Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Antonio Vixhilante – për festivalin “Milenium” dhe për Bullgarinë

Foto: Allbena Bezovska
“Kinematografia dokumentare trajton tema, të cilat nuk i kemi përfytyruar më parë. Na jep mundësinë brenda një ore të zëmë vendin e dikujt tjetër, atij të panjohurit dhe të jetojmë nëpërmjet emocioneve të tij” – tha Antonio Vixhilantes, drejtor i përfaqësisë së OKB-së në Bruksel. Ai mbërriti në vend për të parë shfaqjen gala të Panoramës “Milenium” në kuadrin e Sofia Film Fest. Gjatë vitit 2009 bullgarët Zllatina Ruseva dhe Ljubomir Georgiev themeluan në Bruksel Festivalin Ndërkombëtar “Milenium”.

Çfarë e dallon këtë ngjarje nga forumet e tjera botërore të kinematografisë dokumentare?

Ja dhe përgjigjen e Vixhilantes në intervistën e Allbena Bezovskës: “Festivali i Filmit “Milenium” në Bruksel është me të vërtetë unik, tha z. Vixhilante. – Përmes artit kinematografik përcillet mesazhi i kauzës sonë të përbashkët – lufta kundër varfërisë. Është fakt se, rreth një miliardë e gysëm vetë jetojnë në kushte që nuk i takon jetës njerëzore. Gjatë vitit 2000 OKB-ja miratoi një deklaratë, ku u hartuan 8 objektivat për zhvillimin e njerëzimit deri në vitin 2015. Këto ende nuk janë përhapur gjerë e gjatë. Festivali “Milenium” i kontribuon jashtëzakonisht shumë popullarizimit të tyre. Shumë filma të përfshirë në program prezantojnë fatin real njerëzor në kushte dramatike. Tregojnë histori të grupeve etnike dhe të personaliteteve të veçanta, të cilat luftojnë për shpëtim. Filmat i japin fytyrë vuajtjes njerëzore. Imagjinojmë se çfarë do të ndodhte, po të kishim në vendin e personazheve. Përfytyrojmë se çfarë do ngjante në qoftë se me ne rastis e njëjta gjë. Dokumentarët na mbajnë të zgjuar për sa u përket problemeve tona të përbashkëta dhe na prekin thellë.”

Në Festivalin Ndërkombëtar “Milenium” shfaqen dokumentarë të krijuesve të pavarur të kinematografisë. Qysh prej fillimit Antonio Vixhilante është anëtar nderi i jurisë. “Më bën përshtypje të madhe fakti se, shumë nga filmat dokumentarë janë krijuar nga njerëz pa arsim në këtë degë. Megjithatë mesazhet e tyre janë drejtuar ndaj përpjekjeve tona. Flasim një gjuhë të përbashkët – për të drejtat e njeriut, shëndetësia, të drejtat e gruas, mortaliteti i fëmijëve, shkelja e ligjeve ekologjike. Më vjen keq që vendet e zhvilluara ekonomikisht dhe të shtrira në jug të kartës gjeografike të botës prezantojnë pak filma. Të paskan prekur thellë këta dokumentarë, të cilët na tregojnë në një mënyrë krejtësisht të natyrshme se si jetojnë njerëzit. Mes filmave në Panoramën “Milenium” ka një i cili, sipas meje, është shumë i fortë. Titullohet “Green”. Në të nuk ka zë. Vetëm njëherë dëgjohet fjala –“green”/e gjelbër/. Edhe pa zë, ky film përcjell problemet e lidhura me mjedisin rrethues. Vitin e kaluar filmi u dekorua me çmimin e posaçëm të jurisë. “Miku im bossong”, me të cilin u hap festivali, është një film emblemë për rëndësinë që të fërfërit të kenë mbrojtje. Goditjet e fatit të keq shkatërrojnë jetën e tyre. Pavarësisht se ku ka lindur, njeriu duhet të mbështetet në mbrojtjen e shoqërisë. Fatkeqësisht, realiteti është tjetër. Mijëra njerëz në botë nuk kanë pensione, sigurime, as qasje tek arsimi.”

