet një hotel, përvetësimin e etiketave dhe se si të sillen në shoqëri, do të shkruajnë skenar për filma, do të kthehen në aktor, fotografë, gazetarë, rejnxhër dhe turli farë gjërash të tjera. Kjo është vetëm një pjesë e vogël nga mbi 20 mijë veprimtaritë jashtëshkollore, të cilët startuan me fillimin e pjesës së dytë të vitit shkollor në më shumë se 1300 shkolla në të gjithë vendin.
Klubet në bazë interesash realizohen në kuadrin e projektit “Shkollë për vetëafirmim dhe përgatitje të horizonteve evropiane” (SUKSES), i cili është në kuadrin e programit operativ “Zhvillimi i resurseve njerëzore”. Mjetet e lëshuara nga Komisioni Evropian në përmasë të 50 milionë euro dhe janë për një periudhë 3 vjeçare. Gjatë vitit të parë janë të përfshira rreth 80 për qind nga shkollat, të cilat kanë të drejtë të kandidojnë në kuadrin e projektit, kurse në mësimet falas do të përfshihen mbi 150 000 nxënës nga klasa e parë deri në klasën e 12. Për këtë se cilat janë qëllimet e projektit, do të mësojmë më shumë nga udhëheqësi i tij dhe ekspert pranë Ministrisë së arsimit, rinisë dhe shkencës, Asen Aleksandrov: Abreviatura SUKSES tanimë është shumë e popullarizuar në të gjithë vendin. Qëllimi i përbashkët është të rimendohet mirë koha e lirë e nxënësve në shkollat shtetërore dhe bashkiake. Mendojmë se në këtë mënyrë do t’u ndihmojmë më tepër atyre nxënësve të cilët kanë nevojë prej një përkrahje specifike. Këta janë fëmijët që nuk shkojnë rregullisht në shkollë ose shfaqin agresion. Përmes formave jashtëshkollore të punës presim të ritet motivacioni i nxënësve për të marrë pjesë në procesin arsimues-edukativ. Motivacioni rritet atëherë, kur bën diçka interesante. Ideja e këtij projekti është t’u propozojë fëmijëve këtë, të cilën ata e duan dhe e pëlqejnë ta bëjnë. Dhe pasi hobeja e tyre realizohet në shkollë, atyre t’u bëhet interesante dhe atëherë do të shkojnë me kënaqësi në shkollë. Nxënësit duhet të zhvillojnë dije suplementare, mjeshtëri dhe kompetenca, që nuk mund të ndodhet gjatë një larmie të tillë veprimtarish. Dhe jo në vend të fundit, qëllimi është të kufizohet numri i fëmijëve të cilët bien paraprakisht nga sistemi i arsimit dhe të fëmijëve të cilët shfaqin agresion.
© Foto: BGNES
Iluminist - njeri që me veprimet, idetë ose krijimtarinë e tij zgjon shpirtin e popullit, ruan dhe përhap vetëdijen, kulturën dhe edukimin kombëtar. Në historinë bullgare, ky koncept lidhet më shpesh me periudhën e Rilindjes (shek. XVIII-XIX) dhe me..
Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e furnizuara nga Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, shumica janë në mbështetjen e tij. Ai erdhi pak..
105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë në Luftën e Parë Botërore (1914-1918). Historianët e përkufizojnë dokumentin si "katastrofa e radhës..
Ekipi i shkollës së mesme të dytë angleze në Sofje “Thomas Xhefersën” fitoi Konkursin e Gjashtë Evropian të Drejtësisë për nxënës, i cili u mbajt në..
Qendra Kombëtare për Kërkime Polare dhe Instituti Bullgar i Antarktidës organizojnë një takim ndërkombëtar me rastin e Ditës së Antarktidës. Më 3..