Në shikim të parë ata duken si moshatarët e vet në oborrin e shkollës, por pasi futen në rrjetin e internetit bëhen terminatorë të vërtetë, plot negativizëm dhe agresion. Këta janë të ashtuquajturat “hater” (përkthyer shqip: urrejtës).
Hater-i është shumë negativ dhe tërbohet nga sukseset e të tjerëve dhe nga çdonjëri, i cili është më i ndryshëm. Zakonisht adoleshentët dhe fëmijët shkojnë në këtë ekstrem. Është normale që adoleshenti të dojë dhe të urrejë fort. Në këtë moshë të rinjtë ende nuk e kanë arritur pjekurinë emocionale dhe nuk mund të kontrollojnë gjithmonë emocionet e veta – thotë psikologu Ivan Igov. Kjo nuk do të thotë se këta fëmijë janë të ashpër dhe të paedukuar edhe në jetën reale. Në fakt në internet fëmijët kërkojnë mënyra për t’u çlodhur nga stresi dhe negativizmi i grumbulluar. Hater-ët te ne madje kanë një sajt special, ku çdonjëri mund të shkruajë pa problem anonime kërcënime dhe fjalë të ofenduara kundër bashkënxënësve dhe mësuesve të tyre. Në këtë sajt mund të shihni video-spote, ku nxënësit sillen arrogante me mësuesit dhe bëjnë në orën e mësimit çfarëdo që të duan.Kur të grinden adoleshentët në shkollë, ose në rrugë, ata shumë shpesh këmbejnë ofendime, rrahin njëri tjetrin me grusht, por pasi këto emocione zbehen, të nesërmen këta fëmijë mund të jenë përsëri miq. Mirëpo, situata në internet është e ndryshme – thotë psikologu Ivan Igov. – Për fat të keq, para erës së kiber-hapësirës – një botë e dytë, në të cilën jetojnë fëmijët tanë, këto fjalë zhdukeshin pas shqiptimit të tyre në rrugë, ose në shkollë. Por tani ato mbeten në hapësirën e internetit për një kohë më të gjatë. Në këtë mënyrë ofendimet e shprehura para pak kohe mund të shkaktojnë dëme të mëdha në një etapë më të vonshme. Studimet tona në kuadrin e një projekti të UNICEF-it tregojnë se një e treta e dhunës midis vetë fëmijëve tashmë është në këtë kiber-hapësirë. Këto janë mesazhe dhe letra ofenduese, të cilave njerëzit e moshuar nuk u kushtojnë vëmendje, sepse ato janë në një botë më të ndryshme nga bota e tyre!
Sipas një studimi, të zhvilluar para pak kohe, për 80 për qind të nxënësve te ne sjellja agresive në internet është thjeshtë një argëtim. Sipas psikologëve, në shumicën e rasteve terminatorët e mitur nuk duan të ofendojnë me të vërtetë, në fakt në këtë mënyrë ata vetëm eksperimentojnë me identitetin e vet, por prapëseprapë e gjithë kjo mund të ketë pasoja negative.
Në këto sajte mund të shihni fotografi dhe tekste, të cilat nuk janë aspak të përshtatshme për fëmijë të moshës nën 18 vjeç – vë në dukje Ivan Igov. – Në të njëjtën kohë shteti është i detyruar t’i mbrojë fëmijët në rrugë. Në qoftë se ndonjë fëmijë në rrugë është kërcënuar në ndonjë mënyrë ne jemi të detyruar ta mbrojmë, pra ne jemi të detyruar t’i mbyllim sajtet, të cilat janë të rrezikshme për fëmijët tanë. Kështu qe organet përkatëse, të cilat janë të ngarkuara me detyrën për të vëzhguar se çfarë ndodh me fëmijët tanë në internet, duhet të ndërmarrin masa serioze!
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Fotografi: BGNES
Ministria e Drejtësisë po propozon një ndryshim në Tarifën Nr. 1 të Ligjit për Tarifat Shtetërore për tarifat e mbledhura nga gjykatat, prokuroria, shërbimet hetimore dhe Ministria e Drejtësisë. Qëllimi është të përditësohet shuma e tarifave shtetërore..
27 vjet e ndajnë Benoît Garbolino-n nga vendimi për të ndjekur zërin e zemrës dhe për të lënë Francën, për të jetuar në Bullgari. Arsyeja, siç i ka hije çdo historie të lumtur në jetë, është bashkëshortja e tij, Sijana, me të cilën është njohur në qytetin..
Dega e Universitetit të Ruses "Angell Kënçev" në Razgrad (Bullgaria Verilindore) realizon projekte të përbashkëta shkencore, pjesëmarrje në forume të ndryshme dhe shkëmbim studentësh dhe pedagogësh me institucione të arsimit të lartë në Bullgari dhe..
Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) dhe Universiteti i qytetit Ruse do të jenë partnerë në aktivitetet kulturore dhe arsimore në degën e sapohapur të..
Verë, temperatura të larta, gjendje pushimi. Por për fat të keq me verën nuk vijnë vetëm emocione pozitive, por edhe probleme reale dhe shumë serioze...
Tre bizonë të vegjël janë sjellë në jetë në Rodopet Lindore gjatë javëve të fundit, njoftoi fondacioni "Rodopet më të egra". Ato janë shtesat e para në..