Nuk janë shumë peshqit me rëndësi ekonomike në akuatorinë bullgare të Detit të Zi. Pas zhdukjes së skumbrisë (Scomber scombrus) gjatë viteve 60 të shekullit të kaluar, tri llojet me rëndësi më të madhe ekonomike janë shojza e detit (Psetta maxima maeotica), harenga e vogël (Sprattus sprattus sulinis) dhe açunga (Engraulis encrasicholus ponticus), por edhe popullimi i tyre kohët e fundit u ul në një mënyrë dramatike. Përveç këtyre tri llojeve, peshkatarët peshkojnë, po të kenë fat të mirë, akoma disa peshq të shijshëm si qefulli (Mugil cephalus), burdullaku (Gobidae), barbuni (Mullus barbatus ponticus) etj., numri i të cilave gjithashtu po ulet.
Kohët e fundit Komisioni Evropian vendosi mbi Bullgarinë dhe Rumaninë kuota kufizuese për peshkimin e shojzës së detit dhe të harengës së vogël. Por problemi më i madh në lidhje me peshkimin në Detin e Zi është se vendet e tjera detare, të cilat nuk janë anëtare të BE-së nuk kanë kufizime të tilla dhe kjo i vendos Bullgarinë dhe Rumaninë në një gjendje të pabarabartë ndaj këtyre vendeve. Pikërisht me këto argumente dy vendet tona arritën gjatë vitit 2011 t’i shmangin uljes së kuotave të tyre për peshkim, siç ngulte këmbë KE. E vërteta është se sa i përket shojzës së detit, 85 për qind e peshkimit të saj është vepër e Turqisë, 10 për qind – e Bullgarisë dhe Rumanisë dhe vetëm 5 për qind – e vendeve të tjera. Aktualisht kuota e lejuar për peshkimin e shojzës së detit nga KE është nja 43.2 tonë në vit për Bullgarinë dhe Rumaninë.
Ndërkohë shkencëtarët nga Instituti i Oqeanologjisë, nga Instituti i resurseve të peshkut dhe nga Instituti i shumëllojshmërisë biologjike pranë Akademisë Bullgare të Shkencave alarmojnë se madje këto kuota kufizuese për peshkimin e shojzës së detit mund të çojnë deri në zhdukjen e saj sa më shpejt. Sipas studimeve të tyre, gjatë pesë viteve të fundit rezervat e këtij peshku janë ulur 10 herë dhe aktualisht rezervat e shojzës së detit në ujërat tona janë vetëm 180 tonë, tregojnë studimet e fundit. Situata është vërtetë më se kritike. Prandaj disa organizata ekologjike, ndër të cilat “Për tokën” dhe “Greenpeace” – Bullgaria e përkrahin kërkesën e shkencëtarëve për vendosjen e një moratoriumi prej të paktën një viti për peshkimin e shojzës së detit në zonën prej 12 miljesh, ku ajo shumëzohet. Kjo është pozita edhe e Ministrisë bullgare të mjedisit rrethues dhe ujërave.

© Foto: BGNES
Një dragua që nxjerr zjarr do t’i presë vizitorët e Muzeut të parë të hekurit të hekurosjes në Ballkan, i cili hapet më 21 nëntor në Plovdiv. Nga goja e tij do të rrjedhin fjalë inkurajimi – që njerëzit, me sy të etur për dije të reja, të zhyten në..
Në prag të Ditës së Familjes së Krishterë (21 nëntor), dhjetëra çifte nga Dimitrovgrad rinovuan betimet e tyre martesore pasi kaluan më shumë se gjysmë shekulli së bashku. Një total prej 55 çiftesh, të martuar nga 50 vjete ose më shumë, morën..
Prej 15 vitesh Stela Nedkova jeton në Bruksel. Pasi përfundoi arsimimin e saj në Bullgari, ajo vendosi të vërë veten në provë në një realitet tjetër, për të kontrolluar nëse mund t’ia dalë vetë me sfidat e jetës, pa ndihmën e prindërve. Stela ishte..