30 dekada të tëra zoti Vixhilante ka jetuar dhe punuar në 4 kontinente. Thotë se e njeh Bullgarinë më mirë se vendlindja e tij, Italia, Gjatë periudhës 1996-2001 ai ka qenë përfaqësues i përhershëm i Programit për zhvillim të OKB-së në Bullgari. Veprimtarinë e tij gjatë kësaj kohe e njohim nëpërmjet programeve “Bullgaria e bukur”, “Vatra kulturore” dhe akoma disa projekte të tjera të suksesshme. “Para 11 vjetëve ika nga Bullgaria, pamja e së cilës atëherë ishte shumë më e ndryshme se ajo kur erdha në vend” – tha z. Vixhilante.

“Për mua dhe për familjen time, Bullgaria mbetet një vend i veçantë, i cili përjetë do të jetë në zemër. Për momentin puna ime nuk ka të bëjë me Bullgarinë, por jam në dijeni për ngjarjet në vend. Mjerisht, Bullgaria u prek nga kriza botërore, siç shumë vende të tjera. E di se, ka papunësi, rrogat dhe kushtet e jetesës nuk janë të këtilla që i kërkojnë njerëzit. Por mendoj se kjo është e përkohshme dhe Bullgaria po zhvillohet. Vendi juaj është pjesë e Bashkimit Evropian, sipas meje së shpejti do të bëhet pjesë edhe e Shengenit. Besoj se perspektivat janë të mira. Isha në Bullgari gjatë periudhës së vështirë të kalimit. Atëherë kur njerëzit duhej të ndryshojnë mënyrën e vet të mendimit dhe të punës. Jam i bindur se, më e vështira mbeti mbrapa nesh. Tani jetoj në Bruksel dhe punoj për këtë që të dyja institucionet, BE-ja dhe OKB-ja të “bisedojnë” në mënyrë më aktive. Kur në Bruksel ka ngjarje, lidhur me Bullgarinë, unë patjetër jam aty. Para pak kohe isha në një ekspozitë të piktorëve të shkëlqyer bullgarë, organizuar nga zonja Kristalina Georgieva, komisionere e KE-së për ndihmat humanitare, dhe nga Komisioni Evropian. Kam kujtime shumë të mira prej Bullgarisë. Këtu u takova me njerëz, të cilët mundoheshin t’i zgjidhnin problemet e veta, të realizonin ëndrrat e veta. Kuptohet se më pëlqen natyra dhe kuzhina vendase. Lidhjet e mia që krijova me njerëzit mbeten përgjithmonë. Projekti “Vatra kulturore” ishte i lidhur në mënyrë simbolike me vitet e kalimit. Institucioni tradicional I kulturës, kaq i shtrenjtë për bullgarët, u rrezikua nga zhdukja për shkak të mungesës së mjeteve. U munduam të vëmë një fillim të ri, i cili t’i përkasë kohës së re. E di, se shumë nga vatrat e kulturës shpëtuan dhe po zhvillohen. Gjëra të tilla më mbushin plot ndjenja pozitive. Kënaqem me punën time, sepse ajo nuk është thjeshtë një profesion, ajo e ka edhe anën njerëzore. Kështu motivohet përkrahja ime ndaj festivalit “Milenium”.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Allbena Bezovska


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Festivali Ndërkombëtar i Kinemasë Etnografike “OKO” fillon me një theks në Ukrainë

Festivali Ndërkombëtar i Kinemasë Etnografike “OKO” do të mbahet në Sofje nga data 8 deri më 15 nëntor. Forumi realizohet me mbështetjen e Qendrës Kombëtare të Filmit, Bashkisë së Kryeqytetit, Ambasadës së Ukrainës dhe Derzhkino të Ukrainës. Këtë vit,..

botuar më 24-11-08 6.20.PD
Foto: Ambasada e Republikës së Bulgarisë në Shqipëri

Ditët e Kulturës Bullgare u zhvilluan në Tiranë

Në kryeqytetin shqiptar të Tiranës u zhvilluan Ditët e Kulturës Bullgare, njoftoi Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Shqipëri. “Të inkurajuar nga Dita e Iluministëve të Popullit që e festuam së fundmi, ne bëmë çmos për t'i njohur miqtë tanë..

botuar më 24-11-06 8.25.PD

“Abetarja e Peshkut” 200-vjeçare kujton për veten me një botim të ri

Në vitin 2024 mbushen 200 vjet nga shfaqja e së ashtuquajturës "Abetare me mësime të ndryshme" . Ky është titulli origjinal i librit i njohur më mirë si “Abetarja e Peshkut”, autor i së cilës është rilindësi i shquar Dr. Petër Beron. Bëhet..

botuar më 24-11-03 7.35.PD