Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Liria e mediave në Bullgari

Foto: Архив
Bullgaria u ul nga vendi i 70 në vendin e 80 gjatë vitit 2011-2012 në klasifikimin e “Reporterëve pa kufij” për liri të mediave. Kështu vendi u radhit në vend të fundit ndër vendet anëtare të BE-së, duke demonstruar tregues të njëjtë me Serbinë, Çilin dhe Paraguain. Organizatat joqeveritare nënvizojnë se Bullgaria nuk ka arritur t’u bëjë ballë shkeljeve të lirisë dhe fjalës, kryesisht për shkak të mungesës së vullnetit politik.

Deri në këtë konstatim arriti edhe Agjencia e gazetarëve evropianë në Bullgari në një anketë të saj anonime. Sipas më se gjysma e gazetarëve dhe ekspertëve të mediave problemi më i madh i mediave bullgare është presioni sistematik politik mbi gazetarët. Çdo një pjesëmarrës i tretë në anketë ka treguar akoma një problem, i cili nuk është zgjidhur gjatë disa viteve të fundit – varësia ekonomike e edicioneve, e cila çon deri në mosrespektim të kritereve kryesore gazetareske në punën e përditshme të redaktorëve dhe reporterëve.

Kriza ekonomike e përforcon këtë ndjenjë – komentoi Kamelia Ivanova, sekretare e përgjithshme e Asociacionit të gazetarëve evropianë në Bullgari – Kriza dhe resurset e kufizuara dëbuan shumë prej gazetarëve me përvojë jashtë redaksive dhe sipas vëzhgimeve tona, të lirë dhe objektivë në punën e tyre janë kryesisht kolegët, të cilët punojnë pavarur. Kjo do të thotë se varësia e mediave nga reklamuesit është e dukshme. Në një raport tjetër, të përgatitur nga fondacioni “Demokraci e mediave”, i cili u publikua gjatë tetorit të vitit 2011, thuhet se përhapja e biznesit në hije në administrimin e mediave është një prej problemeve kryesore për lirinë dhe fjalën në Bullgari.

Ekspertët e mediave në Bullgari gjithashtu e shpjegojnë varësinë ekonomike të shtypit me mungesën e transparencës sa i përket pronës së tyre. Kjo çon shumë shpesh deri në vendime të fshehura në dëm të objektivitetit të gazetarisë. Nuk janë pak redaksitë, ku ka tema-tabu, të cilat ekspertët e mediave i konsiderojnë si shtypje të lirisë dhe fjalës. Ja se si sipas doc. Georgi Llozanov – kryetar i Këshillit për mediat elektronike, vetë gazetarët mund të kontribuojnë për zbulimin e këtyre varësive: Ka subjekte juridike, por çështja është se prapa këtyre subjekteve ka të tjera, prapa tyre ka subjekte të treta dhe ndoshta këto subjekte të treta janë pesë, ose dhjetë mafiozët në Bullgari, të cilët e udhëheqin tërë shtetin. Që të mund të ndryshohet e gjithë kjo, është shumë e rëndësishme pjesëmarrja e vetë mediave. Territori i mediave është territor gjithashtu për hetime të gazetarëve.

Studimet e thella të gazetarëve në Bullgari janë shumë pak. Sipas gazetarit gjerman Frank Stier shkaqet për këtë janë shumë, por më i madhi prej tyre është autocensura. Frank Stier banon dhe punon si korrespondent i gazetave gjermane dhe austriake në Sofje nga viti 2006 dhe e njeh mirë mjedisin e mediave në Bullgari. Kudo botuesit dhe pronarët e mediave kanë interesa të veta ekonomike, të cilat shihen edhe në produktet e mediave – tregoi Frank Stier. – Mirëpo në krahasim me Evropën Perëndimore këto varësi në Bullgari janë të dukshme dhe bile vetë gazetarët preferojnë autocensurën sesa t’i krijojnë vetvetes probleme.

Vëzhgimet e gazetarit gjerman Frank Stier ripohohen edhe nga kryetari i Këshillit për mediat elektronike doc. Georgi Llozanov: Duhet të jetë e qartë se liria e fjalës në Bullgari nuk u përgjigjet standardeve demokratike të asnjë vendi anëtar të BE-së. Ka deficite në këtë sferë, të lidhura me një konformizëm të madh nga ana e mediave. Gazetari hetuese ka, por ajo nuk ka efekt, që është treguesi tjetër. Po të thuash diçka, ajo duhet të ketë akustikë të rëndë në shoqëri. Po të thuash për dikë se ai është i korruptuar, gjersa të mos vërtetohet ose përgënjeshtrohet kjo në gjyq, nuk duhet të pushosh së foluri.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Kolazh: Vergil Mitev
По публикацията работи: Vesella Vlladkova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Zotërimi i gjuhës së shenjave mund të jetë interesant, i këndshëm dhe shumë i dobishëm

Në Bullgari, sipas të dhënave jozyrtare janë 120 mijë persona me probleme në të dëgjuarin. Shumë prej tyre nuk duan të mësojnë gjuhën e shenjave, edhe pse kjo është e dobishme për ta. Në shkolla nuk ka përkthim për fëmijët me probleme në të..

botuar më 24-07-05 2.10.MD
Fshati Pustec në rrethin e Prespës së Vogël

Rezultatet e regjistrimit zyrtar janë një sukses i madh për komunitetin bullgar në Shqipëri

Bullgarët janë minoriteti i tretë më i madh në Shqipëri - sipas të dhënave të fundit të regjistrimit të popullsisë në këtë vend ballkanik. Këto janë të dhënat e para zyrtare statistikore për numrin e bullgarëve atje, pasi minoriteti ynë u njoh..

botuar më 24-07-04 2.20.MD

Veshje dhe armë bullgare të Mesjetës së Vonë ekspozohen në Kalanë Baba Vida

"Veshjet dhe armatimet bullgare të Mesjetës së Vonë" - kështu titullohet ekspozita e re e përhershme në Kalanë "Baba Vida" në qytetin e Bullgarisë Veriperëndimore Vidin. Në të vizitorët mund të shohin veshjet, armët dhe armatimet e Mesjetës..

botuar më 24-07-04 6.10.PD