Asociacioni “Transparencë pa kufi” paraqiti analizën e zgjedhjeve të fundit për president dhe pushtet vendor, që u zhvilluan në Bullgari muajin tetor të vitit 2011. Rezultatet tregojnë, se gjatë vitit 2011 u ruajtën tendencat dhe format e shkeljeve të konstatuara në zgjedhjet e vitit 2009. Mirëpo, 20 vjet pas fillimit të procesit të tranzicionit te demokracia zgjedhjet janë më transparente.
Monitorimi i procesit zgjedhor gjatë vitit 2011 u bë në partneritet me 22 organizata joqeveritare, nga 615 vëzhgues, duke përfshirë studentë dhe ekspertë të pavarur në tri drejtimet: financim të fushatave paraelektorale; përgatitje dhe zhvillim të procesit elektoral; hapje eksperimentale të qendrave rajonale të numërimit të votave. Gjatë vitit 2011 indeksi i transparencës i financimit të fushatave paraelektorale për president dhe zëvendës president sipas shkallës nga 1 deri në 10 ishte 4.6 për qind, ndërsa për kryetar bashkie dhe këshilltarë bashkiakë – 4.19 për qind. Thënë me fjalë të tjera fushatat presidenciale ishin më transparente, se sa ato për pushtet vendor. Sipas analizës gjatë zgjedhjeve të vitit 2011 sinjalet për blerjen e votave ishin 4.6 për qind nga të gjitha shkeljet e regjistruara, përderisa në votën parlamentare të vitit 2009 ato ishin 11.5 për qind. Në vend të kësaj shihet një rritje të votës së kontrolluar dhe presionit mbi zgjedhësit. Përderisa ato shkelje në vitin 2009 përbënin 16.2 për qind, gjatë vitit 2011 u rritën në 18.18 për qind. Rritje shënohet edhe te sinjalet për agjitim të paligjshëm – nga 20.5 për qind në vitin 2009, në vitin 2011 ato ishin 25.19 për qind.
Sipas ministrit të brendshëm dhe zëvendës kryeministër Cvetan Cvetanov është më drejtë, që zgjedhjet e vitit 2011, që ishin për president dhe pushtet vendor, të krahasohen me zgjedhjet identike të vitit 2007 për pushtet vendor dhe të vitit 2006 për president, sidomos për blerjen e votave.
© Foto: BGNES
Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut: Nuk do të devijojmë nga anëtarësimi në BE, por nuk do të pastrojmë këpucë Duke vlerësuar 100 ditët e para të kabinetit të tij, kryeministri maqedonas Hristijan Mickoski raportoi se qeveria ia ka..
Për momentin nuk ka asnjë kërcënim të drejtpërdrejtë për vendin tonë nga përkeqësimi i mprehtë i mjedisit të sigurisë në Lindjen e Mesme - këtë konkluzion të mbledhjes tre orëshe të Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare ua bëri të ditur..
Me dy fluturime të Airbus-it qeveritar brenda dy ditësh, shteti bullgar arriti të evakuojë 169 bullgarë dhe anëtarë të familjeve të tyre që u kthyen në shtëpi nga Libani pas përshkallëzimit të tensioneve atje. 80 bullgarë të tjerë u evakuuan me..