Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rritja rekorde e milionerëve në Bullgari

Milionerët në Bullgari janë rritur me 54 për qind për dy vjet, kurse paratë e tyre në banka janë rritur me 50 për qind. Nënvizojmë shprehimisht se bëhet fjalë për depozita, të cilat bullgarët i ruajnë në trezorët te ne. Sa janë cash-milionerët në Bullgari dhe çfarë njerëzish janë ata?

Gjatë krizës të pasurit bëhen edhe më të pasur. Këtë e tregojnë dhe të dhënat zyrtare të Bankës Popullore Bullgare nga muaji dhjetor i vitit 2011, ku depozitat me mbi 1 milion leva (afro gjysmë milion euro) kanë arritur 533. Që nga fillimi i krizës gjatë vitit 2009 rritja e parave cash në llogaritë bankare është me 50 për qind. Bullgarët e pasur kanë përqendruar në depozitat e tyre 1.3 miliardë leva (afro 700 milionë euro). Në qoftë se krahasojmë pasurinë cash të bullgarëve të pasur me depozitat më të përhapura të bullgarëve prej 1000 levash (500 eurosh), atëherë dallimi bëhet drastik. Të dhënat e Bankës Popullore Bullgare tregojnë se në sistemin tonë bankar ka mbi 10 milionë depozita të tilla dhe në to janë përqendruar mbi 1 miliard leva (mbi gjysmë miliard euro), ose thënë me fjalë të tjera, 533 veta te ne disponojnë më shume mjete financiare nga të gjitha kursimet e vogla të familjeve.

Pse pasuria financiare përqendrohet tek një numër i kufizuar njerëzish?

“Ndoshta sepse ka shumë njerëz, të cilët marrin pagë, pa pasur rëndësi përmasën e saj, kurse sipërmarrësit, të cilët zhvillojnë me sukses biznes, janë shumë pak.” Këtë e tha në një intervistë për Radio Bullgarinë Ivan Xhonov nga UniCredit Bulbank, i cili zhvilloi studimet dhe i përgjithësoi të dhënat e Bankës Popullore Bullgare.

Jo vetëm milionerët te ne bëhen më shumë. Po rritet numri i bullgarëve më të pasur, të cilët kanë në depozitat e tyre mbi 200 mijë leva (rreth 100 mijë euro). Gjatë disa viteve të fundit ata janë rritur me 45 për qind, kurse paratë e kursyera në trezorët bankarë gjithashtu janë rritur me 3.3 miliardë leva (1.7 miliardë euro). Po rritet në mënyrë të konsiderueshme dhe numri i atyre bullgarëve, të cilët kanë në depozitat e tyre mbi 500 mijë leva (rreth 250 mijë euro). Në qoftë se duhet t’i përgjithësojmë të dhënat e Bankës Popullore Bullgare, atëherë duhet shënuar se përqindja e bullgarëve të pasur është 11 për qind prej depozitave të popullsisë në Bullgari, të cilat janë rreth 31 miliardë leva (rreth 16 miliardë euro). Siç duket bullgarët i besojnë sistemit tonë bankar, që të kenë në trezorë shuma kaq të mëdha.

“Të pasurit u besojnë bankave, sepse të dhënat tregojnë se përmasa mesatare e depozitave të mëdha është 2.4 milionë leva (1.2 milionë euro), ose 12 herë më shumë nga minimumi i garantuar nga shteti, i cili është me përmasë 200 mijë leva (rreth 100 mijë euro).”

Pse është rritur përqindja e depozitave në banka?

Në qoftë se para krizës fitimi i biznesit ishte rreth 15-20 për qind, tani ai është ulur deri në nivele, të cilat janë të krahasueshme me kamatat e depozitave me afat në bankat tregtare. Prandaj për pronarin e një kompanie është më e leverdishme të depozitojë kapitalin e tij të lirë në trezorë kundrejt 6-7 për qind fitim prej kamatës, sesa të zgjerojë biznesin në këto kohëra të vështira. Rritja e parave në trezorë u detyrohet atyre, të cilët para krizës shitën pronësi të patundshme, morën para cash dhe i investuan në llogaritë bankare, që të marrin kamatë. Kuptohet, jo të gjithë. Disa preferuan të plotësojnë ëndrrën e vet dhe të blejnë “Porshe”, ose “Mazerati”. Ndër bullgarët më të pasur ka afaristë, menaxherë, artistë të njohur, këngëtarë.

Çfarë është e ardhmja e depozitave në milionë?

“Një pjesë e madhe e parave, të cilat aktualisht gjenden në depozita, padyshim do të rikthehen në biznes, po të përmirësohet klima e biznesit – parashikon Ivan Xhonov. – Ka dhe diçka tjetër të rëndësishme. Paratë, të cilat gjenden në sistemin bankar, janë para të ekonomisë së bardhë. I quajmë “para të nxehta”, sepse ato nuk janë kursime të nevojës së parë, por mjete, të cilat janë përqendruar në këto llogari, gjersa pronarët e tyre vendosin se ku t’i investojnë, që të kenë një fitim më të madh nga depozitat bankare.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Tanja Harizanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Statistikat tregojnë një rënie të mprehtë të inflacionit vjetor në vend

Inflacioni në vend u ngadalësua ndjeshëm në shtator në 1.2 për qind nga 2.1 për qind në gusht, duke arritur nivelin më të ulët që nga marsi 2021, treguan të dhënat nga Instituti Kombëtar i Statistikave. Krahasuar me muajin gusht, ka një deflacion prej..

botuar më 24-10-15 3.16.MD

Një mbledhje e bashkive në resortin “Albena” diskuton problemet e pushtetit vendor

Në muajin dhjetor, 1 miliard leva (500 milionë euro) do t'i drejtojmë komunave për investime në kuadër të Planit Strategjik për Zhvillimin e Bujqësisë dhe Zonave Rurale 2023-2027, kështu tha ministri i bujqësisë, Georgi Tahov, para mbledhjes..

botuar më 24-10-14 10.44.PD

Këshilli trepalësh sërish nuk ra dakord për pagën minimale për vitin 2025

Përfundoi pa konsensus mbledhja e sotme e Këshillit Kombëtar për Bashkëpunim Trepalësh, në të cilin u diskutua një projekt-dekret i qeverisë për rritjen e pagës minimale nga 933 leva /477,04 euro/ në 1077 leva /550,66 euro/ nga 1 janari 2025...

botuar më 24-10-11 3.58.MD