Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Punësimi sezonal do ta ulë papunësinë

Gjatë verës kërkohen punonjës në sferën e ndërtimit.
Foto: BGNES
Kriza dhe dimri i rëndë u bënë shkak për rritjen e numrit të të papunëve në tregun e punës. Në fakt papunësia në tërë Evropën arriti përqindje të larta. Një mundësi e mirë për uljen e papunësisë është vera, që po vjen dhe puna sezonale. Edhe pse vetëm për disa muaj, do të hapen vende pune në turizëm, bujqësi dhe në industrinë e konservave.

Sipas Eurostat numri i të papunëve në Bullgari gjatë muajit shkurt është 12,4 për qind e popullsisë së aftë për punë. Mirëpo më të ndryshme janë të dhënat e shpallura nga Agjencia e Punësimit, sipas së cilës papunësia lëvizet rreth 11,5 për qind. Shkaku për këtë dallim është se merren parasysh vetëm të regjistruarit në Byrotë e Punës, kurse Eurostat merr parasysh edhe të liruarit nga puna, të cilët kërkojnë vetë realizim në tregun e punës. Gjithsej në BE pa punë gjatë muajit shkurt kanë qenë mbi 24 milionë evropianë. Te ne gjatë muajit të dytë të vitit të regjistruarit në Byrotë e punës janë 376 veta. Vetëm të porsaregjistruarit gjatë shkurtit janë pothuaj 36 mijë veta. Ata janë kryesisht në degën e tregtisë, industrisë përpunuese, administratës. Papunësia ndër të rinjtë është problem për tërë BE-në, jo vetëm për Bullgarinë, sepse në fakt ajo arrin 30 për qind.

Praktika evropiane e takimit direkt midis punëdhënësve dhe punonjësve po përhapet edhe te ne. Kjo është një prej mënyrave për t’u siguruar punë të paktën disa njerëzve të veçantë. Këtë vit tashmë ka bursa të tilla në qytetet e ndryshme të vendit. Tradicionalisht dy prej tyre, të lidhura me punësimin sezonal, u zhvilluan për herë të radhës në qytetet tona bregdetare Burgas dhe Varna. Zina Andreeva, drejtoreshë e Agjencisë së Punësimit, saktëson se në Burgas 21 punëdhënës kërkojnë për stinën verore më se 400 veta për kuzhinierë, ndihmëskuzhinier, kamerierë, banakierë, kameriere dhome, larës etj.

“Rreth 600 veta, të cilët kërkojnë punë, u takuan drejtpërsëdrejti në bursë me punëdhënësit në sferën e turizmit – vazhdon ajo. – Në Varna më 29 mars gjithashtu u zhvillua një bursë turistike, në të cilën morën pjesë 25 punëdhënës bullgarë. Ata ofruan 687 vende pune. Atje kërkohen kameriere dhome, kamerierë, kuzhinierë, kineziterapeutë, masazhierë etj. Përfaqësues të Centralit për punësim të specialistëve të huaj në Gjermani (ZAV) zhvilluan intervista me rreth 200 veta, të cilët kërkojnë punë dhe e dinë gjermanishten. Në një prej parqeve zbavitëse të Gjermanisë kërkohen banakierë, ndihmës banakierë, dhe kamerierë. Bursa e punës u vizitua gjithsej nga mbi 1000 veta, të cilët kërkojnë punë, nga bashkitë e Varnës, Aksakovos dhe Bellosllavit.”

Në bursat e punës në qytete të tjera të vendit janë shpallur vende pune në sferën e bujqësisë. Në qytetin Strallxha të Bullgarisë Jugore, një rajon me bujqësi të zhvilluar, 40 veta tashmë kanë punë të sigurt gjatë verës. Në rajonin e qytetit Tërgovishte, Bullgari Verilondore, janë angazhuar 20 veta për punë sezonale në fushën e bujqësisë. Përveç tyre kërkohen punonjës dhe në sferën e ndërtimit, rrobaqepësisë, prodhimit të tabllove elektrike për automobilat. Në gjithsej 5 bursat e punës, të cilat u zhvilluan që nga fillimi i vitit, 60 punonjës kanë deklaruar mbi 1200 vende të pazëna pune. Sipas Zina Andreevës po vëzhgohet gjallërim në sektorët e ndërtimit dhe të ekonomisë pyjore. Vetëm për ndërtimin punëdhënësit kërkojnë nëpërmjet Byrove të punës 620 veta. Gjatë disa muajve në vijim bursa pune do të zhvillohen dhe në qytete të tjera të vendit dhe do të gjejnë punë akoma të papunë. Mirëpo nuk duhet harruar se ilaçi i vërtetë kundër papunësisë është gjallërimi i ekonomisë.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Millka Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Inflacioni çon në qarkullim dhe kërkesë më të lartë të kartëmonedhave të reja 100 dhe 50 leva

Vetëm për 9 muajt e parë të vitit 2024, Banka Kombëtare Bullgare nxori në qarkullim në vend rreth 11 milionë kartëmonedha të reja nga 100 leva. Nëse në fillim të vitit kishte më shumë se 131 milionë monedha në qarkullim, në fund të shtatorit ato ishin..

botuar më 24-10-30 10.56.PD

Tregu i pasurive të paluajtshme ngriu

Tregu i pasurive të paluajtshme në Bullgari “ngriu” në nivelet e vitit të kaluar. Sipas të dhënave të Shoqatës Kombëtare të Pasurive të Paluajtshme, të cituara nga BTA, përjashtim bëjnë qytetet e mëdha, ku ka një rritje të numrit të transaksioneve...

botuar më 24-10-28 9.07.PD

1.6 milionë bullgarë punojnë me paga nën nivelin e jetesës

1454 leva (738 euro) në muaj i nevojiten një personi që punon për të mbajtur veten dhe për të jetuar sipas standardeve bullgare. Për një familje prej tre anëtarësh me dy të rritur dhe një fëmijë, shuma është 2616 leva (1329 euro), sipas Institutit për..

botuar më 24-10-24 1.17.MD