Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Letërsia bullgare në tregun e librave

Foto: BGNES
A do ta zëvendësojë libri elektronik botimin e shtypur? A janë gjë e kaluar bibliotekat shtëpiake dhe cila është e ardhmja e bibliotekave publike? Derisa është i pranishëm dhe i kërkuar libri bullgar në treg? Këto dhe akoma shumë pyetje të tjera i drejtojmë vetes në lidhje me shënimin e Ditës botërore të librit dhe të drejtave të autorit (23 prill).

Në këtë datë tanimë sipas traditës Asociacioni “Libri Bullgar” jep dekoratat vjetore “Kalorësi i librit” gazetarëve me një kontribut më të madh për pasqyrimin e biznesit botues në Bullgari. Për vit të shtatë të radhës Asociacioni informativ bullgar i bibliotekave në partneritet me Asociacionin “Libri bullgar” po realizon iniciativën Maratonë të leximit – një farë festë e librave dhe të lexuesve. Në ditën nga 2 prilli – kur është Dita ndërkombëtare e librit për fëmijë, deri më 23 prill, organizohen ngjarje të larmishme, kushtuar librit dhe leximit. Bëhet fjalë për lexime në grupe, konkurse për pikturë të fëmijëve në bazë të një përralle të dashur, punim të kukullave, mbrëmje letrare, lexim të vjershave dhe akoma dhe akoma. Të gjitha ato kanë për qëllim të inkurajojnë komunikimin e lexuesve me librat, të kthejnë dashurinë e njerëzve nga profesionet e ndryshme dhe moshat e ndryshme drejt librave të bukur dhe vlerave shpirtërore.

Me qëllim të paraqesin dhe të popullarizojnë autorët bullgarë, më 23 prill në qytetin tonë bregdetar Varna, takohen botues, autorë dhe pronarë të librarive. Ja se çfarë tregon për ngjarjen Maria Bozurova, pronare e dy librarive dhe iniciator e fushatës së filluar gjatë vitit të kaluar në Varna “Libri gjithmonë do të jetë në modë”: “Librat sjellin dijeni. Ato janë fryt i punës të shumë njerëzve – autor, redaktor, botues... Librat janë mënyrë të afrohemi deri te botëkuptimi i autorit, të hidhemi në botën e krijuar prej tij, të zhvillojmë fantazinë tonë dhe imagjinatën. Po kështu librat janë një burim i vlefshëm i përvojës jetësore, mënyrë të rizbulojmë botën, ta shikojmë me sy të tjera. Motoja e fushatës “Libri gjithmonë do të jetë në modë”, është një mesazh drejt njerëzve të kthehen në bibliotekat, të hyjnë më shpesh në librari, të lexojnë më shumë libra, sepse internet është një gjë e mirë, por sipas meje është më tepër burim të informacionit. Njeriu i informuar nuk është me patjetër njeri i ditur.”

Sipas Maria Bozurovasë veprat e autorëve bullgarë kërkohen gjithnjë e më shumë në tregun e librave: “Autori bullgar është i kërkuar. Shtëpitë botuese, por dhe vetë autorët e kuptuan se, nuk ka mënyrë tjetër të arrijnë deri te lexuesit, përveçse duke udhëtuar, duke bërë prezantime, duke biseduar me lexuesit. Kjo lidhje e drejtpërdrejtë është diçka e cila vështirë dhe rrallë rastis me autorët e huaj dhe ky është një prioritet i kuptuar nga shumë nga autorët tanë. Këto takime janë të dobishme, sepse kështu njerëzit e kuptojnë se çfarë rastis në fushën e letërsisë bullgare, mund të zgjedhin atë e cila i intereson, që u pëlqen. Mendoj se kjo ndihmon shumë për kërkimin e autorëve bullgarë gjatë disa vjetëve të fundit.”

Botuesit e librave dinë se, ajo e cila më përpara e tërheq vështrimin e blerësit është kopertina. Prandaj gjithnjë e më shumë shtëpi botuese synojnë t’i provokojnë blerësit me kopertina jostandarde. Kur flasim për këtë vëzhgohet ndryshimi për sa i përket formimit të librave të fëmijëve. Këto, të propozuara në libraritë sot, janë si princesha, në krahasim me librat e së kaluarës. Dhe pavarësisht nga kjo dhe prindërit dhe mësuesit llogarisin se, fëmijët nuk lexojnë kaq shumë sa në vitet e mëparshme: “Sipas meje fëmijët e sotme nuk lexojnë mjaft – thotë dhe Maria Bozurova. – Shkaqet për këtë janë të ndryshme. Në qoftë se në familje nuk ka tradita për lexim, nuk mbahet për këtë, mendoj se dhe fëmijët nuk ka se si të kuptojnë se leximi është një kënaqësi, se sjell dije dhe kjo është një domosdoshmëri më në veçanti për zhvillimin e tyre. Një shkak tjetër është se janë shumë të ngarkuar me materialin mësimor, po kështu dhe televizioni, kompjuterët, të gjitha këto “vjedhin” nga koha për komunikim me librin.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Diana Hristakieva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Ambasada e Republikës së Bulgarisë në Shqipëri

Ditët e Kulturës Bullgare u zhvilluan në Tiranë

Në kryeqytetin shqiptar të Tiranës u zhvilluan Ditët e Kulturës Bullgare, njoftoi Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Shqipëri. “Të inkurajuar nga Dita e Iluministëve të Popullit që e festuam së fundmi, ne bëmë çmos për t'i njohur miqtë tanë..

botuar më 24-11-06 8.25.PD

“Abetarja e Peshkut” 200-vjeçare kujton për veten me një botim të ri

Në vitin 2024 mbushen 200 vjet nga shfaqja e së ashtuquajturës "Abetare me mësime të ndryshme" . Ky është titulli origjinal i librit i njohur më mirë si “Abetarja e Peshkut”, autor i së cilës është rilindësi i shquar Dr. Petër Beron. Bëhet..

botuar më 24-11-03 7.35.PD
Milena Selimi dhe Georgi Gospodinov

Milena Selimi përkthen romanin ”Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov

Shkrimtare, përkthyese, gazetare, përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, Milena Selimi nuk rresht së promovuari kulturën, letërsinë, vlerat dhe traditat bullgare. Një nga arritjet e saj profesionale më të fundit është..

botuar më 24-10-28 2.10.MD