A do të zgjohet “bukuroshja e fjetur” e energjetikës bullgare, siç i quajnë ekspertët zonat në Detin e Zi? Duket se po! Sepse “100 për qind kemi shumë gaz”, deklaroi përpara ditëve kryeministri bullgar Bojko Borisov, duke saktësuar se, deri më një vit e gjysmë do të fillojë prodhimi i gazit natyror bullgar në Detin e Zi nga një burim jashtëzakonisht shpresëdhënës. “Perspektivat për ekzistencën e gazit në Detin e Zi janë shumë të mira”, ripohoi informatën dhe ministri i ekonomisë, energjetikës dhe turizmit Deljan Dobrev me argumentet se, kjo “dëshmohet dhe nga interesi i madh i kompanive më të mëdha botërore në degë”. Sipas një informacioni jozyrtar deri në këtë moment ka pyetje nga Exxon Mobile, OMV, Epson dhe Melrose Resources.
Shpresat për ekzistencën e shtresave të konsiderueshme prej gazi po forcohen dhe nga fakti se, vetëm në 15-20 kilometra nga kufiri verior të ashtuquajturit bllok “Han Asparuh” në Detin e Zi, për të cilin aktualisht po ecën konkurs për dhënie në koncesion, rumunët shpallën përpara ditëve për një sasi serioz të zbuluar prej gazi, që vlerësohet në rreth 80 miliardë metra kubike. “Struktura gjeologjike në bllokun tonë është e ngjashme, shtoi ministri Dobrev, prandaj jemi të bindur se, aty perspektiva është e mirë”. Afati përfundimtar për dhënien e ofertave është 30 maji i këtij viti. Studimet për shtresa eventuale të naftës dhe të gazit në rajonin e zonës ekonomike të Bullgarisë në Detin e Zi do të fillojnë në mesin e muajit korrik.
Në fakt ,vendim për kërkimin dhe studimin e gazit në këtë rajon qeveria mori akoma gjatë tetorit të vitit të kaluar. Ekuatori është me përmasë prej më shumë se 14 mijë kilometra katrore dhe bie në zonën, për të cilën përpara pak kohe Rumania pati pretendime. Ekspertët rikujtojnë se, historia po përsëritet, sepse kritika të ngjashme Bukureshti ka drejtuar ndaj Sofjes akoma gjatë kohës së socializmit. Protestat e tyre atëherë qenë të lidhura me akuza kundër Bullgarisë, se po merr shtresat e tyre prej nafte, pavarësisht se burimet e vogla bullgare gjenden larg nga kufiri, dhe më tepër në tokë rreth qytetit Pleven.
Tani për tani qeveria nuk shpall zyrtarisht se cilat kompani po tregojnë një interes më të madh ndaj përpunimit të këtij vendburimi. Në hapësirën publike filloi të flitet për një nga “gjigantet” në degë – kompania amerikane Exxon Mobile, e cila sipas informatës të pa ripohuar e ka vizituar Bullgarinë gjatë vitit të kaluar që të mund të marrë një informatë gjeologjike. Agjencia “Bloomberg” po kështu lëshoj lajmin se, Bullgaria bisedon me kompaninë më të madhe të naftës në botë Exxon Mobile për studime për prodhim të naftës dhe të gazit në Detin e Zi. Akoma gjatë dhjetorit të vitit të kaluar ish ministri energjetik Trajço Trajkov prognozoi se, që nga gjysma e dytë e vitit 2012 nxjerrja dhe fitimi i gazit natyror në Bullgari do të shtohet me afro 1 miliardë metra kubike.
A ka shtresa të gazit natyror të cilat mund të pakësojnë varësinë e Bullgarisë nga Rusia?
Kjo është çështje, e cila emocionon çdo një bullgar. Sepse 90% nga gazi natyror te ne është import rus, kurse nxjerrja vendase e gazit do ta bëj sistemin energjetik bullgar më të pavarur nga furnizuesit e jashtëm të lëndëve. Nxjerrja bullgare nga konsumi i përgjithshëm në vend tani për tani është rreth 1-15%. Në fakt tema për ekzistencën e gazit natyror në shelfin tonë të Detit të Zi diskutohet akoma nga koha e socializmit, ku gjeologë prijës bullgarë pohonin, por dhe dëshmuan me studime gjeologjike se, në Detin e Zi mund të nxirret gaz natyror, i cili të sigurojë nevojat e vendit për 50-60 vjet përpara. Shanset të zbulojmë shtresa të gazit natyror në shelfin tonë në Detin e Zi janë të mëdha, sepse zona ekonomike bullgare aty nuk është studiuar seriozisht. Çështje kohe është të mund të zgjojmë “bukuroshen e fjetur” të energjetikës bullgare.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Prioritetet kryesore të biznesit – anëtarësimi në Eurozonë dhe Shengen me bazë tokësore, mbeten në plan të dytë. Ata janë motorët që mund t'i japin një shtysë ekonomisë dhe mungesa e një qeverie të rregullt i pengon ato të arrihen, tha për BNR..
Pas publikimit në "Financial Times" se kompania ruse "Lukoil" po përgatitet t'i shesë rafinerinë në Burgas të Bullgarisë një konsorciumi kataro-britanik deri në fund të vitit, kompania lëshoi një qëndrim zyrtar. Në një letër për mediat, pronari i rafinerisë..
Ministri në detyrë i еnergjisë, Vlladimir Malinov, njoftoi në një konferencë se as ai dhe as Ministria e Energjisë nuk kanë informacion për shitjen e Lukoil Neftohim Burgas. Dje, Financial Times, duke cituar burimet e veta, raportoi se gjigandi rus i..