Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Politika e BE-së për pjesëmarrjen e barabartë të grave në tregun e punës

Gratë në Evropë marrin mesatarisht 16,4 për qind më pak nga burrat.
Foto: EPA/BGNES
Kohët e fundit Parlamenti Evropian miratoi raportin vjetor për barazinë gjinore për vitin 2011. Në dokument përfshihen shumë ndryshime në lidhje me politikat e BE-së për pjesëmarrjen e barabartë të grave në tregun e punës, të propozuara nga eurodeputetja bullgare nga Partia GERB dhe Partia Popullore Evropiane, zonja Maria Nedellçeva. Në mbledhjen e fundit më 11 prill të këtij viti, qeveria bullgare gjithashtu miratoi masa në këtë drejtim si kusht i rëndësishëm për arritjen e qëllimeve të vendosura në strategjinë “Evropa 2020” dhe në Strategjinë evropiane për barazinë gjinore 2010-2015. Gjatë vitit 2013 eurokomisionerja e drejtësisë, zonja Vivian Reding do të rishikojë të arriturat në kuadrin e Direktivës së barazisë gjinore të BE-së dhe nëse nuk janë të mjaftueshme do të bëhen propozime për ndryshime të reja në legjislacionin evropian në këtë fushë.

Për të kapërcyer diskriminimin gjinor në tregun e punës, politika e BE-së bazohet mbi aplikimin e principit të trajtimit të barabartë të grave dhe burrave në fushën e punësimit, duke shënuar edhe probleme të tjera në jetën profesionale dhe personale të grave. Mirëpo ajo duhet t’u sigurojë grave pagesa të barabarta. Sipas të dhënave të Komisionit Evropian ndryshimi në pagesën mes grave dhe burrave është ulur pak, megjithë përpjekjet gjatë viteve të fundit. Gratë në Evropë marrin mesatarisht 16,4 për qind më pak nga burrat, ndërsa në Bullgari – me 15,7 për qind. Ky ndryshim duhet të ulet me 10 për qind në të gjitha vendet e BE-së, insiston Parlamenti Evropian dhe i bën thirrje Komisionit Evropian për monitorim të rregullt të masave të ndërmarra për çdo një vend anëtar. Ndërsa Këshilli i Bashkimit Evropian duhet të përcaktojë për prioritet Direktivën për pushimet e lindjes, për të garantuar pushimet e paguara gjithandej në Evropë.

Që të ketë përparim të konsiderueshëm, Parlamenti Evropian dhe Komisioni Evropian duhet të fokusojnë vëmendjen e vet mbi gjashtë probleme kryesore të barazisë, është e bindur zonja Nedellçeva. Se pari principi “pagesa e barabartë për punën e barabartë” akoma nuk zbatohet nga të gjitha vendet e BE-së; duhet gjithashtu të luftohet me stereotipat, të ketë më shumë arsim brenda tyre nëpërmjet kurseve për edukim të vajzave; përveç kësaj duhet të kapërcehen dhe pengesat për qasjen e grave në tregun e punës; nevojitet mbështetja e BE-së që t’i vihet fund dhunës kundër grave; në kushtet e krizës është me rëndësi të luftojmë për mbrojtjen e grave nga pasiguria dhe
Maria Nedellçeva
izolimi; dhe jo në vend të fundit duhet t’i nxisin gratë të emërohen në pozita të larta, saktësoi zonja Nedellçeva. Ndër temat ajo theksoi dhunën ndaj grave si pjesë nga problemi i diskriminimit gjinor. Në lidhje me këtë eurodeputetja Maria Nedellçeva rikujtoi se: “Të dhënat janë shumë shqetësuese. Shtatë gra vdesin çdo ditë si rezultat i dhunën shtëpiake. Ndërsa nga 20 deri në 25 për qind prej grave kanë përjetuar dhunim fizik bile një herë në jetën e tyre. Problemi është shumë delikat, për shkak të formave të ndryshme të violencës. Mirëpo kur flasim për gratë në tregun e punës, problemi mund të ndahet në dy pjesë. Domethënë që mund të zgjidhet duhet jo vetëm t’u jepet ndihmën e parë viktimave. Më vështirë është reintegrimi i tyre pas kësaj në shoqërinë, që të gjejnë punë dhe të kapërcejnë traumën.”

