Muzetë historikë janë hapësira plot me ndijime për traditën kulturore kombëtare. Eksponatet na mësojnë të respektojmë jetën e paraardhësve tanë, por edhe të ndërtojmë me dinjitet jetën tonë. Mirëpo për fëmijët vizita e ndonjë muze mund të jetë aktivitet i mërzitshëm. Ato vështirë mbajnë vëmendjen e vet mbi artefaktet e vjetra. Duhet të mbajnë heshtje dhe të jenë të kujdesshëm në çdo një hapë. Natyrisht për çdo një fëmijë kjo është sfida e madhe.
Për këtë shkak prej dekadash në ShBA ekzistojnë muze për fëmijë. Tani kjo është e mundshme edhe për fëmijët bullgare të cilat deri më 25 mars mund të vizitojnë ekspozitën “Arkeologjia nën kuadër” në Muzeun historik kombëtar në Sofje. Ajo realizohet me ndihmën e Fondacionit “Amerikë për Bullgarinë” dhe të Fondit “Studime shkencore” pranë Ministrisë së arsimit, rinisë dhe shkencës. Autorë të saj janë dy pedagogë nga departamenti i “Arkeologjisë” pranë Universitetit të ri bullgar – Vesella Gerçeva dhe Bogdan Atanasov. Në ekspozitë janë paraqitur zbulimet e ekspeditës arkeologjike “Struma 2009-2010”.
“Në kuadrin e ekspozitës nëpërmjet lojës fëmijët mund të provojnë të gjitha hapat të cilat arkeologët bëjnë në procesin e kërkimit shkencor – tregon Vesella Gerçeva. – Për shembull hapa e parë është të bisedojnë me banorët e vendeve që të mësojmë çfarë janë kujtimet e tyre, çfarë legjenda e dinë dhe çfarë informatë kanë për vendet në të cilat banojnë. Fëmijët dëgjojnë intervistat që ne kemi bërë dhe përpiqen të jenë arkeologë të vërtetë. Ata kërkojnë “artefakte” në sallën e muzeut dhe kanë mundësi të gjejnë kopje të sendeve reale. Pa diskutim kjo është loja e tyre më të dashur. Fëmijët mësohen se si të përcaktojnë periudhën e krijimit të artefakteve. Ata mund të krahasojnë objekte të reja dhe të vjetra dhe të mësojnë si arkeologët i datojnë. Në tërësi ekspozita është si një lojë.”
Salla në të cilën çdonjëri mund të kthehet në arkeologë për një ditë është e arritshme gjatë tërë ditës në kuadrin e ekspozitës. Autorët kanë menduar edhe për prindërit, të cilët shoqërojnë fëmijët e tyre. Edhe për këta ka sfide interesante – një lojë arkeologjik.
“Ekspozita ka edhe një mesazh të posaçëm – mesazhi se trashëgimi kulturoro-historik është i kërcënuar. Sot mbi 90 për qind prej monumenteve janë të prekur nga thesarkërkuesit me qëllim eksportin e tyre jashtë kufijve dhe shitjen e tyre koleksionistëve.” – shpjegon Vesella Gerçeva.
Në kuadrin e projektit “Arkeologjia nën kuadër” pjesë të tilla tematike u krujuan në Muzeun e Bllagoevgradit, si edhe në Muzeun kombëtar “Toka dhe njerëzit” në Sofje. “Si fillim unë imagjinoj një muze të vërtet fëmijëror në Sofje – shpjegon qëllimet e ardhshme Vesella Gerçeva. – Në të të gjitha temat të cilat tani po përpunojmë në muzetë e vendit të bashkohen nën një çati. Ky do të jetë një vend për familje, por ndërkohë do të mbështetë specialistët e muzeve të cilët dëshirojnë të punojnë me fëmijë në mënyrë të ndryshëm.”
Përgatiti në shqip: Maria Peeva
Fotografitë janë ofruar nga organizatorët e ekspozitës
Revolucionari i madh Ljuben Karavellov (1834-1879), shkrimtar dhe publicist i Rilindjes sonë, ka lënë një gjurmë të thellë në letërsinë bullgare si prozator, poet, fejtonist, kritik i letërsisë. Ljuben Karavelllovi ishte dhe udhëheqës i Lëvizjes Çlirimtare..
Statuja e parë prej mermeri e zbuluar më 3 korrik në qytetin antik Heraklea Sinthika është ndoshta e nipit të perandorit romak Oktavian Avgust - Lucij, njoftoi udhëheqësi i gërmimeve, Prof. Ljudmill Vagalinski. “Nuk ka dyshim se statuja është nga..
Në rrugën Sofje - Samokov përballë rrjedhës së lumit Iskër, pranë kthesës së madhe piktoreske midis fshatrave Kokaljane dhe Pasarell pranë Urës së Djallit ndodhet kodra Srednobërdie. Aty lumi Vedena derdhet në lumin Iskër dhe malet Lozen dhe..