Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgarët janë gjithnjë e më të hapur ndaj shijeve të reja, thotë francezi Benoît Garbolino

Foto: Facebook /Benoit Garbolino

27 vjet e ndajnë Benoît Garbolino-n nga vendimi për të ndjekur zërin e zemrës dhe për të lënë Francën, për të jetuar në Bullgari. Arsyeja, siç i ka hije çdo historie të lumtur në jetë, është bashkëshortja e tij, Sijana, me të cilën është njohur në qytetin mesjetar francez Chambery, ku të dy studionin për drejtësi. Në Bullgari, francezi themeloi një shoqatë që ofronte shërbime juridike, por pak para fundit të vitit 2024 vendosi se pasioni i tij i vërtetë është gatimi dhe iu përkushtua tërësisht:

"E dua ushqimin e mirë dhe verën e mirë, ndaj vendosa të organizoj ngjarje kulinare. Fillimisht punova në një kompani që importonte verë nga Franca dhe vende të tjera, por për shkak se nuk kuptoheshim mirë, vendosa të vazhdoj rrugën time. Nisa të organizoja festa private me miqtë e mi, ku gatuaja receta tipike familjare franceze," – tregon Benoît për Radio Bullgarinë.

Frikase me mish viçi (blanquette de veau) – kjo është surpriza kulinare që Benoît kishte përgatitur për festën e tij të parë private në Bullgari. Receta është mjaft e njohur:

"Mishi i vërtetë i viçit është rozë, jo i kuq, dhe vjen nga kafshë që janë deri në një moshë të caktuar. Për gatimin përgatitet një lëng mishi, në të cilin ka hudhër, karafil, qepë, presh dhe karota. Ato ziejnë bashkë me mishin, i cili është bashkë me kockën, për 2-3 orë. Kur mishi është gati, ky lëng filtrohet dhe nga ai përgatitet salca beshamel. Shkon shumë mirë me oriz dhe verë të mirë. Ndoshta kjo është receta që e bëri kuzhinën franceze të famshme në të gjithë botën."

Numri i të ftuarve në ngjarjet private zakonisht është ndërmjet 20 dhe 35 persona. "Unë ofroj veten time," – thotë me buzëqeshje Benoît. – "Hamë ushqim të mirë, pimë verë të mirë."

Ndërsa bisedat nuk kanë një temë të caktuar:

"Bisedojmë për gjithçka dhe ideja është të mblidhemi rreth një ushqimi të mirë. Njerëzit nuk mund ta zgjedhin ushqimin paraprakisht, unë ofroj tre pjata që ata mund t’i provojnë. Kam përgatitur sallata me djathë nga Alpet, Cichorium me arra dhe proshutë – gjëra të shijshme që janë shumë të ndryshme nga ato që bullgarët janë mësuar të hanë."

Megjithatë, kuzhinieri nuk mendon se bullgarët janë aq konservatorë në lidhje me shijet e ndryshme – përkundrazi, janë gjithnjë e më të hapur për të provuar gjëra të reja.

“A ka gjë më të shijshme se një domate bullgare, me hudhër, me djathë, me një raki të mirë bullgare? Pyet Benoît në mënyrë retorike. Kuzhina jonë verore, musaka, specat e pjekura, "perimet dhe frutat fantastike" - e gjithë kjo e bën francezin të ndihet mirë këtu. Kohët e fundit, francezi ka filluar të importojë ostrike - megjithëse ato janë ende një produkt pak i njohur në vendin tonë, ato mbahen me një vlerësim të jashtëzakonshëm në vendlindjen e tij. Vlera e tyre atje shkon nga 6 deri në 10 euro për kilogram, ndërsa në vendin tonë çmimi në restorant arrin 12 leva për copë.

"I dua gjërat e mira!" - thotë bashkëbiseduesi ynë dhe me shpejtësi specifikon se për të gjetur një produkt të mirë duhet të dish se ku ta blesh.

"Ka shumë ferma në Bullgari që ofrojnë produkte të mira. "Mund të jenë më të shtrenjta, por ia vlen", pranon Benoît dhe na këshillon. "Mos shkoni për të pirë birra në pijetoret e lagjes, por blini produkte të tilla dhe gatuani në shtëpi. Do të shihni që nuk do të tejkaloni larg buxhetit tuaj”.

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello
Foto: arkiva personale, Facebook /Benoit Garbolino 


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nga data 20 tetor fillon programi i bullgaristikës në Universitetin e Illinoisit

"Një moment historik për Bullgaristikën në SHBA!" – me një postim me këtë titull, konsulli i përgjithshëm i Bullgarisë në Çikago, Svetosllav Stankov, njoftoi lajmin se më 20 tetor 2025, në Universitetin e Illinois-it në Urbana-Champaign, nis..

botuar më 25-09-24 4.20.MD

Pas zjarreve dhe thatësirës vijnë përmbytjet - cili është parandalimi?

Gjatë gjithë verës, dhe madje edhe tani, Bullgaria ka luftuar zjarre të shumta - fushore dhe pyjore. Në të njëjtën kohë, mbi gjysmë milioni njerëz janë pa ujë ose në një regjim të rreptë uji . Të zhytura në problemet aktuale, si qytetarët, ashtu..

botuar më 25-09-23 7.25.MD

Shkencëtarë bullgarë dhe të huaj krijojnë nanopjesëza për të luftuar kancerin

Shkencëtarë nga Bullgaria, Sllovakia, Serbia dhe Republika Çeke po bashkojnë forcat në projektin "SeNaTa" - "Nanostruktura magnetike vetëngrohëse për aplikime teranostike", i koordinuar nga Instituti i Katalizës në Akademinë Bullgare të Shkencave, i..

botuar më 25-09-23 3.59.MD