Maria Nedellçeva përcaktoi si shkak i diskriminimit të grave në tregun e punës – varësinë e tyre ekonomike ndaj burrave. Dhe ilustroi këtë me tre fakte të konstatuara edhe nga KE: “Nga një anë në fakt gratë punojnë pjesërisht. Shumë interesante është konstatimi i KE, se gratë pakësojnë aktivitetin e tyre pune me lindjen e fëmijës së dytë. Pikërisht kundrejt vëzhgohet te burrat, të cilët kur bëhen baba aktivizohen gjithnjë e më shumë në biznes. Dhe konstatimi i tretë është se pjesa më e madhe e grave punojnë në sektorë të papaguar mirë. Për sa i përket pushimit të lindjes, Parlamenti Evropian dhe Këshilli i Evropës flasin në gjuhë të ndryshme, por do të vazhdojnë të ndjekin problemin. Argumentet nuk mund të bazohen vetëm mbi ekzistencën ose mungesën e parave. Me rëndësi është çështja e atësisë, koha fleksibile e punës, vlerësimi i aftësive dhe kontributit të gruas kur bëhet nënë etj.”

Sigurimi i balancuar dhe adekuat gjithashtu është pjesë nga barazia e grave në tregun e punës, është e bindur zonja Nedellçeva: “Plakja e popullsisë gjithashtu është një problem i madh. Në kontekstin e strategjisë “Evropa 2020” kemi vendosur qëllime ambicioze. Edhe sot të dhënat tregojnë, se gratë e punësuar janë vetëm 59 për qind. Si atëherë do të arrijmë qëllimin e “Evropës 2020” për punësi prej 75 për qind – është një çështje e vështirë sipas meje. Me të ashtuquajturën Libri i bardhë ne do të përpiqemi të definojmë pensionime adekuate dhe stabile. Mirëpo problemi në nivel kombëtar po mbetet. Sistemet e pensionimit janë pjesë nga sovraniteti i çdo një vendi të BE-së. Ashtu kur nuk ka politikë të përbashkët të BE-së në një fushë të caktuar, vendimi do të varet nga vendimmarrjet në nivel kombëtar. Sinqerisht mund të them, se çdo një vend ruan sovranitetin e tij. Kjo është një nga vështirësitë për politikat sociale në nivel evropian, sepse shumë vështirë mund të merret vendimi i përbashkët. Ndoshta nëse për një pjesë të këtyre politikave hiqet kërkesa për marrjen e vendimit me mazhorancë, mund të kemi sukses në këtë sfera. Personalisht unë jam nga njerëzit sipas të cilave kjo kërkesë, se Këshilli i ministrave të Bashkimit Evropian të marrë vendime me mazhorancë, nuk është aktuale. Nuk mund të lejojmë që ndonjë vend i madh ose i vogël të bllokojë dëshirën e përparimit të 26 anëtarëve të tjera. Për fat të keq kjo ndodhet shumë shpesh. Ndërsa Bullgaria nuk mund të aderohet ndaj Zonës së Shengenit për shkak të mospajtimit të një anëtare të BE-së.”

Përgatiti në shqip: Maria Peeva
По публикацията работи: Tatjana Obretenova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria sërish në zgjedhje

Bullgarët zgjedhin sot 240 deputetë, të cilët do të hyjnë në Asamblenë e 51-të Kombëtare. Për pjesëmarrje në zgjedhje janë regjistruar 19 parti dhe nëntë koalicione. Për një vend në parlament do të konkurrojnë 4 858 kandidatë, 3 480 burra dhe..

botuar më 24-10-27 7.10.PD

Një ditë për reflektim para zgjedhjeve të parakohshme për Legjislaturën e 51-të të Kuvendit Popullor

Sot, 26 tetori në Bullgari është dita e reflektimit para zgjedhjeve të shtatë radhazi parlamentare që nga prilli 2021. Në këtë ditë, votuesi ka mundësinë, pa ndikim të jashtëm, të vendosë për votën e tij në ditën e zgjedhjeve. Sot, si dhe në..

botuar më 24-10-26 5.20.PD
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni dhe Edi Rama

Qendrat e kthimit të emigrantëve - një zgjidhje e qëndrueshme ose një model i dënuar pan-evropian për trajtimin e migracionit të paligjshëm

Tema e migracionit u përfshi sërish në axhendën evropiane në sfondin e presionit të shtuar ndaj Brukselit për të dhënë dritën jeshile për ta kufizuar atë. Thirrjet e një numri liderësh evropianë për një qasje më radikale ndaj migrantëve të paligjshëm..

botuar më 24-10-23 6.45.MD